"Ata që sulmojnë Gjermaninë nuk janë shqiptarë"

24 Dhjetor 2016, 14:43Rajoni TEMA

“Janë bukëpërmbysës dhe të pa identitet. I pafe është secili shqiptar që në çfarëdo mënyre guxon të sulmojë Gjermaninë apo ndonjë vend tjetër”.

“Ne shqiptarët gjithmonë në Perëndim kemi qenë të njohur si populli i integruear me vlera evropiane, me përjashtime shumë shumë të rralla, e jo si armiq dhe kërcënues të rendeve dhe sigurisë së tyre”.

Janë këto vetëm disa nga reagimet plot mllef të politikanëve dhe teologëve në Kosovë, pas lajmit për arrestimin në Duisburg të Gjermanisë të dy shtetasve të Kosovës, të cilët dyshohet së planifikonin sulme terroriste në Oberhauzen. Arrestimi i dy vëllëzërve me origjinë nga Kosova bëri bujë në mediet lokale dhe ndërkombëtare. Arrestimi erdhi pak ditë pas sulmit në Berlin,l ku u vranë 12 dhe u plagosën rreth 50 persona.

Gjermania nuk guxon të sulmohet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  tha se “Gjermania është një shtet mik që në momentet më të vështira ka qenë në krah Kosovës dhe popullit të saj”.

Gjermania ka qenë pjesë e Perandorisë që mbrojti shqiptarët nga shpërbërja që në fillim të shekullit të kaluar; Gjermania është kthyer në shtepi të dytë të shqiptarëve edhe gjatë regjimit komunist në ish-Jugosllavi; Gjermania u kthy në strehë të shqiptarëve edhe në kohën e Millosheviqit; Gjermania për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore është përfshirë në ndonjë ndërhyrje ushtarake, pikërisht në luftën e Kosovës; Gjermania ndër të parat e ka njohur shtetin e Kosovës dhe u bë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së saj. Janë bukëpërmbysës, të pa identitet e të pa fe të gjithë ata shqiptarë që në çfarëdo forme sulmojnë Gjermaninë apo ndonjë vend tjetë – shkruan me mllef Haradinaj, pas bërjes publike të lajmit për arrestimin në Duisburg.

Haradinaj mendon se ka ardhur koha e fundit që në Kosovë të kuptohet serozisht rreziku nga ideologjitë fundamentaliste që për bazë e kanë terrorizmin fetar.

Teologët e shokuar

Xhabir Hamiti, teolog dhe profesor universiteti thotë se lajmi shukues dëmton shumë imazhin e Kosovës dhe kombit. “Ne gjithmonë në Perëndim kemi qenë të njohur si populli i integruar, që respekton vlerat evropiane, me përjashtime shumë shumë të rralla. Uroj që ky arrestim të shihet si një rast i izoluar i individëve të indoktrinuar dhe të frymëzuar gabimisht, dhe jo si përfaqësues të shqiptarëve”, thotë Hamiti, i cili mendon se “instrumentalizimi i fesë për qëllime të errëta është histori e vjetër e shoqërisë njerëzore”.

“Ndërsa sot, mund të thuhet se shkaktar kryesor për devijimin dhe pastrimin e trurit të individëve në pikëpamje fetare, është propaganda e madhe dhe qasja e lehtë, e cila në përmasa globale servohet përmes mjeteve elektronike, të cilat shpien në terrorizëm. Identifikimi i tyre përmes medieve prestigjioze në botë, si të dy të rinj vëllezër të lindur në Kosovë, pavarësisht rrethanave dhe epilogut përfundimtar, krijon përshtypje tepër negative për vendin dhe qytetarët tanë. Ne shqipatarët nuk e kemi përdorur fenë si instrument as ndaj armikut tonë të drejtpërdrejtë, e lëre më ndaj Gjermanisë, e cila u rreshtua përkrah nesh në ditët më të vështira”, shkruan Hamiti.

Fajin e kanë predikuesit

Edhe teologu Zuhdi Hajzeri shprehet i shokuar. Tentativën eventuale për vepër terorriste në Gjermani ai e quan edhe si “krim ndaj kombit shqiptarë”. “Kjo është fatkeqësi, është krim ndaj kombit shqiptar duke ia rrenu imazhin. Krim ndaj myslimanëve dhe ndaj islamit duke e paraqitur ate të tmerrshëm. Kjo argumenton se gjendja ekonomike dhe vizat nuk i kanë fajet. Fajin më të madh e kanë predikuesit Vehabistë që e kanë keqpërdorur dhe keqinterpretuar fenë”, shkruan teologu Zuhdi Hajzeri.

Por çfarë po ndodhë? Pse shumë të rinj kosovar ju bashkuan organizatave terroriste dhe po marrin pjesë në luftëra të Lindjen e Mesme? Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, që prej vitit 2012 kanë shkuar në luftë 316 vetë për t’u bashkuar me Shtetin Islamik. 58 prej tyre ndërkohë janë vrarë. Aktualisht për Shtetin Islamik, IS vazhdojnë të luftojnë ende 140 kosovarë. 117 vetë prej tyre janë kthyer në Kosovë. Hetime po bëhen edhe kundër 237 personave, me akuzën: organizim dhe pjesëmarrje në akte terroriste, pjesëmarrje në akte terroriste jashtë Kosovës, rekrutim, mbështetje dhe financim i terrorizmit. Prej vitit 2013 janë arrestuar 127 vetë prej të akuzuarve, midis tyre edhe të dyshuarit si drejtues.

Kosova viktimë

Eksperti për çështje të sigurisë Burim Ramadani, drejtor i “Organizatës për Politika dhe Çështje të Sigurisë”, (CPRC) i tha DW-së, se Kosova është viktimë e përhapjes së ideologjisë së ekstremizmit të dhunshëm.

“Kosova është viktimë e përhapjes së ideologjisë së ekstremizmit të dhunshëm, po aq sa është edhe Gjermania dhe vendet tjera në Evropë. Rasti i fundit i arrestimit të dy kosovarëve me dyshimin për planifikim e sulmeve terroriste në Gjermani, është indikacion i mjaftueshëm që kjo ideologji ka kaluar dallimet etnike apo dallimet tjera. Kjo paraqet sfidë të rëndë për shoqëritë dhe shtetet në Evropë kudo – duke përfshirë edhe Kosovën”, thotë Burim Ramadani.

Ai shpreson se “imazhi i Kosovës nuk do të karakterizohet me raste të izoluara, njëjtë sikurse as imazhi i Gjermanisë, Belgjikës, Francës apo vendeve tjera”. Por institucionet e Kosovës duhet të rrisin përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në përballje të përbashkët kundër kësaj ideologjie që shpie ne terrorizëm.

Masat që po ndërmerr Kosova

Kosova ka kohë që i është bashkuar aleancës globale kundër terrorizmit dhe radikalizmit të udhëhequr nga SHBA-së. Në këtë linjë ka ndërmarrë një sërë masash të sigurisë. Hapat konkret që janë ndërmarrë janë: Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës, i cili parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës. Hartimi i strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, që udhëhiqet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, si dhe përkrahja e plotë e ofruar për mekanizmat e rendit dhe drejtësisë që të kryejnë detyrat e tyre në këtë drejtim.

15 komente në ““Ata që sulmojnë Gjermaninë nuk janë shqiptarë””

  1. undefined says:

    Jo te gjithe qe flain shqip jane shqiptare.ke ngaterru kekun me burekun.


    eshte fjala per dy vllazen muslimon prej Koqove qe jane islamike te ndyre qe me shume duan arabine e turqine se evropen prendimore dhe ameriken…….

    po gjermani do ja leroi nonen e e erdoganit…
    nje tjeter sunit shqipfoles u vra ne luften e Palmires kohet e fundit, e quanin Gezim Kocluku apo kocliku, dicka e tille…ky zagar pasi u rrit dhe edukua ne Londer, pinte kafe ne Costa dhe Mc donalds, pinte e shiste te jeshile,i zevendesoi ato me kallashnikov por here pas here e merrte malli per Costa dhe Mc donalds

    – tipik undefined albanistanez

    1. tfgs1 says:

      PLEHRAAAAAAAAAAAAAAA ARABE,na zuri gjua lesh duke thexuar me force dhe duke ju perplasur ne fytyre se:
      -Nuk jeni SHQITARE por turq ose arabe,duke vertetuar thenien magjike se: ”…….po te gervishesh sado pak nje shqipfoles muslimon do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi………..[thene kjo nga nje muslimon shqipfoles]

      Per gjithe kristianet shqiptare,pasardhes dhe ruajtes te besimit,gjuhes dhe kultures se Arberesheve :GEZUAR KRISHTLINDIET!

  2. ...... says:

    Teologet te shokuar…hahaha.s ju paska ngele fare cipe ne faqe o beqira.por mos kini merak fare.nuk ju beson me njeri .fundi I arabeve shqipfoles eshte after.

  3. Dyrrahu says:

    Ata qe e sulmojne Ameriken dhe Gjermanine ndoshta nuk jane shqiptare, por e di qe para se te jene shqiptare jane muslimane te keqinje, jane vrases, jane terroriste dhe jane antikombetare.

  4. mirel says:

    Mire e ke ti, po mos e beni fajin rrjedhoje apo pasoje. Fajin nuk e kane aparatet electronike, dhe as nuk eshte pasoje e internetit te mendjet e analfabeteve qe nuk dine cfare eshte kompjuteri apo iPhone.
    Kji eshte nje veprimtari e qellimshme e realizuar me bekimin e plote te qeverise dhe politikes. Ata aprovojne dhe firmosin ndertimin e kishave dhe xhamive dhe lejojne aktivitete fetare antikombetare.
    Financohen nga ekstremistet dhe spiunazhet e fqinjeve.
    Duke kryer keshtu veprimtari te hapur kriminale antikombetare, dhe fajin e paskan pajisjet electronice

  5. undefined says:

    Ata jan. Kosovare nuk jan shqiptare per mendimin tim e po ti pyesesh tedhjet per qind e tyre mos them nentedhjet pet qind nuk na duan aa neve si komb e si shqiptare ata jan bukshkelur jan shum te pa bes i pam dhe ne luften e kosoves i mbajtem neper shpira u hapem dyert e me ne fund na shanin kerkonin e kushte te cilat ne nuk i kishim per veten ton

    1. aqifi undefined says:

      e ka fajin janullatusi

    2. Dyrrahu says:

      JO UNDEFINED,
      Apsolutisht nuk eshte e vertete ajo qe ju thuani me perqindjet.
      Apsolutisht nuk eshte e vertete se ne nuk jemi shqiptare.
      Kosova eshte shqiptare me pak te tjeresh, nder ata shqiptare, per fat te keq ka shume muslimane dhe per fat edhe me te keq nje pjese e tyre fene e kane shnderruar ne doktrinen e luftimit dhe zhdukjes se cdo etniteti tjeter fetar, i cili nuk i perket fese se tyre, bile ekstremizmi i tyre shkon deri aty qe edhe sektet tjera te fese se tyre i luftojne. Ky sekt eshte i shperndare ne te gjitha shtetet me shumice muslimane.
      Vetem ligji i rrepte, strikt i ndalon keta vrases. Lejimi i manifestimit te fese deri ne coroditje me kerkesa e veprime kane bere qe te marrin guxim radikalet islame per te kaluar ne ekstremitet.
      Une i kisha ndaluar rreptesisht mjekrrat, pantollonat e shkurtera dhe altoparlantet neper xhamia. Me nje kujdes dhe perkushtim i kisha kontrolluar te gjitha takimet e tyre dhe i kisha ndaluar te gjitha aktivitetet e radikaleve islame, pos atyre aktiviteteve qe i kane pase para luftes ne Kosove.
      Kosova ka shqiptare shume te mire, ka atdhetare te pakontestueshem, ka intelektuale te permasave europiane dhe ka shume te bukur. Keta shqiptare jane pasuria e kombit, te cilet i lakmon cdo popull tjeter.

  6. Labi says:

    Teologet e leshit qe barazoni turpin kombetar me ate islam se kujt i plasi tromba per islamin vetem ju felliqesira arabe e dini. Larg nga tokat ilire o sperma otomane

  7. populli says:

    Artikull futja kot dhe propagande e gjalle. Ata qe kryejne sulme terroriste, jane thjeshte mercenare te paguar nga dikush. Ata nuk kane atdhe, sepse atdheu i tyre eshte paraja dhe identiteti i tyre, eshte trushplarja nga manipulimi qe i behet Botes. Tani se kush i paguan, i mbeshtet dhe per c’fare arsye behet kjo, ate gjejeni vete, sepse po e thashe ketu do fillojne budallenjte dhe trushplaret, qe te bertasin teori konspirative. Sulmet ne Gjermani, France, Belgjike apo ku ta di une nuk kane ndodhur rastesisht, por jane programuar qe te ndodhin, ashtu si u programua krijimi i ISIS dhe shkaterrimi i Lindjes se Mesme per interesa qe dihen dhe qe nuk dihen.

  8. AGIM ANASTASI says:

    NUK DUHET NXHITUAR PER TE DALE NE PERFUNDIME . TE DY VELLEZERIT JANE TE LIRE, PASI NUK KA PROVA. JAME PLOTESISHTE DAKORTE ME IDENE ,SE AI QE SULMON GJERMANINE NUK ESHTE SHQIPTARE. NE KETO KOHRA TE VESHTIRA ,NJERIU DUHET TE KETE SHUME KUJDES,PER TE MOS PERFUNDUAR SI AI QYTETARI ,TE DRAMA E PREFEKTIT,QE U ARESTUA DUKE LEXHUAR AFISHEN E BASHKISE.

  9. temp says:

    Dy debila, qe planikikuan nje sulm te shumtuar, i cili nuk do e demtonte ne menyren me apsolute nje nga fuqite e sotme te botes, kishin nje qellim. Te tregonin se jane gati ne emer te fese se tyre te japin jeten dhe jane gati ne cdo moment te luftojne te “pa fene”. Fajin e pare e kane mesuesit e tyre, hoxhallaret qe kane me vite te tera qe predikojne perendimin si armikun e tyre, pasi perendimi pergatit njerez te ditur, kritik, te lire, gje qe nuk i pergjigjet doktrines se tyre. Hoxhallaret duan dele qe ti pergjigjen cdo thirrjeje te tyre. Vete kane nje kulture te dobet, sepse lexojne vetem libra fetare. Reflektimi zerro.
    Ne si popull tani mbartim barren e popullit qe pjelle fundamentaliste e terroriste. Me antishqipetar se keto dy vllezer nuk mund te gjejme. Ato qe shkojne ne Siri me ndryshe pasi luftojne aty ku ka lufte. Keta dy tipa vrasin njerez kompet te pafajshem. Kam shprese qe qeveria Kosovare ti denoje ato, sa me rrepte.

  10. Lpl. says:

    Shume bukur e ke thene nuk jane Shqiptare , por misliman .Lereni moralizmat por veproni drejt dhe punoni ne menyre tjeter nuk ja vlen me thirrje boshe dhe propagande per te fshehur Islamizmin dhe per ta mbrojtur ate , me keto deklarata vetem sa e mbroni .Nuk e degjova nje Kosovare qe ta thote se kemi qene te Krishtere nje here para Turqve , por vetem mbrojne Islamizmin .Mos u beni Ortodokse siq keni qene , por benju Katolik , ose Evangjelike te pakten tedogjoni ungjillin dhe jeta juaj do ndryshoje , kete gje duhet ta bejne te paret elitat me vendim te Parlamentit .Vazhdoni rrugen e Rugoves qe u Pagezua ne Katolik Pjeter Rugova ai edhe sot ngelet njeriu me perparimtare i gjithe atyre qe i thojne vetes Shqiptare , nuk keni rruge tjeter per te shpetuar nga vetja juaj .

  11. SS says:

    A ju dhjefsha kuran e Islam o teolog.atje e keni hallin Se Po ju ofendohet islami o bajga saudit?ah more Slobodan sa na mungon.

  12. maximus says:

    ndertoni xhami , se aty luhet dhe kurdiset ç’do gje, nga ato kerpudha vetem teroriste do dalin asgje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje