Durrësi i vjetër në pamje të rralla: Kur këneta ishte det

30 Dhjetor 2016, 19:50Dossier TEMA
Durrësi i vjetër në pamje të rralla: Kur këneta ishte

Nga Mark Brunga

Në një dokumentar të vitit 1936 të shekullit të kaluar na vijnë pamje mjaft të shkurtëra por me vlera historike se si ishte zona e Porto Romanos, një pikë  strategjike ndër kohëra ashtu dhe mjaft ekonomike për qytetin. Kujtojmë që sot, me emrin e Porto Romanos lidhet dhe emri i Damir Fazlliçit.

Dhe pamjet që ofronin sekuencat dokumentare të Porto Romanos nxitën kuriozitetin për të kërkuar disa materiale të tjera lidhur ato vite, sidomos fotografike, ku  duket zona mund të ketë qenë e lundrueshme, gjithmonë para disa shekujve. Pra, është fjala për zonën nga qyteti deri të Ura e Dajlanit. Është një zonën që njihej si kënetë, por që dikur ka pasur det; madje janë zhvilluar edhe beteja detare. Që deti ishte shumë në thellësi të kënetës na tregon qartë  një gravure të  shekullit të 16-të e  gjendur në Kroaci, në librat dokumentare të botuara në ato vite latinisht, nga Johanennes Lucius “Inscriptione Calmaticae” 1723.

Në foton që po e botojmë, duken pamjet që tregojnë se nga Durresi deri në Porto Romano  ka pasur det dhe se në nje pjesë të shkurtër tokësore që lidhte detin me Porto Romanon, ka funksionuar një kanal i  gjerë. Madje nëse shikohet me imtësi ky dokument, mes hartës dhe skicës së zakonshme, në zonë e Spitallës së sotme ka ekzistuar edhe një urë e vecantë, ku kalonin qerret dhe karrocat nga pjesë të ndryshme te banuara. Përballë duket një ndërtesë masive që mund të jetë edhe tempull. Po ashtu një tempull tjetër shquhet edhe në lartësitë e kodrinës së Porto Romanos në një linje me bedenat e murit mbrojtës të asaj  periudhe.

Një të dhënë historike mbi këtë gjeografi të shtrirjes së detit ne atë periudhë,  na e sjell dhe një tabllo me interes të madh si  historik, studimor ashtu dhe kulturor nga një pikturë që ndodhet në Muzeun e Historisë Detare të Venecias në Itali. Piktura është tablo në kanavacë me bojra vaji, e cila na sjell episode të një beteje detare të flotës ushatrake veneciane nën komandën e Kapitenit  Dabrota, në një betejë kundër pirateve

Piktura që paraqet gjirin e thellë të Durrësit është e vitit  1756  dhe i përket  shkollës italiane të pikturës, (shekulli 18). Edhe në të duket shtrirja e gjërë e detit deri në afërsi të Porto Romanos së sotme. Një pjesë e fortifikimeve të dikurëshme të zonës kanë  mbijetuar deri sot në këtë rajon. (Tesheshi.com)

6 komente në “Durrësi i vjetër në pamje të rralla: Kur këneta ishte det”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    a e dine sunitet se Karavastaja vjen nga greqisht Karavostasi[stacioni ose qendresa e karaveve[anijeve]..!!!!
    pra,nga KARAVOSTASI u degjenerua ne KARAVASTAJA nga sunitet gjaxore……….

    1. armand says:

      Ti greku si ma shpjegon faktin qe une,shqiptari,te ve ne nje kandar ty dhe sunitet?
      Fjalen “karavasta” ma perktheve nga “greqishtja” antike o nga greqishtja moderne?

    2. e di si eshte puna says:

      Nese “kara” = i zi, eshte greqisht dhe jo turqisht,atehere ti PISOGLENDI me siguri je kara-pontios nga Trapezunta!
      Nese “vasta” = hapesire gjere, nuk eshte latinisht,atehere ti PISOGLENDI je kara-manlis nga Kapadokia!
      Karavastaja eshte nje lagune (ujra pothuaj te palevizshem,te ndare nga deti me nje rrip te holle toke) pra pak a shume nje mocal,i shkeputur nga deti,ku nuk ka arsye te kete stacion anijesh (sepse anijet nuk mund te hyjne aty). Perpjekjet e historianeve qe cdo gje ta shpjegojne nepermjet helenishtes (jo greqishtes se pisoglendeve te sotem) ne shumicen e rasteve eshte e pallogjikshme! Po ky trend ka qene shume ne mode dikur,prandaj jane thene dhe thuhen gazmore te tilla ?
      Kuptimi : vend i gjere dhe i erret,eshte krejt i llogjikshem dhe i kuptueshem per nje mocal!

  2. gerrmuki says:

    c osht mer kjo foto?
    ai maloku I kthy me kurriz duket si me pantolla xhinse t zeza me xhepa pllak
    kurse ai maloku tjeter qe osht pertok duket sikur ka hap laptopin perpara syve,
    dhe ,maloku I tret I paska qeth floket shkurt ke berberi I lagjes..
    dhe,ato pushket I mbajn si kalamajt pushkt prej druni ke loja luftash…

  3. I ziu qe ta shkyu says:

    Eshte turqisht mor tyt
    Kara qe do te thote I zi ,e zeze
    Si psh. emrat e dylbereve greke Karamalis,Karamanos
    Karadashian:) etj
    Per shtesen vasta nuk e di
    Mbase vari qillot tipave si ty grekoqir

  4. vangjel deti says:

    a e din se nga vjen fjala greke karaveve,anije pra?
    vjen nga shqipja e brutalshme kar,dhe ka kte origjin.
    kur greket i hypnin karave shqiptar ndiheshin si n heven. kur qiheshin n byth me shqiptart pra. dhe shqiptart i thonin :hypja karit. dmth,hajde t rras Karin.
    te njejten gje,knaqsi pra,ndjenin greket kur benin xhiro me vaporr. normal. edhe kalamajt hyping neper autobuza trena etj dhe thon: hajde bejm qejf me autobuz,me makin,me vark..anije…..tren
    dhe u mikst,u ngatrru kshtu qejfi i bythes greke “hyp n kar” shqiptar me qejfin kur hypte n anije duke dhen fjalen karavella,anije,
    pra rrenja gramatike e fjales greke karavella esht kari hekurbeton shqiptar,ky rrap mashkullore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje