Për fundin e vitit 2016 gazeta “Financial Times” ka përgatitur një kuiz me pyetje nga kultura. Fituesin e kësaj sfide kulturore e presin 52 shishe shampanjë të markës Laurent-Perrier Cuvée Rosé.
Një nga pyetjet e kuizit, ajo e treta, lidhet me Gjermaninë: “Për herë të parë në treg prej 65 vjetësh!” një shitës pasurish të patundshme në Los Anxhelos ofroi për thuajse 15 milionë dollarë në muajin gusht një vilë me pesë dhoma për ta shkatërruar. Pas një zhurme që shkaktoi ky lajm rreth 5000 milje larg, shteti gjerman vendosi ta blejë atë. Përse?
Gjermania vendosi ta blejë vilën në fjalë në periferi të Los Anxhelosit , sepse ajo ishte shtëpia e dikurshme e shkrimtarit gjerman Tomas Man (Thomas Mann). Sipas planeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kjo vilë do të përdoret si rezidencë për artistë të rinj të talentuar në Kaliforni. Vila ka një kopsht të madh përreth dhe meqë nuk ishte nën mbrojtje si monument kulture ndonjë investitor privat mund ta blinte, ta shkatërronte dhe të ndërtonte aty ndonjë objekt tjetër më fitimprurës. Në këtë shtëpi Tomas Mani shkroi veprën e tij “Doktor Fausti”.
Kurse pyetja e 38-të e kuizit duhet të jetë e lehtë për shqiptarët: “Cili kryeministër i një vendi të Ballkanit është një artist, që ka punuar dikur si profesor i arteve të bukura?
Tallni b..them me burdellon shqiptare Al-banistan…
“Kuiz”=quiz
“Kaliforni”shkruhet California sepse eshte emer i pervecem. Neqoftese kerkon te gjesh ne Google “kalifornia” nuk besoj te gjendet
Mero Baze (shqipe) ngelet Mero Baze ne anglisht
Gazeta “tema” duhet te organizoi kurse kualifikime per gazetaret e saj dhe te kerkoj ndihme nga shqipetaret qe ndodhen kudo ne bote per fjalet qe nuk i kupton kur bene perkethime nga nje gjuhe e huaj ne shqipe