Ky është momenti kur një zjarrfikës, gjatë përpjekjes për të shpëtuar një 20-vjeçare, e cila kërcënonte se do të hidhej nga dritarja, për pak sa nuk i ka rrezikuar seriozisht jetën asaj.
Ngjarja ka ndodhur në provincëcn Henan të Kinës, ndërsa vajza u arrit të shpëtohej.
Zjarrfikësit kishin marrë një telefonatë në orën 07:50 të mëngjesit, ku u njoftuan për vajzën që kërkonte të vriste veten.
Në pamundësi për të shtruar një trampolinë poshtë dritares, ata u ndanë në dy grupe. Një prej tyre u përpoq ta shpërqëndronte vajzën duke biseduar me të, ndërsa grupi tjetër u ngjit në apartamentin e saj.
Por, gjatë momentit të shpëtimit, zjarrfikësi duket se rrëshqet, duke rrezikuar edhe jetën e vajzës, ndonëse në fund, ka arritur ta fusë brenda apartamentit.