Video virale, ariu panda që u bë personazhi i festave

26 Dhjetor 2016, 21:13Sociale TEMA

Një ari panda, i cili mundohet vazhdimisht me një njeri prej bore, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë këtyre ditëve, duke u kthyer në një nga videot më virale të momentit.

Ai quhet Damao dhe gjendet në kopshtin zoologjik të Torontos, në Kanada, ku kujdestarët i vendosën një njeri prej bore, për t’u argëtuar.

Por, pasi video u publikua në rrjetet sociale, gjithçka mori tjetër rrjedhë. Damao, jo vetëm që u bë personazhi i festave, por njerëzit nisën të gjejnë kuptime nga më të ndryshmet rreth videos së tij.

Disa komentues, e quajtën atë, përshkrimin më të saktë të marrëdhënies tonë me vitin 2016-të. Damao është të gjithë ne, ndërsa njeriu prej bore, viti që po lëmë pas.

Ne të gjithë u përpoqëm të merrnim më të mirën prej tij, madje vazhdojmë deri ditët e fundit, ndonëse jo gjithmonë ia dolëm mbanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje