Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka zgjedhur gratë kryefamiljare për t’u ardhur në ndihmë në prag të festave.
Majko u ka shpërndarë grave që rrisnin të vetme fëmijët në Njësinë 5 gjelin e detit dhe ëmbëlsirën tradicionale të Vitit të Ri.
“Gratë kryefamiljare që mbajnë të vetme fëmijët… Të “padukshme” ato mbartin një hall që ndryshon nga të tjerët.
Shpërndamë në Njësinë 5 për mbi 100 raste, gjelin e detit dhe bakllavanë për festën e vitit të ri. Faleminderit për ata që kontribuan”, shkruan Majko në “Facebook”.