Europa, në dorën e Ladit!

14 Dhjetor 2016, 09:30Politika TEMA

Nga Sokol Balla

Në historinë e Gjykatës Kushtetuese rrallë ka një moment si ky që ajo po kalon sot. Lindur pas vendosjes zyrtare të sistemit demokratik dhe fitores së formacionit të parë jokomunist në 1992, ajo ka kaluar faza të rëndësishme dhe të vështira, por kurrë, kurrë ajo nuk është ndeshur me një krizë identiteti si kjo aktualja.

Qëndrimi i saj i pezmatuar pas miratimit të Reformës në Drejtësi dhe Kushtetutës së re si dhe pezullimi që ajo i bëri Ligji të Vettingut, i kanë bërë anëtarët e saj të duken të squllët, të frikësuar dhe të anshëm politikisht. Pavaresisht se çfarë mund të themi e besojmë për influencat politike, presionet qeveritare e ato ndërkombëtare, duket se fajtorët e vetëm janë vetë, ata, gjykatësit supremë.

Hera e fundit kur ishim marrë me ta, ishte viti 2001, kur me një të rënë të lapsit kjo gjykatë rishpërndau dhjetëra mandate deputetësh. U fol atëherë, se ishte ndikimi i ambasadorit amerikan Limprecht, dhe i ndërkombëtarëve, të cilët ishin ende skeptikë ndaj PD dhe Berishës dhe frenuan rikthimin e tyre në pushtet, vetëm katër vjet nga kriza e piramidave dhe vetëm një, nga ngjarjet e dhunshme në Tropojë, ku PD, nuk fshehu se ishte pas, aq sa një përfaqësues i saj, e mori mandatin e deputetit kur ishte ende në burg.

Por efekti i formulës së zgjedhjes së gjykatësve supremë, përcaktuar në kushtetutën jokonsensuale të vitit 1998, ndërsa punoi për socialistët në vitin 2001, më pas iu kthye atyre kundër dhe me zgjedhjen e kryetarit të ri të saj në vitin 2011 dhe zëvendësimin e tre anëtarëve të tjerë, ajo ra përfundimisht nën influencën e Partisë Demokratike. Në radhët e saj tashmë ka juristë të njohur që nuk e kanë fshehur kurrë miqësinë me krerët blu. Bile ndonjë prej tyre, si Vladimir Kristo, ka qënë në qeveritë e PD, vetë dhe familjarisht.

Por kjo, jo domosdoshmërisht është një problem. Ky është një vend i vogël ku të gjithë dalim kushërinj me të gjithë. Sokol Berberi, është kunati i Fatmir Xhafës, por përtej anatemimit që i është bërë, ai ka gëzuar dhe gëzon respekt mes juristëve të të gjitha ngjyrave. Por nuk ishte ai, por Vladimir Kristo, i cili në seancën dëgjimore pas pezullimit të ligjit të VETTINGUT ndërmori një sulm të orkestruar ndaj politikës, deri në pikën që kërkoi që reforma të kapte fillimisht atë dhe jo drejtësinë.

Sigurisht ishte gabim. Politika është përfaqësuese e popullit. Populli zgjedh politikanë, dhe jo gjykatës. Gjykatësit zgjidheshin me votë, vetëm në kohën e Enver Hoxhës. Edhe në Amerikë, ku gjykatësit zgjidhen, ata supremët, kolegët e Kristos, zgjidhen nga Presidenti. Thënë kështu, Gjykata Supreme, apo Kushtetuese siç thirret në Shqipëri, është vërtet gardiane e Kushtetutës, por edhe përfaqësuese e frymës së popullit, që vjen indirect përmes votës së tij. Ndaj, jo më kot, Shtetet e Bashkuara i kërkuan një ditë më parë kësaj gjykate, pikërisht këtë: rikthimin e besimit të popullit tek drejtësia.

Mesazhi ishte i dyfishtë: e para, të certifikonte vettingun, por e dyta edhe veten e saj. Të tregojë se megjithëse raporti i saj politik është 5 me 4 ne favor të PD, ajo duhet të ngrihet mbi të. Ashtu siç u ngrit 37 herë kundër vendimmarrjeve të qeverive Berisha, përfshirë edhe super ligjeve, si ai i Lustracionit, apo Marrëveshja e Detit.

Thuhet se gjithçka është një negociatë. Edhe Qeveria, edhe gjykatësit supremë janë në të drejtën e tyre të negociojnë edhe terma personale. Besoj do ishte më e ndershme dhe korrekte, që gjykatësit supremë të mbaronin mandatin e tyre. Edhe Venecia në raportin e saj të parë në shkurt, sugjeroi një gjë të tillë, tek mandati i kryeprokurorit të Republikës. Por këto negociata nuk mund të bëhen me shantazhe publike, dhe aq më keq në kurriz të një ligji dhe një reforme që e do shumica dërrmuese e shqiptarëve, të cilëve nuk u intereson nëse gjykatësi suprem quhet Koli apo Ladi dhe se çfarë ata votojnë. Shqiptarët e duan reformën në drejtësi dhe sa për regjistër, e duan edhe gjithë partitë shqiptare që e votuan atë.

Siç e thotë dhe opinioni i Venecias “të gjitha partitë e kanë pranuar frymën e Reformës”, dhe ngritja e pikëpyetjeve për pika të caktuara, nuk është një gjë me shumë rëndësi për Gjykatën Kushtetuese. Me rëndësi për të, duhet të ishte opinioni i Venecias. I cili ishte i qartë në katër përgjigjet e tij.

Por më i rëndësishëm ishte konkluzioni i pestë. I përsëritur dy herë: se gjithçka ishte në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Ajo tashmë ka në dorë fatin e reformës, dhe sic u tha sonte nga Brukseli, edhe fatin e të ardhmes europiane të Shqipërisë. Dhe nëse nuk kanë vendosur të jetojnë në ndonjë vend tjetër (këtu do t’i kuptoja nëse votojnë kundër Vettingut), atëherë edhe ata duhet t’i bashkohen 3 milion pa 300 shqiptarëve të tjerë, që ashtu si 26 dhjetorë më parë, vazhdojnë ta duan Shqipërinë me difekte, si gjithë Europa.

Megjithë difektet e saj. (Javanews.al)

12 komente në “Europa, në dorën e Ladit!”

    1. Ilir Traja says:

      Jo moj ‘zamira” nuk eshte keshu, ky Kol Balla, ky pervers do ta gjykoje nje gjyqtar te nderuar, qe nuk udhehiqet nga ndjenja e frikes apo presionit qe prej kohesh dirigjohet nga klubi i xhaxha Georgesoros nen vetullat e shqyera te Rames! Ik mbushu Sokol Balla, o palle, o hajdut e plagjaturist nderkombetar qe e mban veten per intelektual perendimor!

  1. Labi Vlore says:

    Gjyktësit e Kushtetueses do e interpretojnë Venecian sipas dëshirës. Do gjejnë yckla dhe detaje të vogla pa kurrfarë rëndësie të shkëputura nga kontektstti i Opnionit te Venecias me qëllim rrëzimin e pjesës më të madhe të ligjit ose të neneve kryesore të tij. Do ndërhyje në ligj duke e hedhur në erë Vettingun dhe bashkë me të gjithë Reformën në Drejtësi. I nderuar Sokol. Gjykatësit e Kushtetueses do e lexojnë Venecian ashtu si e lexoi parmbrëmë Sali Berisha ne emisionin tënd Top Story. Skenari i dyte ështe qe ata të deklarohen se janë në konflikt interesi dhe nuk mund të marrin vendim duke lënë në fuqi pezullimin e ligjit. Skenari i tretë është nëse një nga antarët nuk merr pjesë ne vendim dhe do kemi nje vendim katër pro dhe katër kundër. Pritet të shihet nëse Ndërkombëtarët USA dhe BE do ushtrojnë presion. Sepse presioni i Opinionit Publik Shqiptar tek Gjykata Kushtetuese dhe PD-ja shkakton vetëm të qeshura.

  2. Skypion says:

    Dje foli Europa zyrtare.Foli thjeshte dhe qarte.
    Vazhdojne te jene ato kushtet qe kane qene ku,Vetingu eshte vetem njeri prej tyre por,cka eshte me e rendesishmja dhe me e pakaperdishme per qeverine,edhe ca kushte te reja plus: dekanabizimi i Shqiperise dhe zgjedhjet e vitit 2017.
    Me kot mundohet Rama me bashibozukerine e tij politiko-mediatike te perserise e perserise papushim,si gramafon i prishur,fjalen Vetting!
    Me kot lodhet Rama,kur u kerkone bashibozukeve te tij,qe ta perserisin e perserisin papushim,ne shtyp e televizone,blogje e forume,me deklarata,intervista e shkarrashkrime fjalen Vetting!
    Nuk ka shqiptar,i madh a i vogel,i mencur a budalle qofte ai,qe te mos e kete kuptuar propaganden dylekeshe te qeverise me fjalen Vetting!
    Vettingu eshte votuar qe ne 22 korrik 2016.Eshte votuar ashtu sic e donte vullneti i opozites dhe pjeses jo-rilindase te maxhorances.
    Ligji i vecante i tij,i paraqitur tinezisht,dinakerisht,pabesisht,antikushtetutshmerisht, nuk do te kalohet ashtu sic do Rama.Pike.
    Eshte e kote gjithe propaganda e qeverise.Eshte e kote dhe shume bajate.Bajate dhe qesharake.Qesharake dhe e mjere.
    Edi Rama ka marre fund.
    Eshte i lecitur.I lecitur nga ShBA dhe BE.
    Eshte i urryer nga shumica e shqiptareve,vuajtesit me te medhenj te qeverisjes se tij te paafte,te papergjegjshme,arrogante,prepotente,te korruptuar dhe inkriminuar,si asnje qeveri tjeter,ne keto 26 vite.
    Padyshim,qe eshte e pakonceptueshme,se e papranueshme kjo nenkuptohet,qe Edi Rama te mund te vazhdoje me qeverisjen e Shqiperise.
    ShBA-ja, se pranon.
    BE-ja ,se pranon.
    Shumica e popullit shqiptar, se pranon.
    Aleati i tij,ortaku ne qeverisje,se pranon.
    Shumica derrmuese e gazetareve dhe analisteve te zeshem ne opinionin publik,se pranojne.
    Te gjithe se pranojne.
    Me kot lodhet Rama dhe gjithe bythelepiresit e tij me propagande.Edhe kesaj i ka dale boja.Nuk ka me efekt.Asnjelloj efekti.Perkundrazi.Ka efekt te kundert: po i ben qesharake.
    Sa me shume intesifikojne propaganden e tyre te daleboje,aq me shume po behen qesharake,te percmuar,te perbuzshem,te urryer nga opinioni publik.
    Me kot lodhen edhe me kercenimet.Rama dhe bashibozuket e tij politiko-mediatike.
    Nuk intimidojne me askend.Nuk frikesojne me askend.
    Deri para dy muajsh,edhe mund te kishin efekt kercenimet e tyre..
    Deri para dy muajsh por, jo tani.
    E keni vere re ,si Ramen ashtu edhe bashibozuket e tij mediatike dhe politike,qe nuk e permendin me ShBA-ne dhe Merkel?!
    Padyshim qe e keni vene re.
    Nuk i permendin,se i kane dhene munxet Rames.E kane bere sikter Ramen.
    Per muaj e muaj me radhe,cdo dite,cdo ore te dites,i ngrehur ne palle,palloshi rrumpalle kercenonte e tallej me te gjithe: per cdo ankese,drejtohuni ShBA-se – thoshte!!!
    Poashtu edhe bashibozuket e tij politike dhe mediatike.
    Po sot?! Jane bukosur te gjithe qelbesirat…
    Ne pamundesi per te thene ate qe ishin mesuar ta thoshin muaj e muaj te tere,jane coroditur dhe mundohen te kercenojne…!!!
    Dhe,sa qesharake e te mjere duken kur kercenojne!
    Vettingu do behet!
    Vettingu do te behet ashtu sic duhet.
    Viktima e pare e madhe e Vettingut do te jete Edi Rama.
    Kjo do te jete edhe ironia me e madhe e Reformes ne Drejtesi.

    1. kleptofagos says:

      @ skypion
      Qe nuk je budalla, duket menjehere nga menyra se si shkruan. Madje, retorika jote e ka burimin dhe direktivat direkt nga Kupola e Mafies. Shkruan me siguri, ben presione, shantazhon, parashikon, shan dhe ofendon sikur te ishe Zeusi, dora vete. Ama, jo aq ne kritikat qe i ben Rames, por, kur mbron indirekt Berishen, Bashen apo ortakun e perbashket te pushteteve, je kaq i dale boje sa qe nuk me besohet se si ata vazhdojne akoma dhe te paguajne sherbimin e ofruar, per ti mbrojtur me kaq vendosmeri, pasion dhe devotshmeri, megjithese je krejt i pabesueshem per publikun e Temes. Cudi me vjen edhe me Meron, qe te jep kaq hapesire….

      1. albaniafirst says:

        kleptofagos, ke thene fjale me vend; pak e sak sic thote populli

    2. .... says:

      Skypion eshte demaskuar eshte spinu “Notari” alias Artan Hoxha. Dikush ja ka bere bere profilin. Vettingu ka te beje me drejtesine dhe eshte ligj i Euralius Opdat dhe ShBA. Rama le te pirdhet ne zgjedhjet e 2017 ,por kjo ska te beje aspak me vetingun.Lidja qe i ben Basah berisha dhe alia Artan Hoxha (Notari) ,eshte lidhje qe reforma te mos behet kurre. Nese (Vettingu)e merr Ramen me vete ska kurrfare problemi ,ka mundesi te marre me teper ata qe kane bere zullume me shume Berisha ,Basha Meta le ti bashohet edhe Rama ne fund alias Artan Hoxha

  3. shqip says:

    si thua ti sokol, te nenshkruajne fundin e tyre ? te pranojne kapitullimin pa kushte, apo te hapin nje front te ri , per te shpresuar ne fund se mund te dalin shendoshe e mire nga “bombardimet”, vetingu . koliiiiii, eshte para e madhe. punuan 26 vjet per te bere kete pasuri (parajse). ti thua ti lene se do populli. ah popull ziu thuaj. eshte ajo shprehja ;” ju s’keni pse i merrni , ne jua japim vete”. dhe vertete ne ua kemi dhene vete qe nga 91shi e ketej. duke u futur para nen dore e nen menge. po ate shprehjen tjeter e di ti sokol? “po ç’faj ka edhe patrulla ( gjykata), jemi ne lufte ( demokraci) , dhe ryshfeti e vjedhja …..” po le ti leme filmat. shpresojme shume qe kjo gjykate te beje gjene e duhur. perndryshe jemi te destinuar te vuajme nen mbreterine e maskarenjve. kur instrumentet e paqes nuk funksionojne, atehere fjala i lihet popullit. revolucioni francez na e meson kete. askush nuk leshon nga privilegjet e tij. prandaj edhe edhe reaksioni akumulohet ne kohe e behet violent. ky ladi besoj se e ka bere ne shkolle. shpresoj qe te mos kete probleme me memorien

  4. Tralala says:

    Vendimi I drejte I kushtetuses, per arsyet qe thekson Sokoli por dhe te tjera, eshte qe t’i thote “PO” Vetingut. Ne te kundert, Kushtetusja do pohonte varsine e saj nga korrupsioni, pasi do u kundervihen gjithe shqiptarve. Po thane “JO”, gjyqtaret e kushtetuses do njollosen e futen ne telashe per tere jeten e tyre.

  5. Aso says:

    Me shume pasion mor Skypion. Ke harxhuar gjithe ato rreshta per te na mbush mendjen se Rama eshte ne pozicion te keq. Po kujt I kercet se ke prek vetingu. Njerezit duan drejtesi per veten e tyre, per shqiptaret e thjeshte, prandaj e duan reformen. Ata duan reformen qe te marrin drejtesi, qe te mos bredhin neper gjykata, qe te mos paguajne e te mos marin padrejtesi ne gjakata. Ata nuk e duan reformen qe te denohet Sala e te shpetoj Rama. Kush eshte per ne burg, pavarsisht nga emri apo pozita, atje le te shkoje. Hajdutet, kriminelet apo te korruptuarit, jane te gjithe te keqinj e te padeshirushem, pavarsisht se kush jane ata. Kjo duhet te ndodh, te denohen pa dallime partiake, pozite shoqeror apo fuqi ekonomike. Keshtu shoqeria shqiptare do behej me e shendetshme dhe ligji do te na mbronte edhe nga veprimet e atyre qe vine pas tyre.

  6. Si drejte says:

    Hajde Sokol, hajde.
    Me sa duket kane filluar te te lene lentet, e derisa ti nderrosh, ben mire ti rikthehesh gjyslykeve. Sepse ke filluar te mos shikosh mire, je bere vegel e dikujt ose je bere “vegel” komplet sic AJO VEGLA JOTE qe ka dale nje here ne TV.
    DIHET QE POLITIKA “I KA BERE MUTIN” DREJTESISE, E TI I THUA MUTIT CA DO KETU.
    JA PO TA THEM UNE QE EDHE PAS VETINGUT, PERSERI POLITIKA DO E DHJESI DREJTESINE ME MUT.
    ATHERE KUSH E KA FAJIN, DREJTESIA QE ESHTE MUT, APO POLITIKA QE KA DHJERE NE VENDIN E GABUAR, PRA NE PALLATIN E DREJTESISE.
    PER RRJEDHIM ……………………………………..LADI DUHET TE KETE THENE TE VERTETEN DHE KA TE DREJTE

  7. Emigranti says:

    Zoti Mero, niveli tuaje, kultura, edukata tuaje, tregoone, se ju nuke censuroni, mendimin e lire dhe mire beni, pore kure eshte fjala, per nje m…. qe bie ere, sice eshte nje fare skupjoni, apo artan hoxha, apo kushdoqofte nga gjirizi i sali shtazes, te lutem mose na i prishe gezimin qe ndjeejme, kure lexojme TEMEN. Sokole, ke bere nje shkrime te shkelqyer, i ben radjografine kesaje bande te gjukates kushtetuse, qe jo te gjithe jane nene omprelen e pd, dhe saliut qe i emeroi ne ate detyre. Vladimire Kristone e njohin tani, jo vetem bashkeatdhetaret tane qe jetojne aty, pore edhe ne, emigrantet qe jemi neper bote, se sai politizuar dhe ne sherbime te pd , ka qene dhe eshte. Te indinjuare nga qendrimi i kesaje gjukate, qe vazhdone te pengoi ashtu si pd, rreformen ne drejtesi dhe Vettingune, te mose luaje me zjarine , se dote pervelohen vete,ata qe po e pengojne. SHikojne nga syte, e degjojne nga veshet keta sejseze, qe eshte ngriture ne kembe nje Amerike dhe BE, jo vetem se ndimuane financjarishte dhe profesjonalishte, per hartimin e rreformes, pore, mbi te gjitha, kete e bene , per te miren e SHqiperise dhe shqiptareve, prandaje cdo dite po i bejne thirje gjukates kushtetuse, pd, te mose e zvarisin, sepse Venecjen qe prisnin me padurime, e moren pergjigjjen, se ne ligjine per Vettingune , gjithecka eshte ne perputhje me kushtetuten, dhentee zoti te mose e vrasin mendjen, per nonje klecke, si deri me sote, qe kane qene ne unisone me pd, per ta penguare. Ta mbledhine mendjen mire, asgje, si shpetone, te gjithe, gjukates e prokurore, politkane e pushtetare, te gjite ranjgjeve, qe nga sali berisha, e deri teke keta te sptmit, pa kaluare ne site . Kete rradhe, o dote pastrohet shoqeria shqiptare, nga hajdutet, te kooruptuarit, ose dote shkaterohet me keqe nga ceshte sote. Rruge te mesme ska. Mezi presim, te filloi implementimi i Vettingut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje