Ish-zyrtari i Transporteve në Sarandë, Klemend Balili rezulton i varfër.
Burime nga krimi ekonomik dhe Krimet e Rënda i thanë Report Tv e Shqiptarja.com se, nga verifikimet e deritanishme rezulton zyrtarisht se Balili është person pa prona në emrin e tij dhe po ashtu ai nuk ka llogari bankare të cilat kanë gjendje parash ne vlera të larta.
Prej më shumë se 2 javësh ndaj Balilit po kryhet një hetim pasuror paralelisht me operacionin për gjurmimin dhe kapjen e tij, arrestim i cili kërkohet si nga autoritetet e drejtësisë greke dhe ato shqiptare.
Sipas autoriteteve greke Balili është konsideruar “Escobari Ballkanit” dhe dyshohet se qëndron pas një grupi kriminal të trafikut të drogës, por këtë akuzë ai e ka mohuar publikisht duke e cilësuar se gjithçka është sajuar me prapavijë politike.
Pavarësisht se policia shqiptare po vijon kërkimet për kapjen e tij, ende asnjë gjurmë nuk është pikasur ndaj ‘Escobarit të Ballkanit”.
beni nje fushate per te mbledhur ndonje lek per kete te “varfrin” ti kete per vit te ri!!!!
ai hoteli ne sarande qe vlen nja 5 a 6 milione euro nuk quhet pasuri ??????