Stafi i Ujësjellës-Kanalizime shpërndan ndihma për familjet në nevojë

28 Dhjetor 2016, 16:15Sociale TEMA
Stafi i Ujësjellës-Kanalizime shpërndan ndihma për familjet

Stafi i Ujësjellës Kanalizime Tiranë mblodhi një sasi ndihmash të cilat iu shpërndanë familjeve në nevojë të Njësisë Bashkiake numër 9 në Kryeqytet.

Shpërndarja e ndihmave u krye gjatë një aktiviteti të zhvilluar në qendrën sociale të bashkisë së Tiranës, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Drejtori i përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla theksoi se këto ndihma janë një kontribut i stafit të këtij enti publik, të cilët mendojnë se solidariteti njerëzor, përveçse një vlerë  e rëndësishme e shoqërisë, është edhe detyrim qytetar i çdonjërit prej nesh.

“Kemi 2 mundësi, të ankohemi pse gjërat s’janë mirë, ose të bëjmë diçka t’i përmirësojmë! Faleminderit kolegëve të Ujësjellës Kanalizime Tiranë për ndihmat në Njësinë 9”, është shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje