Terroristi që vrau që 12 vetë në Berlin kishte hyrë në Gjermani si refugjat nga Pakistani

20 Dhjetor 2016, 09:37Bota TEMA

Autori i aktit terrorist të mbrëmshëm në Berlin ishte regjistruar si refugjat në Gjermani, në shkurt të këtij viti.

Ai u kap nga policia, pasi po përpiqej t’ia mbathte nga skena e krimit, ku me kamion kishte nxituar drejtuar qytetarëve që po blinin dhurata për Krishtlindje, duke vrarë 12 prej tyre e duke lënduar 8 të tjerë.

Burimet pranë sigurisë kombëtare gjermane thanë për agjensinë DPA se prejardhja e tij ishte ng Pakistani, po ka dyshime që mund të jetë edhe afgan.

Policia vetëm pas disa orësh tha zyrtarisht se sulmi kishte qenë i qëllimshëm dhe sipas të gjitha gjasave një akt terrorist.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë nën presion të madh politik, sepse ndryshe nga shumica e vendeve europiane, hapi dyert për një milionë refugjatë, kryesisht nga Siria.

Shumë kritikë të kësaj politike, sidomos nga e djathta fajësojnë bujarinë gjermane për këtë sulm.

Gjermania do të shkojë në zgjedhje vitin që vjen dhe ndonëse CDU udhëheq përsëri në anketime, incidente si këto mund të sabotojnë ambicjen e Merkelit për të qenë kancelarja më jetëgjatë në pushtet në të gjithë historinë e Gjermanisë. (Ruben Avxhiu)

5 komente në “Terroristi që vrau që 12 vetë në Berlin kishte hyrë në Gjermani si refugjat nga Pakistani”

  1. Aureli says:

    keshtu eshte kur ushqen qente!

  2. Ndoc says:

    ORK qenje e peshtire qe i prodhon nje fe e peshtire ,nje fe lluce,keta jane ata dhe nje pjese e madhe e te ashtuquajturve shqiptare.

  3. Kritiku says:

    Gazetar tipik analfabet funksional. Shkruan pa u informuar mire dhe me nje dobesi te theksuar te te shkruajturit te gjuhes shqipe.
    Personi i dyshuar eshte kapur shume ore mbas ngjarjes dhe jo duke u larguar(ose duke ia mbathur, siç shkruan analfabeti funksional) nga vendi i krimit. Nuk shkruhet “…duke nxituar drejtuar qytetareve…”, ore gazetar “dru-me-pre”! Çfare lloj shprehjeje ishte kjo? Nuk jane plagosur 8 persona por jane te pakten 49!
    Redaktoni shkrimet perpara se ti publikoni, sepse e keni kthyer kete gazete ne fushe te veprimit te analfabeteve funksionale!

  4. alb sapun says:

    ca thua o gazetar te gjithe myslimanet jane futur ne evrope kane hyre me pasaporta diplomatike asnje nuk eshte futur si refugjat

  5. Treviso says:

    Zoterinj gazetare, informohuni mire dhe pastaj beni lalme. Mos shkruani per te perfituar, por per te iformuar qytetaret me realitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje