Rey Manaj kthehet te Interi në janar?

15 Dhjetor 2016, 16:26Sport TEMA

Mund të përfundojë pas vetëm 6 muajsh aventura e Rey Manajt te Pescara.

Edhe pse drejtuesit e klubit abrucez e mohojnë dicka të tillë sa herë që u jepet rasti, sipas mediave italiane dhe më konkretisht faqes së specializuar Tuttomercattoweb, gjasat më të mëdha janë që 19-vjecari shqiptar të largohet nga stadiumi Adriatico në merkaton e janarit.

Raporti midis Rey Manajt dhe trajnerit Massimo Oddo nuk është më i njëjti dhe kuqeziu nuk preferohet më si zgjedhje e parë nga ish- lojtari i Milanit dhe Lazios për sulmin.

Në këtë kontekst me shumë mundësi Manaj do të rikthehet te Interi në janar, pasi zikaltërit janë klubi që zotërojnë kartonin e tij.

Do të jetë e vështirë që 19-vjecari nga Lushnja të qëndrojë te skuadra e Stefano Piolit dhe në këtë mënyrë gjasat më të mëdha janë që Manaj të huazohet në një tjetër skuadër.

Fillimi i sezonit ka qenë shumë pozitiv për talentin shqiptar, i cili pasi shkëlqeu në miqësoret e verës ka arritur të realizojë 2 gola me fanellën e Pescarës në Serinë A.

Mbetet për tu parë se cili do të jetë vendimi i presidentit të klubit abrucez, Sebastiani, por edhe ky i fundit e vlerëson maksimalisht Rey Manajn, vështirë se 19-vjecari do të vazhdojë të jetë pjesë e Pescarës deri në fund të këtij sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje