DOSSIER/ 120 vjetori i lindjes së Daut Hoxhës, kapedanit legjendar

19 Dhjetor 2016, 16:55Dossier TEMA

Daùt mulla Qamil Bejdeshàti (Hoxha),kapedani legjendar që mbylli vargun e krerëve të çetave kombëtare.Jetoi, luftoi, u përpoq dhe së fundi u flijua për çlirimin e Çamërisë nga zgjedha greke dhe shpëtimin e bashkëkrahinarëve të tij nga thika, plumbi dhe shikanetë e llahtarëshme greke.Edhe pse «me një grup të vogël luftëtarësh –vëren n/prefekti i Leskovikut, Nuçi Naçi në shkresën dërguar Prefekturës së Korçës- aipo i sjell vërdallë grekërit në Çamëri».

Lindi më 17 dhjetor 1896 në Dhrohomí, fshat 13 km. në jug të Paramithisë. Në rregjistrimin e parë të popullatës në n/prefekturën e Çamërísë (1930) ka për mbiemër emrin e fshatit të vet, ndërsa me mbiemrin HOXHA është quajtur më vonë, po që kur dhe përse, nuk e di.Prej tetorit 1912 e deri në mars 1913, tok me të atin, kushurinjtë, bashkëfshatarët e bashkëkrahinarët e tij luftoi kundër njësive ushtarake dhe andarte greke, të cilamësynin me rreptësi byzantine për të përpirë Çamërinë dhe për të shuar çamërit.Sapo ajo ushtri bishash pushtoi Çamërinë (rreth 10 marsit 1913), ai dhe disatë tjerë nuk iu nënshtruan sundimit të égër dhe tejskajshmërisht të urryer grek, po vazhduan luftën për shkundjen e zgjedhës së mbërthyer në qafat e çamërve. Për veçoritë e tij të deriatëherëshme, grupi më i fuqishëm ibashkëluftëtarëveibesoi udhëheqjen e vet.Ai e mbajti pa ndërprerje këtë barrë aq shumë të rëndë dhe me përgjegjësi jetike prej vitit 1913 e deri më 1925, kur qeveria e Zogut e internoi në Lezhë, Krujë dhe Elbasan, në përbërjen e 5-shes demokratike prej çamërish të dorës së parë, po, veçanërisht edhe për t’i hequr mundësinë për veprimtari të mëtejshme në Çamërinë e robëruar.

Pas lëshimit prej internimi ai e rifilloi veprimtarinë përtej kufirit shtetëror, po duke iu ruajtur shumë rigoditjes nga qeveria e Zogut, sepse ajo qeverinuk donte kokëçarje me qeverinë greke.Gjatë kalimeve të shpeshta në Çamërinë e robëruar, njësítet e përbëra prej ushtarakësh e horofillakësh atë dhe çetën e tij e kërkonin edhe «në rrëmb të thatë»e «brrí të buallit»dhe e ndiqninegërsisht, ndonëse «edheshkarpat e malit u dukeshin si të ishte ai me çetën e vet»; gjatë ndeshjeve me to, ishte plagosur dy herë. Për shkak se qeveria greke zuri të vriste atdhetarë çamër me rëndësi, duke i paditur qëllimisht si bashkëvepruese të Daut m. Q. Bejdeshatit, ky u detyrua që çetën ta kalonte për gjithnjë brenda shtetit shqiptar. Por qeveria greke, e mbështetur në nyjet e veta të ngritura në fshatrat e banuara prej orthodhoksësh, herë e kurdo dërgonte çeta gjakatarësh për vrasjen e tij dhe shpërbërjen kështu edhe të çetës së kryesuar nga ai.Në pritat e shpeshta, ato çeta kishin arritur ta plagosnin dy herë.Meqëpërpjekjet e saj në këtë drejtim po i shkonin huq, vazhdoi të shpifte e rishpifte dhe nëpërmjet makinës së vet mëkatare shtetërore, nuk linte gjyq pa ngritur me të cilat, në mungesë, e dënonin me gjithfarë ndëshkimesh.

Për rëndimin e padijeve të saj ndaj tijbëri çmos që t’i ngarkohej këtij edhe vrasja më 27 gusht 1923 e kryetarit të komisionit ndërkombëtar që po përcaktonte kufirin shtetëror greko-shqiptar, gjeneral Telinit dhe krejt shoqëruesit e tij, sado që këtë vrasje –siç u dokumentua nga komisioni hetimor ndërkombëtar- e kishin bërë gjakatarët e paguar nga ajo qeveri. Komisioni në fjalë i kryesuar nga një kolonel japonez i drejtësisë fajësoi qeverinë greke dhe e dënoi atë me gjobë tejet të rëndë finaciare dhe me ndëshkime të tjera morale po aq të rënda, madje edhe tejet fyese. Gjithnjë duke vazhduar përpjekjet e saj për ta hedhur në dorë gjallë a vdekur, qeveria greke, e mbështetur në marrëveshjen me qeverinë e shtetit shqiptar për dorëzimin e dyanshëm të keqbërësve, më 1931 u përpoq ta detyronte qeverinë shqiptare që t’ia dorëzonte si të tillë. Mirëpo gjyqi politik -ku ndodheshin edhe prokurori përfaqësues i qeverisë greke- padijet e gënjeshtërta të tij i dokumentoi si të tilla dhe të paditurin e qiti të pafajshëm.Meqë edhe kjo dredhi s’i heci, u mundua ta gënjente nëpërmjet shpalljes së ashtuquajturës “falje”.Të dërguarit me ftesën e  Varatàsit –prefekt i tërëjetshëm i Korfuzit dhe një nga pushtetarët kryesorë në Greqi- i tha: «Jam u ai që fal a ndëshkoj qeverinë greke e jo ajo mua, ngase unë s’i kam grabitur kurrgjë asaj, por është ajo që më ka grabitur mua vatrën dhe mallin tim; është ajo që më ka shuar mua tëtë farë e fisin, që prej të dy vëllezërve të mi e më tej kushëritë».

Kur edhe kjo gënjeshtër nuk i piu dot ujë, qeveria greke për ta vrarë vazhdoi të dërgonte çeta gjakatarësh brenda shtetit shqiptar.Sado që çetat në fjalë prej rrogtarëve të nyjeve asfaliane brenda shtetit shqiptar ndihmoheshin me gjithçka ju vinte përdore, ato nuk kishin mundur ta vrisnin. Këtë arriti ta bënte më 14.6.1940 çeta e përbërë prej 4 horofillakësh dhe 3 vrasësish civilë të qitur qëllimisht prej burgjeve.Ajo fshihej që kushedi se kur në pyjet e «Bùfit» dhe të Soronésë, strehë që e kohës osmane e çetave greke.Ata ishin përherë në bashkëveprim me pjestarë të posaçëm të nyjeve asfaliane.Kësaj here kjo detyrë u ishte ngarkuar qendrave asfaliane në fshatrat Çiflik i Tushes, Mursi e sidomos nga ajo në fshatin Sopik.Kur im atë po udhëtonte nëpër rrugën këmbësore nga Konispoli në Sarandë, në vendin e quajtur «Sheshi i Rràhut» -7 km. larg kufirit- papritmas ndeshi në çetën greke dhe bashkëpunëtorët e vet asfalianë. Me të kryer gjëmën, për të dëshmuar vrasjen «e pabesueshme» dhe për të marrë shumën tejet të majme të paracaktuar nga qeveria greke, prenë dhe i morën me vete kryet dhe ua shpunë zyrtarëve porositës grekë përtej kufirit.

Plot dy muaj qeveria greke heshti. Vetëm kur buçitën radjot dhe fletoret e huaja, qeveria greke shpalli se s’kishte kurrfarë dijenie për të. Por, kur u vu me shpatulla në mur dhe s’kishte nga t’ia mbante më, për të fshehur dorën e vet gjaksore dhe për përçmimin e kryeluftëtarit me emër, njoftoi se atë epaskëshin vrarë dy «barinj vendës» nga fshati Mursí. Në të vërtetë ata të dyshëmbëllenin me gomarin që ftohet në dasëm për të mbartur ujë.

Me qëllim që të shfajësohej si struc, nëpërmjet zyrës së saj të shtypit nuk la shpifje pa shpikur e pa shpallur për viktimën e vet.Veglat asfaliane brenda shtetit shqiptar bënë zëdhënës të zjarrtë të qeverisë greke tërë ata që flisnin shqip, po që u rrihte zemra thellë për Greqinë.Me t’u shpallur vrasja e D. Hoxhës, vrungalêja greke, Vasil Panajotídhi -deri atëherë i fshehur në Ersekë nën petkun e “ëmbëltorit”- u vërsul tërbimthi sheshit. Pas tij u derdhën zvarranikët e vet, ndër të cilët edhe njëfarë Niko Lon Qafëzezi dhe Dule a Xhule Skënderi nga Korça. Këta dhe të tjerë si këta përsërisnin përherë e më me gulçima shpifjet e qeverisë greke, të shpallura nëpërmjet zyrës së shtypit të M. P. J. G. dhe fletoreve «Akropóli», «Eleftheron Vima, “Elinikon Mellon”, “Estia”, “Proia” etj. Tërë këto bënë të mundshme fshehjen e dy pjesëmarrësve kryesorë në vrasje:  Sotir Demirin dhe Vangjel Pando Jorgon nga fshati Sopík.

Zhurma e shpifërive asfaliane ndaj Daut Q. Bejdeshatit (Hoxhës) u mbyt disi nga ajo e Luftës II Botërore; po, me të mbaruar kjo, atë zhurmë e shpërthyen edhe më me vrazhdësi e pafytyrësigjeneralët dhe ministrat pjesëmarrës në faj, të pasuar nga lakenjtë e tyre të quajtur historianë, shkrimtarë, gazetarë e lloj lloj kopukësh, të cilët fajet e veta rropateshin t’ia ngarkonin Daut Hoxhës, prej tyre të quajtur «turkoshqiptar». Shpifjet e veta për të tjetërsuar fajet e tyre, doemos që nuk habisnin asnjë atdhetar shqiptar, sepse këta mbanin gjithnjë parasysh përcaktimin e përpiktë të publicistit të njohur, Aleks Mavràqi. Ai pati shkruar: «Mos ua varni trastën, janë grekër!». Ajo qënahabiste ne familjarët dhe krejt atdhetarët ishte se shpifjet greke kundër Daut Hoxhës i bënë të vetat xërrnavélët P. P. SH.-istë: pushtetarë, historianë si Kristo Frashëri me shokë, shkrintarë si Kolë Jakova, gazetarë si Frrok Çupi e Apollon Baçja etj. Të vërtetën me përpikmëri mbi Daut Hoxhën e kanë paraqitur me dokumente të mirëfillta plot e plot historian e shkrimtarë shqiptarësi Kastriot Dervishi, Albert Kotini e Aleko Koçíka,Hiqmet  Zania etj. etj., Këtë të vërtetë e kanë pohuar dhe dëshmuar edhe plot historianë të huaj:anglezja e mirënjohur Miranda Víkers, italianët  Marjo Çervi, Donato Martuci, Xhuzepe Kotorri,  Enriko Diskoliejt, po ku hynte -dhe ku hyn- pykë në kallbùren e grekpërgjëruesve të sapopërmendur?

*Ibrahim D. Hoxha, historian e folklorist

5 komente në “DOSSIER/ 120 vjetori i lindjes së Daut Hoxhës, kapedanit legjendar”

  1. Saba says:

    Lavdi komandant Daut hoxhes.

  2. tfgs1 says:

    hahahaha,edhe cam dhe kapedan nuk shkon,ptuuuuuuuuuu plehraaaaaaaa turkoshake bashke edhe me ti mer skoupidohistorian turk hoxha ibraim…………

  3. Alban Hamzai says:

    Z. folklorist Ibrahim D.Hoxha !Mund te na shkruani per aktivitetin e Daut Hoxhes para vitit 1913 ,pra per periudhen kur Thesprotia ishte akoma nen pushtimin Osman dhe cdo cam me thike ne brez bridhte me koshadhe ne cdo cep te Thesprotise ?Ju lutem botoni komentin tim!

  4. kapidoni prej verteti says:

    Oooo daku !!!!!! Po ene “daut” ene “kapidon” sikur nuk shkon !!!! Daut i thone ushtarit te vjeter ne ushtri kurse kapedan ma ha menja qe ashte komandantin dmth oficeri , pranaj hiqe ate “kapidon” ai eshte “ushtari vjeter Hoxha” o daku . Dauti daut ngelet sado vjedhje e krime te kete bo ne kohe te vete , per kapedan duhet ene njeçikn shkolle o daku he si thu tina ……… ???

  5. tiransi says:

    Ne 1913 kunder Grekve me Turqin,ne 1941-1944 kunder Grekve me Italjanet dhe Gjermanet,dhe tani fusin ne qorsokak Edi Ramen duke thene qe ne su kemi bere asgje Grekve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje