CAS lë në fuqi pezullimin për Sepp Blatter

5 Dhjetor 2016, 17:15Sport TEMA

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Apelit në FIFA për pezullimin e ish-presidentit Sep Blatter për gjashtë vite nga të gjitha aktivitetet sportive.

Ish presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë të Zvicrës që e akuzuan atë për një pagesë të paligjshme me shumë rreth 2-milionë frangash zviceriane në llogari të ish-presidentit të UEFA-s, Mishel Platini.

Të dy drejtuesit e rëndësishëm të institucioneve më të rëndësishme të futbollit i hodhën poshtë këto pretendime duke apeluar, por që nuk i shpëtuan dot ndëshkimit.

Pas lënies në fuqi të këtij vendimi nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Blatter tha se nuk pretendonte dicka ndryshe duke u shprehur gjithashtu se ishte i kënaqur për kontributin që kishtë dhënë për futbollin dhe FIFA./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje