Në murin e Kryeministrisë uroni dhe dhuroni

24 Dhjetor 2016, 23:05Politika TEMA

Në prag të festave të fundvitit, muri i Kryeministrisë vihet sërish të dispozicion të të gjithë atyre që duan të ndajnë urimet e festave me kë dëshirojnë.

“Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” startoi sot, për t’u mbyllur në 2 janar.

“Duke ndarë me të gjithë urimin tonë për ata që kemi përzemër, ndriçojmë sadopak festat edhe për ata që kanë nevojë për mbështetjen e solidaritetin tonë.

Ҫdokush mund ta ndajë urimin e tij përmes një mesazhi që do të projektohet mbi murin e Kryeministrisë. Të ardhurat që do të mblidhen nga sms­të do të shkojnë për bamirësi.

Për të gjithë ata që duan ta shfaqin urimin e tyre mbi murin e Kryeministrisë mund ta bëjnë këtë fare thjesht, duke dërguar urimin e tyre në numrin 0674433555, ose në faqen e Facebook: “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”, thuhet ne njoftimin e Kryeministrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje