VIDEO/ Dëbora mbulon "Rrugën e Kombit"

28 Dhjetor 2016, 19:06Sociale TEMA
VIDEO/ Dëbora mbulon "Rrugën e Kombit"

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët, i ftohti siberian ka “pushtuar” Shqipërinë në këto ditë të fundit të vitit 2016.

Për pasojë kjo ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës, kryesisht në zonat malore.

Kështu, qyteti  i parë që është “zbardhur” nga dëbora pasditen e sotme ka qenë Korça.

Ndërsa menjëherë pas saj bora ka mbuluar edhe veriun e vendit.

Për pasojë “Rruga e Kombit”, është përfshirë nga reshje dëbore, të cilat duket se sapo kanë nisur.

Për pasojë, Ministria e Transporteve, ka këshilluar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të përdorin zinxhirët, në rast se do të kalojnë në Rrugën e Kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje