Kodheli kujton amanetin e gjyshit në takimin me veteranët: U përjashtua nga PPSH, por i mbeti bindjes së LANÇ-­it

27 Dhjetor 2016, 18:26Sociale TEMA

Me rastin e festave të fundvitit, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka zhvilluar një takim me ish-veteranët.

Teksa ka folur para tyre Kodheli theksoi se pa mbështetjen e këtyre njerëzve që kontribuuan për vendin Shqipëria nuk mund të shkojë në Europë. Ndër të tjera ministrja ka ndarë me ish-veteranët disa kujtime që lidheshin me gjyshin e saj, ish-ushtarak.

“Por ne nuk mund ta drejtojmë Shqipërinë dhe nuk mund ta çojmë Shqipërinë në Europë pa mbështetjen tuaj, pa eksperiencën tuaj, pa dashurinë tuaj për atdheun, pa dashurinë tuaj për nipërit dhe mbesat, pa mësimet tuaja, të cilat vazhdojnë të mbeten të vyera dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla edhe kur ju megjithë që ju uroj edhe 100 vite të tjera, të mos jeni më në këtë jetë. Mua më kujtohen amanetet e gjyshit tim, një burrë i gjatë në shtat, që familja e të cilit kishte derdhur të gjithë pasurinë për Luftën Nacional Çlirimtare.

Ai mundi të bëhej edhe gjeneral në kohën kur gradat nuk ekzistonin akoma. Pastaj për arsye thjesht politike u zhvesh, u largua nga ushtria, u përjashtua nga partia, por vazhdoi të mbetet i bindjes se Lufta Nacional Çlirimtare ishte ajo e duhura, ishte ajo që çliroi atdheun nga pushtuesit. Ishte ajo që i dha Shqipërisë dinjitet, pavarësisht se Shqipëria më vonë u izolua në një kohë që duhet të hapej.”, tha Kodheli.

1 komente në “Kodheli kujton amanetin e gjyshit në takimin me veteranët: U përjashtua nga PPSH, por i mbeti bindjes së LANÇ-­it”

  1. kallamani says:

    e shtun osht e shtun..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje