Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë në mbrojtje të ligjit themeltar të shtetit që dha verdiktin për ligjin e vettingut dhe ka ende në dorë dy ligje të rëndësishme për reformën në drejtësi, funksionon me gjyqtarë të cilëve iu ka mbaruar mandati.
Juristit Vladimir Kristo, i ka përfunduar mandati 9 vjeçar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese që në muajin prill të vitit 2016.
Aktualisht ai shfrytëzon hapësirën kushtetuese që përcakton për vijimin e detyrës deri në emërimin e pasardhësit.
Kjo rrugë nuk u ndoq nga kolegu i tij Sokol Berberi, i cili në muajn shtator dha dorhëqjen, duke mos pranuar të jetë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pasi mandati i kishte përfunduar prej muajt mars.
Po ashtu Bashkim Dedjes, i ka përfunduar mandati si kryetar i Gjykatës Kushtuetuese, ndërsa mandati si anëtar i përfundon në muajin maj të vitit 2019.
Në detyrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Dedja u zgjodh në tetor të vitit 2013, dhe në bazë të Kushtetutës mandati i tij ka përfunduar prej 2 muajsh, pra në tetor të vitit 2016.
Për pak muaj, mandati i përfundon dhe anëtares tjetër të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtares Vitore Tusha, e cila ashtu si Kristo dhe Dedja votuan për rrëzimin e ankimimit të PD për ligjin e vettingut.
Zonja Tusha është zgjedhur si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit 2008 dhe mandati i saj 9 vjeçar përfundon në mars të vitit 2017, raporton Oranews.
Gjykata Kushtetuese do të vijojë të funksionojë dhe për shumë muaj me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë dhe me mandate të përfundura për një pjesë të tyre.
Pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të jetë trupa kushtetuese aktuale, por dhe emrat të cilët aspirojnë për vendet vakante të krijuar prej muajsh.
Dy ligje presin gjykimin e Kushtetueses, ai për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve i ankimuar nga Unioni i Gjyqtarëve dhe ligji për funksionimin e institucioneve mes tyre KLGJ dhe KLP i dërguar nga PD për interpretim kushtetues.
Mbajeni mend shqiptar te dashur ky fakt do te jete nje “prove” qe PD te mos e pranoje vendimin e kushtetueses per Vetingut,ju siguroj se kjo klike nese nuk i ka mbetur dere tjeter per ta kundershtuar do ta perdore presednikun nishani dhe sdo ta nenshkruaje zbatimin!