FOTOT/ Autobusi 300 milionësh lë "në baltë" Flamurtarin

11 Dhjetor 2016, 15:47Sport TEMA
FOTOT/ Autobusi 300 milionësh lë "në baltë"

Pak ditë më parë, drejtuesit e Flamurtarit prezantuan autobusin e ri të skuadrës, që ka kushtuar jo pak, por 300 milionë lekë të vjetër.

Me mjetin komod dhe luksoz skuadra u nis të premten për transfertën e parë në Kukës, por një episod i pakëndshëm ndodhi menjëherë sapo kuqezinjtë hynë në Rrugën e Kombit.

Mjeti është prishur dhe ishte e pamundur që ai të rregullohej sërish, ndërsa lojtarët nuk u kanë besuar syve për një moment.

Megjithatë ata janë detyruar të presin për më shumë se një orë që një tjetër autobus të vinte dhe t’i merrte, për t’i dërguar në Kukës, ku edhe luajtën dje takimin.

Kështu futbollistët nuk kanë mundur t’i gëzohen siç duhet autobusit të ri, për të cilin u shprehën menjëherë entuziastë, raporton Panoramasport.

Në profilet e tyre në rrjetet sociale nuk vonuan fotot ku shfaqeshin kushtet luksoze dhe rehatia në udhëtim.

1 komente në “FOTOT/ Autobusi 300 milionësh lë “në baltë” Flamurtarin”

  1. Kasemi says:

    Tipari i përbashkët i të gjithë mashtruesave:
    Veshin me ndriçim verbues biznesin që të mos shikosh të vërtetën që mban brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje