VIDEO/ ‘Çmendet’ boksieri pasi gjyqtarët e shpallin humbës, ja fut me grusht balerinës

10 Dhjetor 2016, 16:20Sport TEMA

Boksieri Andreë Whitney ka humbur mendjen kur gjyqtarët e ndeshjes e kanë deklaruar humbës në ndeshjen kundër Farkhad Sharipov për kampionatin MMA.

Boksieri i njohur me emrin ‘Bisha’ është kthyer dhe i ka lëshuar një grusht në fytyrë njërës nga balerinat që mbajnë kartonat me numrin e raundeve gjatë ndeshjes.

Menaxherët thanë se ishte një gjest frustrimi pasi ai mendonte se kishte bërë një ndeshje më të mirë se kundërshtari dhe nuk kishte për qëllim të godiste vajzën.

Mjekët thanë se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe më shumë ishte e tronditur se sa e dëmtuar nga grushti i papritur i boksierit.

1 komente në “VIDEO/ ‘Çmendet’ boksieri pasi gjyqtarët e shpallin humbës, ja fut me grusht balerinës”

  1. Raimond vlonjati says:

    Plehre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje