Duke folur në prag të gjysmëfinales së nesërme, në Yokohama, kundër skuadrës meksikane, Club America, trajneri francez i “Los Blancos” ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka nominuar futbollistin, që sipas tij është më i miri në historinë e Real Madridit. Dhe ky futbollist nuk është ai vetë, as Di Stefano, as “Fenomeni” brazilian, por një Ronaldo tjetër.
“Portugezi me katër “Topa të Artë” është i pashembullt,” – nalton Zidane.Ta mbyllë vitin 2016 në krye të botës, ky është objektivi i Real Madridit. Pasi fituan Ligën e Kampionëve, nesër do të jenë në fushë në Yokohama, në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube.
“Rëndësinë e ndeshjes që na pret e dimë të gjithë. Ne jemi këtu për të fituar. Kemi ardhur në Japoni pak të lodhur, por kemi pasur kohë për t’u trajnuar dhe për të qenë të gatshëm për gjysmëfinalen, – tha tekniku francez në konferencë për shtyp. – Ne kemi marrë një dashuri të pabesueshme nga tifozët japonezë dhe duam t’i shpërblejmë me një lojë të madhe”.Duke iu rikthyer Ronaldos, “Zizou” shton:
“Ai ka stimuj të mëdhenj të brendshëm. Cristiano dëshiron të fitojë edhe në miqësore, madje edhe ato që zhvillojmë në trajnime brenda skuadrës. Ai është më i miri në historinë e Real Madridit. Askush nuk do të marrë atë që ai e ka fituar tashmë. Nuk është ekzagjerim të thuhet se është më i miri i të gjitha kohërave në këtë skuadër. Ai ka fituar katër “Topa të Artë”, por mund të fitojë ende të tjerë”.