Muaj më parë ai tërhoqi vëmendjen teksa luante futboll me një bluzë të sajuar të Lionel Messit.
Por dje më në fund Murtaza Ahmadi, 6-vjeçari nga Afganistani, ka takuar idhullin e tij.
Ata janë takuar në Doha të Katarit ku Messi po zhvillon stërvitje me klubin e tij.
Murtaza ka marrë një fanellë të firmosur nga Messi dhe ka shkrepur disa foto me të.