Shkrumbohet nga flakët automjeti i një punonjësi të Shërbimit Informativ të Shtetit në Elbasan.
Makina tip Opel Corsa me targë AA 7510 B në pronësi të punonjësit të SHISH me inicialet E.L. është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Cërrikut.
Automjeti ishte parkuar pranë banesës së punonjësit të SHISH.
Ende nuk dihet mënyra e djegies.
Por sipas të dhënave të para zjarri është vënë ose me benzinë, ose me lëndë plasëse, pasi gjatë djegies është konstatuar edhe shpërthim, raporton “Infoelbasani”.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët dhe policia të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet janë shtrirë në ndonjë hakmarrje të mundshme për shkak të detyrës ndaj punonjësit të SHISH.
Keni degjuar ndonjehere per ruajtje te privatesise se njerezve, ju shpellare gazetare? Perse ne te gjitha rastet, ju publikoni emrin, apo inicialet e emrit si edhe numrin e targes se makines? Po targa e makines, perse duhet te publikohet? Kujt i duhet nje informacion i tille?
Ju e keni kuptuar mbrapsh lirine e gazetarise ashtu siç e kuptojne shumica e shqiptareve demokracine, qe do te thote, e keni kuptuar si liri veprimi pa patur parasysh pasojat.