Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, organizoi aktivitetin kombëtar “ Festat duan dashuri”, ku në cdo qëndër të përkujdesjes, nga 28 të tilla në të gjithë vendin, u organizuan festa dhe u shpërndarë dhurata. Kryeministri Rama dhe çdo anëtar i kabinetit qeveritar ishte pranë një qëndre për të kaluar orë festive dhe shprehur solidaritetin dhe dhënë mesazhin e përkujdesjes ndaj njerëzve që kanë më shumë nevojë. Thirrjes së MMSR për t’ju bashkuar në këtë ditë festive me dhurata dhe organizime festash, ishin organizata jo qeveritare dhe mediat kryesore në vend.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, ishte pranë Shtëpisë së të Moshuarve në Polican.
“Ne jemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, së bashku me kryetarët e bashkive, së bashku me televizionet kryesore të vendit për të kërkuar që disa ditë para vitit të ri ne të festojmë me të gjithë ju që keni nevojë për dorën e shtetit. Paketa e solidaritetit që kryeministri Rama përgatiti për këtë fundviti është në masën më të madhe për pensionistët, 6 000 lekë jepet për cdo pensionist për festat e fundvitit dhe po ashtu kemi 100 milionë dollar rritje rrogash dhe pensionesh për vitin tjetër” – deklaroi ministri Klosi.