Faza përgatitore, Partizani miqësore me Fenerbahçen dhe Qabala

26 Dhjetor 2016, 18:06Sport TEMA

Partizani do të udhëtojë drejt Turqisë për të kryer fazën përgatitore të dimërit.

15-herë kampionët e vendit do të qëndrojnë në Antalya të Turqisë për rreth 2-javë, ku do të kenë mundësi që të zhvillojnë dhe dy miqësore me skuadra të rëndësishme.

Një nga miqësoret që spikat do të jetë sfida kundër gjigandëve të futbollit turk Fenerbaç, ndërsa ekipi tjetër do të jetë azerbaxhanase Qabala.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook klubi i kuq konfirmon zhvillimin e këtyre dy testeve miqësore duke zyrtarizaur dhe data e zhvillimit të ndeshjeve.

“Fenerbahçe dhe Qabala do të jenë dy kundërshtarët e 15-të herë kampionëve të Shqipërisë përgjatë fazës përgatitore që skuadra do të zhvillohet në Antalia të Turqisë. Testet miqësore do të luhen në datat 11 dhe 13 Janar dhe tashmë të dyja këto skuadra kanë konfirmuar përballjet miqësore me të kuqtë” thuhet në njoftimin e klubit të Partizanit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje