Për Lirimin e parakohshëm nga burgu i ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet, ndaj treshes së gjyqtarëve të shkallës së parë të qytetit bregdetar. Ndaj Tritan Hamitaj, Fejzo Hysi dhe Shpëtime Pitarku, të tre pjesë e kolegjit penal, krimet e rënda kanë krijuar dyshime të arsyeshme se, në rastin e Lulzim Berishës, secili nga gjyqtarët ka shkelur ligjin.
Burime nga akuza, theksojnë se gjykata e shkallës së parës në Durrës, ka shmangur procedurën normale te kundërshtimit të urdhrit të ekzekutimit që nxjerr prokurori. Vendimi i uljes së dënimit të dhënë nga Hamitaj, Hysi e Pitarku, u trajtua si një çështje administrativo- penale, duke përjashtuar prokurorin nga salla e gjyqit, e duke lënë të pranishëm vetëm juristi burgut, tashme të shpallur në kërkim, Tedi Labi. Shkelja e ligjit dyshohet të jete bërë si, përsa i përket procedurë se ndjekur, ashtu edhe për aplikimin në mënyrë të gabuar te ligjit për amnistinë, raporton Vizion Plus.
Prokuroria e krimeve të rënda dyshon se, gjyqtari Fejzo Hysi ka zbatuar gabim ligjin për amnistinë, duke i zbutur ish-kreut të bandës së Durrësit dënimin e marrë për armëmbajtje pa leje në kushtet kur ai ishte dënuar për vrasje. Sipas dispozitave ligjore, Gjykata kishte aplikuar dënimin me te rende atë të vrasjes për Lul Berishës dhe në këtë mënyrë, atij ishte hequr dënimi i armbajtës pa leje, sepse i ishte njësuar dënimi.
Pra përfitimi i uljes së dënimit nga armëmbajtja pa leje nuk ekziston në këtë rast. Nga ana tjetër, prokuroria e qytetit bregdetar ka dërguar për rekurs në gjykatën e lartë vendimin e lirimit të me kusht të ish-kapobanda e Durrësit, pasi akuzohet, për disa vrasja e trafik ndërkombëtar droge.
Futeni kriminelin ne burg perseri ,bashke me gjyqtaret e lirimit te tij .
Kjo tregon se drejtesia shqiptare funksionon, megjithe patrapazlleqet dhe korrupsionin ekzistues ne ‘te. Nese ka shkelje te procedures se lirimit, atehere eshte e qarte qe me dashje apo pa dashje kemi abuzim nga ana e gjyqtarve. Nese ky nuk eshte rasti i pare i shkeljes se ligjit nga keta gjyqtare, atehere ata ta bejne sa me pare vetdenancimin, e te shkojne ne banken e te akuzuarve; keshtu edhe i kursejne leket arkes se shtetit me procese te stergjatura hetimi e gjykimi.
Nese hapim dosjen e Lulzim Berishes do veme re se eshte ngritur shtes pas shtese me deshmitare te rreme njeri pastjetrit te cilet sot e kane pohuar qe jane paguar nga dikush per te burgosur Lulin, dhe luli po te ishte kriminel do i kish vrar sot ata. E gjitha ka qene potenca e tij per ato nr votash. Pastaj vet politika e drejtonte dhe per kete kam dy prova. Potenca e Lulit vinte jo nga dhuna por nga respekti i cili ndihmonte njerzit. Ai ka bere 10 vite burg me te padrejte dhe vertet mendoni se do ia thurni perseri kurthin per ne burg? Ai esht nje e un jam nje shqiperi qe jam me te… Beni mire ti mbyllni kto puseta muti 10 vjecare se do zhysni veten. Ka shume gjykata nderkombetare te cilat do gjykojne ne cmenyre u gjykua lulzim berisha ne 2005. ?
E verteta eshte qe ka shume lidhje me politikanet si ne durres dhe ne tirane dhe e dyta
LEKU ben qe ky ish-kapobanda e durrsit te lirohet nga gjygjtare? (me vrases se ai i pari) dhe qylazhi te lekut,ketu nuk behet fjale per 100.000€, une mendoje me shume pasi eshte nje zinxhire i madh qe marrin % nga kjo shume e madhe parashe ,duke filluar nga drejtori i burgut(kam njerez nga afer qe njohin shume mire ket maskara dhe qe ka lidhje direkt me kapot e lsi ne durres qe rrine vetem neper bar-resorante ne te gjithe durrsin per te gjetur persona qe kane probleme me drejtesine dmth ne burg per te paguar ulen vitet ose lirohen (rasti i mesiperm) nejse te kthehemi tek krimineli i mesiper qe ne durres shume e veshtire te jetoje gjate pasi mire qe ka vrare shoket e ngushte pasi i pjesa me mire e tortes i takonte
ketije kapobande por kush nuk bindej i fuste plumin sic ndodhi kur vrau shokun e tije me te ngushte dhe me trim i ndjeri Klod S. i vret vellain e dyte Shkelqimin pasi shqerohej me
Klodi dhe nuk perfundon me dy vllezer te vrare por i vret dhe vllain e trete qe nuk kishte lidhje me krimin e organizuar pasi shikonte pune e tije e shume e shume krime te tjera qe shume nena qe presim te pakten nga DREJTESIA SHQIPTARE BURGIM TE PERJETSHEM
per ket vrases.
Ato gjygjtare qe leruan Lul Berishen jane shume me te rrezikshem se kapo banda e Durresit. Luli ka vrare 5 persona por keto tre gjygjtare kan vrare shume me teper se i pari. Po ti behet nje rishikim denimeve qe kan dhene keto tre gjygjtare gjate perjudhes kohore ne karjere do te numeroni me qindra te vrare per faj te ketyre gjygjtareve.