Kokëdhima në Zululand: "Po të ketë garë në PS, do kandidoja qysh sot për postin e kryetarit"; në fund i drejtohet Nanos: Ti duhet të bëhesh misionar, si unë"

27 Dhjetor 2016, 20:46Sociale TEMA

Sot në Zululand, Nano pati sërish të ftuar Koço Kokëdhimën, me të cilin vijoi bisedën e një dite më parë.

Përballë vëzhgimit të Nanos, që “politikanët shqiptarë e kritikojnë kryetarin e partisë vetëm kur e pësojnë vetë prej këtij të fundit, gjë që tregon se marrëdhënien e e tyre me të nuk e ngrejnë mbi parime apo ide”, Kokëdhima tha se ky nuk është rasti im.

Ai përsëriti idenë se “nuk ka për ta mohuar asnjëherë miqësinë me Edi Ramën, dhe se Edi Rama nuk ka për të qenë armik i tij”. Por ai tha në të njëjtën kohë, se Rama pengon demokratizimin e partisë. “Me demokratizim të partitë kuptoj hapjen dhe krijimin e kushteve për garë të barabartë për të gjitha postet e mundshme; në PS duhet futur praktika e primareve”, tha Kokëdhima dhe shtoi: “Mënyra se si funksionojnë partitë duhet të organizohet mbi bazën e një ligji, që duhet bërë në parlament, e jo mbi bazën e statuteve që shkelen në çdo moment”.

Pyetjes së Nanos, nëse “do të kishte kandiduar për të marrë kreun e PS-së në rrethanat që do të adoptohej praktika e primareve”, ai iu përgjigj në mënyrë pohuese. Në debat e sipër me Nanon, Kokëdhima iu drejtua moderatorit të Zululandit me fjalët: “Zëri yt është i rëndësishëm në këtë vend, por problemi yt është se ti nuk je misionar. Ti duhet të bësh misionar si unë.”

12 komente në “Kokëdhima në Zululand: “Po të ketë garë në PS, do kandidoja qysh sot për postin e kryetarit”; në fund i drejtohet Nanos: Ti duhet të bëhesh misionar, si unë””

    1. adi says:

      Kane ikur nga PS plot e plot figura ne keta 25 vjet. Njerez si Fatos Nano qe themeloi e plot e plot te tjere qe kane derdhe gjak e djerse per ate parti .
      Ndersa ky me 2 dite qe e futi rama nga dritarja dhe per 25 vjet beteje e vetme qe ka bere ka qene grabitja e shqiptareve bashke me saliun nuk na iken dot , po do edhe kryetarllekun?
      Ky eshte vertet per personazh komedie.

  1. tonini says:

    Po jo ti,se je po aq i pabesushem sa vete saliu.P.S eshte parti e madhe,po elektorati i saj eshte uragan,po atehere kur ata e vleresojne se e justifikon besimin e tyre.Je i forte ekonomikisht,po je i lodhur menderisht.

  2. ATDHEU says:

    E mer Koqe, je ftof n’tajare.

  3. Doli ky lugati qe nuk paguan punonjsit me muaj e i le pa siguracione.O te djefsha majtizmin tend o hajdut djerse e gjaku te punetorve,o njeri pa din e iman qe e rope shtetin nepermjet Saliut e Rames me tendra ku nuk pagove as nje takse.Ta vune drune socialistet e Vlores ne baze ne fillim,pastaj ata te qendres.Te rrente mendja se Rama do te bente president sa thoje ne Sarande e Delvine se me 2017 portreti im do jete ne mur.U bere i padurushem me ligesine e mashtrimet e tua per vete socialistet.

  4. sit... back..and relaks →→→ says:

    ca jane 40 vjec e siper duhet te ikin nga politika dhe funksionet drejtuese ne shqiperi. perndryshe do kemi ne vazhdimesi loqe pas loqeje ne krye te vendit.

  5. xhemi says:

    Po o Koqo, do kandidoje dhe do haje nje MUT te madh!!!!!
    O i ziu ti, qe po te jetoje ne perendim, do ishe me kohe ne burg, po ke fatin (si shume te tjere), qe jeton ne ate shtet leshi edhe kapardisesh, si kokebosh qe je.
    I ke likujduar punetoret per kete vit, o zorraxhi????? Ooo pika ty edhe atyreve, qe te bene pron(k)ar e depudhjere ty!!!!!

  6. Liri says:

    Ky eshte thjesht nje “Megallomani” .Aktor me te mire per te luajtur rolin e “Xhaxhit” zor se gjen.Liri

  7. Shefi says:

    Po mire o Koco, je vertet partizan i parimeve qe zgjedhja te behet nga baza. Po si e shpjegon qe kryeplaku ne Qeparo (fshati yt i lindjes) qe prej 2002 vazhdon te jete nje njeriu yt. Kaq i mire eshte ai, sa qe populli vdes per ta patur ate si kryeplak?

  8. Vlonjatet socialiste says:

    Ti nuk fitove as ne Vlore per antar i asamblese ,do fitoje per kryetar partie !!!!!!!!!e bere lemsh PS e Vlores duke zgjedhur demokratet me Sadritin ne kryee e ca balliste te ardhur nga familje fshatare te degjeneruar .Zhduku Koco e mos na caj koken qelbesire burre.

  9. Alidemsi vjeter says:

    Ky eshte vellai i aktorit qe luan rolin e kaporal Pelegrinit……Kush e vrau kaporal Pelegrinin?Une ! E pse?Se me shau Partine time….Ha..ha..ha..

  10. alphade says:

    Ky Koka -i – dhime e mat veten me hijen e mengjezit !!!
    Edhe sikur 100 gara te besh me Ramen perseri Rama
    del Kampion ! Nuk ke Koke ,zoti Dhima per te qene lider
    i PS . Prandaj po ta perseris edhe nje here mos e mat veten
    me hijen e mengjezit sepse nuk te shkon . Merru me bizne-
    sin t.end dhe mos u merr me politike !! ” Zapatero a tus Zapatos” !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje