Nuk ka shpëtim për gjyqtarët dhe prokurorët e përfshirë në afera korruptive. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë marrë shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit dhe për këtë arsye janari pritet që të vijë me surpriza.
Lëvizja e parë do të jetë procesi i vetingut të gjyqtarëve, ku të gjithë do i nënshtrohen skanerit të pasurisë, punës së deritanishme dhe figurës. Sipas ligjit të vetingut, kushdo që nuk justifikon dot pasurinë, që ka pasur kontakte me kriminelë dhe ka shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës, do të duhet që ta mbyllë këtu karrierën, mirëpo nuk do të jetë kaq e thjeshtë për ata që kanë bërë vërtet shkelje.
Sipas kontakteve me anëtarë të komisionit të reformës në drejtësi, në rast se gjatë vetingut rezulton se dikush ka fshehur pasurinë, apo ka abuzuar me detyrën gjatë këtyre viteve, atëherë ai do të duhet që të japë llogari para Prokurorisë Speciale. Askush nuk do i shpëtojë drejtësisë me nisjen e reformës në gjyqësor dhe ligjet janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë mënyrë arsyetimi.
Sa i takon vetingut, ILDKP do të dorëzojë të dhënat e pasurisë për secilin gjyqtar dhe atje ku ajo mendon se ka shkelje atij do i bëhet një kontroll i imtësishëm. Ndërkohë nga ana tjetër në ligjin për SPAK thuhet e hetimet nisin që në momentin që ka një indicie, mjafton dhe nga dëshmia e një individi. Në këtë mënyrë çdo gjyqtar që do rezultojë me probleme nga vetingu, do të duhet që të justifikohet se si e ka vënë deri më tani pasurinë që ka. Për këtë arsye pritet që në ditët në vijim të ketë dorëheqje masive.
E vetmja mënyrë për të shmangut vetingun është dorëheqja dhe në mënyrë që të shmanget zbulimi i pasurisë, pritet që të ketë një sërë dorëheqjesh. Për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri do të ndiqet shembulli kroat. Sipas burimeve prokurorë të ndryshëm do të vijnë në vendin tonë dhe të trajnojnë prokurorët shqiptarë.
BE do të ofrojë fonde për trajnime dhe madje do të sjellë vetë ekspertët nga Kroacia, por dhe vende të tjera si Rumania, etj., të cilët do japin asistencën e tyre.
Tani doktoret e korruptuar do presin pacjentet e korruptuar qe ti paisin me raporte mjekesore per te veshtiresuar hetimet.Mendoj se vetingu duhet te merret edhe me doktoret!
Ne B U R G plehrat se e shkaterruan kete vend dhe e bene te pajetushem.
Pashe Zotin, verifikoni gjyqtarin qe nxori Like Floririn te pafajshem. Eshte e theshte ta gjeni: eshte Besnik Hoxha. ka blere ghjithe ate shtepi mu ne qender te Tiranes; pas 15-kateshit.