Tramezzani: Ndaj Italisë, ndeshja “pasqyrë” e kuqezinjve

8 Dhjetor 2016, 16:22Sport TEMA

Javën e ardhshme priten zhvillime në kampin kuqezi. Merret vesh se, më së fundi, presidenti Armand Duka ka vendosur për trajnerët e kombëtareve U-19 dhe U-21. Emrat e tyre pritet të jenë, respektivisht Erion Bogdani dhe Alban Bushi, pjesë e stafit të De Biazit në kombëtaren e madhe, ish-futbollistë të saj. Ndërkohë, në Itali po zhvillohen seleksionimet për talentet e rinj, çka do të bëhet edhe në Greqi.

Në krye të “ekspeditës zbuluese” të talenteve është vetë drejtori teknik i ekipeve kombëtare, Paolo Tramezzani. I kontaktuar nga “Ora News” në Peruxhia, ndihmësi i De Biazit ka folur edhe për ndeshjen e radhës kualifikuese, me Italinë, që do të luhet më 24 mars, në Palermo.

Tramezzani mendon se kjo është sfida më e përshtatshme për të treguar se jemi një skuadër që mund të shpresojmë ende në këtë fushatë eliminatoresh:

“Ndeshjet kualifikuese janë shumë të rëndësishme dhe duhet të rikuperojmë disa pikë që kemi lënë rrugës. Kundër Italisë, në mars, do të jetë pikërisht ndeshja më e duhur për të treguar që jemi një skuadër, e cila mund të shpresojë ende për verdiktin e madh. Pas shkuarjes në Europian ne po provojmë sërish surprizën. Sigurisht, do të japin maksimalen dhe më të mirën tonë. Kemi kohën e mjaftueshme për ta përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë ndeshje dhe, pse jo, të provojmë për ta fituar atë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje