“Vetting”-u, Rama: Çelja e negociatave, në dorë të shqiptarëve, s’kemi çfarë kërkojmë më nga BE

13 Dhjetor 2016, 19:55Politika TEMA

Në pritjen e fundvitit me ambasadorët kryeministri Edi Rama tha se datën për çeljen e negociatave e përcaktojmë ne dhe jo BE, kjo nisur nga zbatimi i ligjit të “vetting”-ut.

Për sa kohë ne nuk do të hedhim hapat e domosdoshëm atëherë nuk kemi çfarë kërkojmë nga BE. Nuk është BE që përcakton datën e çeljes së negociatave në këto kushte ku jemi. Jemi ne që mund ta përcaktojmë atë duke i dhënë BE provën e prekshme të zbatimit të reformës në drejtësi, duke filluar me pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Nuk kemi çfarë kërkojmë nga BE në qoftë se nuk zbatojmë kryereformën.

Ne kemi ndjekur një politike të jashtme dhe dinamike që mbron interesin kombëtare, në përputhje me përgjegjësitë tona, por në çdo moment në frymën europianiste që karakterizon forcat tona politike si përfaqësim i një populli që në këtë rajon ka qenë i angazhuar dhe mbështetës për stabilitetin bazuar mbi vlerat dhe parimet e Evropës ku duam të bëjmë pjesë me të drejta të plota”, tha Rama.

1 komente në ““Vetting”-u, Rama: Çelja e negociatave, në dorë të shqiptarëve, s’kemi çfarë kërkojmë më nga BE”

  1. boom says:

    Anetaret e gjykates kushtetuese jane ne konflikt interesi ne lidhje me Vetingun dhe duhen denuar nqs marrin vendim kunder tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje