Shtetasja 39-vjeçare me iniciale E.L. që denoncoi gardistin për përndjekje ka dhënë deklarime paraditen e së martës në prezencë të oficerëve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Ajo e ka akuzuar efektivin e Gardës së Republikës, Leard Xhika se e përndjek prej së paku 5 muajsh.
Në dëshminë e saj ajo ka treguar episodet që i ka konsideruar më problematiket, që i kanë shkaktuar stres dhe ankth, raporton Panorama.
“Kam pasur një lidhje gati 5- vjeçare me Leard Xhikën, lidhje që ai vendosi t’i jepte fund 5 vjet më parë kur u fejua me gruan që ka tani.
E respektova vendimin e tij dhe vazhdova punën time.
Ndërsa ai ka gati 5 muaj që më shqetëson.
Më ka shkaktuar jo pak probleme, pasi më bezdis në telefon orar pa orar.
Më del në rrugë, madje më ka ardhur edhe në shtëpi, duke dashur të futet brenda me forcë.
Kanë ndodhur dy raste të tilla dhe ia kisha bërë të qartë që do ta denoncoja në Polici, pasi deri tani po e falja për hir të familjes së tij”, është shprehur 39-vjeçarja.
Në Polici ajo ka dorëzuar edhe disa mesazhe në formë presioni që ai i kishte dërguar në celular gjatë kësaj kohe.
Punonjësi i Gardës së Republikës, Leard Xhika, 29 vjeç, është vënë në pranga pasditen e së martës, pasi ka përndjekur prej 5 muajsh ish-të dashurën e tij 10 vjet më të madhe.
Dhe tani futë ne mundë te tjeret qe ti shkerdhejnë gruan pasi zjarri duhet fikur.