Është kthyer në Kosovë Lavdrim Muhaxheri? Ja çfarë deklaron policia...

27 Dhjetor 2016, 09:03Rajoni TEMA

Pas alarmit të dhënë nga media italiane se Lavdrim Muhaxheri ishte kthyer në Kosovë me 400 trima, policia e Kosovës e mohon një gjë të tillë. Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se Lavdrim Muhaxheri nuk është kthyer në Kosovë.

Hoxha tha se duke u bazuar në informacionet e Sigurisë së Kosovës dhe të partnerëve ndërkombëtarë, Muhaxheri vazhdon të jetë në Siri. “Sipas informacioneve të institucioneve të Sigurisë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë vlerësohet se Lavdrim Muhaxheri edhe me tutje vazhdon të jetë ne zonën e konfliktit ne Siri”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Mirëpo, burime nga shërbimi sekret italiane në Kosovë që i kishin thënë, L’Espressos se “kasapi i Kaçanikut” (një qytet i vogël në Kosovë, në kufi me Maqedoninë i njohur si qendër e xhihadistëve) prej disa muajsh është kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300­400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

1 komente në “Është kthyer në Kosovë Lavdrim Muhaxheri? Ja çfarë deklaron policia…”

  1. Giannis Kasapis says:

    Lion is back

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje