Shqiptari që mund Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin!

7 Dhjetor 2016, 11:49Sport TEMA

Azdren Llullaku është i pandalshëm në kampionatin rumun dhe për të nuk kanë të ndalur as vlerësimet dhe stimujt personalë.

Një javë më parë, shqiptari u vlerësua me titullin e lojtarit “surprizë” për këtë vit, duke parë ecurinë e suksesshme që kishte bërë me Gaz Metan gjatë këtij viti.

Dje, në përditësimin e renditjes së UEFA-s për fituesin e “Këpucës së Artë” të sezonit 2016- 2017, shqiptari është ngjitur në fron.

Ndonëse nuk është pjesë e një kampionati elitar dhe koeficienti për Rumaninë është vetëm 1.5 dhe jo maksimal 2, shqiptari ka shënuar mjaftueshëm sa për të pasur 24 pikë.

Aq sa e kanë bërë që të ngjitet në vendin e tretë në renditjen aktuale të golashënuesve në ligat europiane.

Falë dopietës së shënuar përballë Dinamos së Bukureshtit, shqiptari ka arritur në kuotën e 16 golave dhe duke u shumëzuar me koeficientin 1.5, ai grumbullon 24 pikë.

Më shumë sesa Llullaku, ka vetëm Aubamejang dhe Kabaev.

Futbollisti i Dortmundit ka shënuar 15 gola dhe duke u shumëzuar me koeficientin 2, kuota e tij e pikëve shkon në 30.

Kjo e bën atë të kryesojë listën e golashënuesve në garën për “Këpucën e Artë”.

I dyti në renditje është Evgjeni Kabaev, i cili, me 25 golat e shënuar që shumëzohen me koeficientin 1, shkon në kuotën e 25 pikëve.

I treti është shqiptari Llullaku, që lë pas emra të tillë si Ronaldo, Mesi, Luis Suarez, Aguero etj.

2 komente në “Shqiptari që mund Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin!”

  1. Taulant/Tirane says:

    Edhe une e le mbrapa Mesin ne gjatesi,peshe etj

  2. dardan says:

    Krahasim leshi.
    Pse njesoj eshte te besh gol ne kampionatin Spanjoll apo Italian e Gjerman si ne ate Rumun?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje