FOTOT/ Stadiumi i Partizanit merr formë

9 Dhjetor 2016, 16:20Sport TEMA
FOTOT/ Stadiumi i Partizanit merr formë

Stadiumi i Partizanit është duke marrë formë.

Shtëpia e re e “demave”, përveç akademisë, fushave stërvitore, hotelit të klubit dhe shumë ambienteve të tjera, do të përmbaj edhe një stadium me kapacitet 6 mijë vende. Mësohet se është rënë dakord që stadiumi i ri i Partizanit të dorëzohet me kapacitet prej 6 mijë vendesh, që do të thotë 1500 vende më shumë se projekti fillestar.

Aktualisht po punohet me tre turne dhe gjithë kapaciteti është përqendruar te ndërtimi i stadiumit të ri. Për momentin ka mbaruar bazamenti i fushës, ku janë shtruar edhe disa shtresa me materiale të ngurta, si çakëll dhe zhavorr. Edhe bazamenti i tribunës qendrore ka mbaruar si dhe ka nisur ngritja e kolonave të këtij sektori kryesor, i cili, në përfundim të punimeve, do të jetë i mbuluar. Sipas projektuesve dhe firmës zbatuese të punimeve në terren, flitet se stadiumi i ri i Partizanit do të jetë gati në pranverën e 2017­-ës.

Ndërtimet e këtij stadiumi po kryhen sipas parametrave dhe udhëzimeve të UEFA­s, gjë e cila lë të kuptohet se ky impiant do të jetë i licencuar edhe për ndeshjet ndërkombëtare të skuadrës deri në fazën e grupeve të Kupave të Europës.

5 komente në “FOTOT/ Stadiumi i Partizanit merr formë”

  1. perkthyesi says:

    Ne c’vend te Tiranes po behet ky stadium?

  2. Niku says:

    Shtepia…do te permbaje (jo permbaj) Une do te permbaj, ajo do te permbaje. S,ju ben keq nje kurs gjuhe ju gazetareve…

  3. Tirona says:

    Ndertohet nje stadium i ri me 6000 vende!!!! Cmenduria e rradhes nga investitotet shqiptar

    1. info says:

      Fillimisht me 6.000 vende,pasi ne perspektive projekti ka fazen e dyte ku stadiumi mund te zgjerohet deri ne 15.000 vende! Realizimi i fazes se dyte varet nga shume faktore,natyrisht ne rradhe te pare nga mundesia investuese (leket) dhe nga kerkesa (rritja e numrit te shikuesve).
      Sidoqofte duhet patur parasysh se ne kushtet e sotme kjo mund te jete shume efektive,pasi kerkesa e tregut realishte kaq eshte. Psh edhe ne ndeshjen me te rendesishme ne Tirane, derbit Partizan – SportKlubi,shuma e biletave te shitura nuk shkon asnjeher mbi 7.000,duke patur parasysh se jane pjesemarrese te dy tifozerite!
      Projekti me 6 mije shikues ka vetem dy tribunat ballore,katin e pare. Per rritjen e kapacitetit ne fazen e dyte mund te ndertohen dy tribunat anesore dhe me tej edhe katiet e dyta te tribuanve ?

    2. Info says:

      Fillimisht me 6.000 vende,pasi ne perspektive projekti ka fazen e dyte ku stadiumi mund te zgjerohet deri ne 15.000 vende! Realizimi i fazes se dyte varet nga shume faktore,natyrisht ne rradhe te pare nga mundesia investuese (leket) dhe nga kerkesa (rritja e numrit te shikuesve).
      Sidoqofte duhet patur parasysh se ne kushtet e sotme kjo mund te jete shume efektive,pasi kerkesa e tregut realishte kaq eshte. Psh edhe ne ndeshjen me te rendesishme ne Tirane, derbit Partizan – SportKlubi,shuma e biletave te shitura nuk shkon asnjeher mbi 7.000,duke patur parasysh se jane pjesemarrese te dy tifozerite!
      Projekti me 6 mije shikues ka vetem dy tribunat ballore,katin e pare. Per rritjen e kapacitetit ne fazen e dyte mund te ndertohen dy tribunat anesore dhe me tej edhe katet e dyta te tribunave ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje