I çuditshmi Müller: Vura bast se s’do të shënoja

11 Dhjetor 2016, 20:29Sport TEMA

 

Tifozët e Bayern-it kanë dy dashuri: partneren e jetës dhe Thomas Müller-in. Është e thjeshtë, ky lojtar përfaqëson traditën bavareze me buqetën e cilësive tipike që servir në fushë dhe jashtë saj. Goli i tij i djeshëm në fitoren 5-0 të rekordmenëve kundër Wolfsburg-ut qe i veçantë, pasi ai gjeti rrugën e rrjetës për herë të parë në kampionat pas 999 minutash “shterpësi”. Për të, gjithsesi, nuk është ngjarja e shekullit, siç u përpoq të shpjegojë pas ndeshjes. “Sigurisht që ishte diçka e bukur dhe një çast i bukur, por nuk është se lëvizi toka.”Çlirimi i Thomas-it në minutën e 76-të ishte domethënës, edhe pse goli nuk ishte i bukur.

Topi u gjuajt fort drejt portës nga Arjen Robben, por preku këmbën e kampionit të botës dhe ky i fundit shënoi me lehtësi. “Nganjëherë duhet thjesht të kesh fat. Ai nuk ishte një gol brilant, por i sforcuar. Gjithsesi, lumturohem që topi erdhi tek unë”, – komentoi Müller.

“Pjesën e parë e shijova më shumë se golin, sepse luajtëm shumë mirë, ashtu si në fillim të sezonit, kohë kur ishim shumë të lumtur me performancat tona dhe kryesonim në tabelën e klasifikimit”, – shtoi ai.

Prisni më të bukurën! Pavarësisht golit të shënuar, 27-vjeçari humbi një bast me shefin ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge. “Vura bast me të, që sot (dje) do të bënte një gol. Kështu, duhej ta mërzisja ose ta motivoja”, – tha numri 1 i klubit bavarez pas takimit në “Allianz Arena”. Një situatë interesante për Müller-in, i cili surprizoi me reagimin e tij: “Është për të qeshur që vura bast kundër vetes, por nuk kisha zgjedhje tjetër, përndryshe nuk do të kishim si të vinim bast.” Dhe mbase as gola./Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje