Tragjedi në Tepelenë: Gruaja digjet brenda në shtëpi, bashkë me foshnjën 6-muajshe

27 Dhjetor 2016, 17:24Kronika TEMA

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Tepelenë.

Raportohet se një grua bashkë me fëmijën e saj vetëm 6 muajsh kanë humbur jetën, pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët.

Deri më tani nuk dihen identiteti i viktimave.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një rrjedhje gazi.

“Në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, në katin e parë të pallatit, në banesën e shtetasit G.Sh, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit kanë gjetur vdekjen gruaja e tij shtetasia E.Sh, 35 vjeçe si dhe djali 6 muajsh”, bën me dije policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje