Gjatë emisionit “Rubrika Sportive” të mbrëmjes të së dielës në TVSH, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka dhënë një deklaratë të fortë sa i takon rastit kur ai kandidoi për t’u bërë president i Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Unë erdha të kandidoj për postin e presidentit me duar në xhepa dhe me një projekt në mendje dhe në zemër, por gjëja e parë që më thanë njerëzit e futbollit këtu ishte: ‘Duhet të hedhësh 2 milion euro për të blerë votat, ndryshe nuk zgjidhesh dot në krye të FSHF-së.’
Në atë moment kuptova që njerëzit këtu kishin komplet tjetër koncept për futbollin nga ideja që unë kisha në kokë”, u shpreh Vata.
Gjatë diskutimit për çështjen e mundësisë të një ridënimi të Skënderbeut nga ana e UEFA-s për shkak të trukimeve, ai kujtoi kohën kur ishte trajner i Vllaznisë dhe ripërsëriti akuzat e bëra në momentin që u largua, teksa me bindje të plotë pohoi se ndeshja e fundit e tij në drejtimin e shkodranëve, Pogradeci-Vllaznia 2-1, ishte e trukuar.
Ja si ky e kuptojne dhe gjithe investitoret e huaj qe ky vend s’behet me.Pa shkel mire dhe pa pare asnje leter, asnje projekt te vene gjoben ne cdo zyre.E tmerrshme.S’po na bie ajo dreq llotarie tja mbathim nga syte kembet, te shpetojme femijet se vete e kmei helmin ne gjak.
Kurse une po kerkoj thjesht token time!
Kerkojne 3 letra , une kam 18!!!!!!!!
Dhe prape s’ma japin, pavaresisht se eshte e lire nga cdo ndertim, nuk ka uje as energji elektrike, me rruge te bllokuar nga kryeplaku i fshatit!
Toke edhe nga ana cilesore eshte e dobet!
Prape nuk ma japin!
Or ti “cun me duar ne xhepa” ke ardh me ble Presidencen e federates apo ke ardh me projekte dhe ide te cilat hidhen per diskutime me opsione afat gjata dhe afat shkurtera,ballafaqohen ne mexhelis dhe pastaj hidh kanditaturen per votim.Keshtu si thua ti paske ardh me ble dhe si gjithmone cmimi dihet or cun.Tung….
Emrat ose je kokra e bq.