Shefi i departamentit për Integritetin dhe Disiplinën në UEFA, Emilio Garsia, zbulon një tjetër prapaskenë të çështjes “Skënderbeu”, që ka të bëjë me institucionet në Shqipëri.
Agjencia e njohur e lajmeve, “Reuters”, ka zbardhur dje një tjetër ekstrakt të fjalimit të Garsias në Konventën Ndërkombëtare të Sportit në Gjenevë për çështjen e manipulimit të ndeshjeve.
Zyrtari i lartë i UEFA-s shpreh hapur rezerva për autoritetet shqiptare, të cilat, sipas tij, nuk kanë bashkëpunuar për çështjen e klubit të Skënderbeut.
“Kemi bërë disa udhëtime drejt Shqipërisë, por vitin e kaluar ne kuptuam se kishim humbur mjaftueshëm kohë dhe parà. Ishte shumë e vështirë të punoje me autoritetet lokale shqiptare”, ka deklaruar Garsia, duke akuzuar direkt institucionet që duhet të merren në Shqipëri me çështjen e manipulimit të ndeshjeve.
Mungesa e bashkëpunimit me FSHF-në dhe Prokurorinë e ka zhgënjyer UEFA-n, që gjithsesi në hetimin për Skënderbeun, ndër të tjera, ka renditur 53 ndeshje si të dyshuara për trukim nga viti 2010 deri në 2015-ën, raporton Panorama Sport. Paralajmërimi – UEFA ka paralajmëruar klubin kampion të Shqipërisë me një masë drastike, që nuk dihet ende se kur do të zyrtarizohet nga Komisioni i Disiplinës.
Ai që zbuloi këtë lajm të keq për korçarët ishte as më pak e as më shumë, por vetë njeriu që merret direkt në UEFA me ndeshjet e fiksuara për qëllime bastesh. “Organet disiplinore të UEFA-s po marrin në konsideratë masa disiplinore të vërteta. KAS-i Lozanës mbështeti këndvështrimin tonë të bazuar mbi luhatjet e koeficienteve dhe shumave të hedhura nga bastet sportive.
Kjo ishte hera e parë kur ne ishim të aftë të tregonim para KAS-it një seri të gjatë raportimesh. Shifrat nuk gënjejnë dhe luhatjet e basteve gjithashtu”, ka thënë Garsia, duke insistuar se gjyqtarët e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pranuan se monitorimi i basteve është “një evidencë e besueshme”.
Mbrojtja e drejtuesve të Skënderbeut, që pas dënimit të dhënë nga UEFA, ishte e bazuar pikërisht mbi faktin se pezullimi kishte qenë 1-vjeçar, duke e cilësuar gjithçka si aludim dashakeq dhe të pamotivuar. Ndërkohë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Federata Shqiptare e Futbollit.
Edhe per cudi gjith ky korrupsion edhe politica rri si qingj. Sflet njeri fare. Bracia noi cik po se pjerdh me njeri. Te gjith te tjeret fareeee. Eeehhhhhh
Te perjashtohet Skerdebeu per 5 apo me shume vjet nga sporti i bukur europian,hajdutet ,kriminelet nuk kane vend ne Europe