Azdren LLullaku është zyrtartish lojtari i Astana.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë që do të mbajë të lidhur për 2-vite me klubin nga Kazakistani.
28-vjecari do të përfitojë tek kampionët e Kazakistanit një shumë të majme, 500 mijë euro në sezon.
Marrveshja e kontratës është mbyllur nga menaxheri i Llullakut, Shkumbin Qormemeti dhe drejtorit ekzekutiv të kazakëve, Bekenov Kaisar Raufoviç.
Transferimi i bomberit kuqezi do të bëhet në muajin janar kur hapet dhe zyrtarisht merkato e dimrit.
Azdren Llullaku është një nga lojtarët më të mirë në kampionatin rumun me ekipin e Gaz Metanit ku ka arritur që të shënojë 16 gola dhe është një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Këpucën e Artë” të Europës./f.b