Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 2005 deri në vitin 2013 rezulton t’i kenë pranuar të gjitha dhuratat e çiftit Liri dhe Sali Berisha. Nga një investigim i “BalkanWeb” në portalin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit ka rezultuar se në mënyrë frekuente Presidenti i SHBA-ve, George W Bush, bashkëshortja e tij Laura Bush, Zv/Presidenti Dick Cheney si edhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton i kanë thënë “PO” peshqesheve luksoze të çiftit kryeministror shqiptar të atyre viteve. Argumentimi ka qenë i njëjtë në të gjitha rastet: “Mospranimi do të vinte në vështirësi jo vetëm dhuruesin por edhe qeverinë e SHBA-ve”.
Dhuratat
Siparin e dhuratave për zyrtarët e lartë të SHBAve, Berisha e ka nisur një vit pas ardhjes në pushtet. Konkretisht në vitin 2006, në 2 qershor, ai i ka dhuruar një pjatë argjendi të punuar me filigran, zv/Presidentit të SHBAve, Dick Cheney, me vlerë 350 USD. Dhe siç raporton “BalkanWeb”, dhurata është pranuar.
Në vitin 2007, ka qenë bashkëshortja e ishkryeministrit, Liri Berisha e cila i ka bërë jo 1 por 4 dhurata Laura Bush, bashkëshortes së Presidentit të SHBAve në vlerë totale 2241 USD.
Konkretisht dhurata e parë ishte një set me 7 filxhanë argjenti të punuar me filigran me vlerë 1263 USD. Dhurata e dytë ka qenë një jelek me thekë në ngjyrë burgundi të errët të qëndisur me fije floriri me vlerë 250 USD. Dhurata e tretë, siç raporton “BalkanWeb” ka qenë një mbulesë tavoline me pesë peceta, të gjitha të qëndisura me fije argjendi, bakri e bronzi dhe me rruaza perlash, me vlerë 403 USD. Të tre këto dhurata i janë bërë në 7 qershor 2007.
Ndërsa dhurata e katërt ka qenë një ornament argjendi e vendosur brenda një kutie blu me vlerë 325 USD, e cila iu dhurua Zonjës së Parë të SHBAve në datën 24 shtator 2007. Të katër këto “peshqeshe” të Liri Berishës janë pranuar nga Laura Bush. Një vit më vonë, respektivisht në 25 prill 2008, Sali Berisha i ka bërë një tjetër dhuratë Presidentit të SHBAve, George W Bush. Konkretisht një tas argjendi të punuar me filigran në vlerë 350 USD. Siç raporton “BalkanWeb” edhe në këtë rast pranimi i dhuratës është argumentuar se “mospranimi do të vinte në vështirësi jo vetëm dhuruesin por edhe qeverinë e SHBAve”.
Berishës iu deshën katër vjet që të tentonte edhe njëherë t’i bënte një dhuratë një tjetër zyrtari të lartë të SHBAve. Në vitin 2012, respektivisht në 31 tetor, ishkryeministri shqiptar i dhuroi një kuti argjendi të punuar me filigran Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me vlerë 400 USD. Përgjigjia ishte e njëjta: “mospranimi i dhuratës do të vinte në vështirësi jo vetëm dhuruesin por edhe qeverinë e SHBAve”.
Jane normale ,bejne te gjitha shtetet ,e kemi trashegim nga Enveri me vellezrit kinez . Berisha ka 1000 skandale per ta denuar ,kjo nuk eshte asgje ,cfare ai ka bere .
e bete si gjyqi i kafeve. keto sende berisha mund ti kete blere gjate turit aziatik ne vitet 90te. ne ato tregje vlera e vertete e ketyre sendeve kap çmime shume me te uleta nga sa raportohet me siper. po pak rendesi kane keto. me ate punen e cez-it si u be ?
Flitet per dhurata zyrtare jo per “dhuratat” me miliona nen dore.
Po valixhen prej druri kujt tja kete dhuruar valle ??.
A mos kerkoni te mbroni kryekriminelin dhe familjen e tije duke i permendur dhuratat, qe ka bere kur ishte ne pushtet? Gaboheni, Eshte me shume turp kur permenden keto dhurata. Jane shpenzime te paperfillshme per popullin. Populli nuk kerkon te dije per dhuratat, por don te dije se ku ka fshehur thesarin, familja mafjoze dhe kryekrimineli.
Urgjent ti kthejne te gjithe dhuratat,pa bejini llogarite sa kane kushtuar ne total ato dhurata? te deklaruarat,se nen dore ka plot, ato jane nga taksat qe kemi paguar ne si popull.
FALE BUSHIT DHE BERISHES SHQIPERIA ESHTE NE NATO FALE BUSHIT DHE BERISHES KOSOVA ESHTE SHTET PRANDAJ KETO DHURATA FALE
I COFSHIN SI KLINTONIT DHE BUSHIT
Dhuratat midis shtetareve jane diçka e zakonshme. Pavaresisht gjynaheve qe ka dhuruesi nuk ka vepruar aspak gabim. Me urdher te Enver Hoxhes iu dorezuan ambasadorit jugosllav ne Tirane, Josip Gjergja dy kobure shume te çmuara me porosine qe mareshali te zgjidhte njeren prej tyre. Kur u pyet ambasadori se cilen kobure pelqeu mareshali pergjigja e tij ishte: i pelqeu te dyja. Kjo sjellje e Titos ishte nje nga pengjet e Enver Hoxhes Ne muzete e Petrogradit (Leningrad) ruhen ose kostume kombetare shqiptare ose arme (nuk jam i sigurt) dhurata te bera nga shtetaret tane. Kyekomandantit francez te armates te lindjes gjeneralit Saraj qytetaret korçare i bene dhurate nje kobure te lare ne ar, punuar me porosi nga artizanet shkodrane. Ajo qe duhet te kritikohet dhe te ndalohet eshte pranimi i dhuratave prej shtetareve shqiptare te bera nga te huajt. Ka nje akt ligjor te kohes te E.Hoxhes qe detyronte pranuesit e dhurimeve te deklaronin menjehere dhuraten e pranuar e mbas kesaj çdo send i dhuruar kalonte ne pronesi te shtetit
Ma gazetar surrat pa lare nuk ka as ne vendet me te prapambetur te globit. Te thuash thurata luksoze per dicka qe kushton $300 apo $400 esht nje injorance e pa pame. Vetem nje fakt pe ty gazetr qe mesa dukte ushqehesh me bare e jo me buke. Ketu ne Amerike 90% e familjeve shqipetare qe kan arrdhe ne keto 20 vitet e fundit I dhurojne kalamajve dhurata pe Krishtelinje ne vlere mesatar $500 to $700 aq sa mund te kushtoje nje IFONE apo PlAY SATION . Gjeje vete se ku eshte luksi….Injorant!
Dakort me komentet e mesiperme. Duhen zbatuar zakonet e te pareve, por Vicidoli ka edhe nje zakon tjeter qe per ta nderuar sa me shume mikun e shquar e ve te fjele me bdonje nga femrat e shtepise. Sigurisht qe Berisha nuk ia ka kursyer Bushit, Argiten dhe Slobodanken.
U ftofsh ne bythe o Kole !
Beke – U ftofsh ne bythe o Kole !