Shtepia e femijeve ne Shkoder pajton bashkine me qeverine

28 Dhjetor 2016, 13:40Sociale TEMA
Shtepia e femijeve ne Shkoder pajton bashkine me qeverine

 

Shtëpia e Fëmijës 6-18 vjec në Shkodër është një institucion që administrohet nga Bashkia Shkodër. Janë gjithsej 27 përfitues në këtë qendër. Fëmijëve u ofrohen shërbime psiko-sociale, këshillim, kujdes shëndetësor, shërbime bazë si ushqim, veshmbadhje, shërbim edukues si: arsim, kurse kualifikimi, kurse formimi dhe aktivitete kulturore e sportive.

#FestatDuanDashuri është një nismë e drejtuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, që u zhvillua gjatë gjithë ditës 28 dhjetor në 28 qendra të kujdesit social në të gjithë vendin.

Ministra, zyrtarë qeverie, përfaqësues bashkie, ishin të pranishëm në këto qendra të ndryshme për të shpërndarë dhurata, por mbi të gjitha për të krijuar atmosferë festive dhe për të dhuruar dashuri për njerëzit në nevojë dhe shtresat vulnerable të shoqërisë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje