Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij të fundvitit, ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se nuk ka asnjë dyshim se kush do t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa konfirmoi se do të kandidojë sërish në Vlorë, në zgjedhjet e ardhshme.
“As ju nuk dyshoni se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme sikurse nuk dyshoj as unë.
A keni parë ju ndonjë, apo keni lexuar për ndonjë që ikën nga Vlora nëse ka një lidhje me Vlorën?
Unë nuk njoh ndonjë.
Kush ka lidhje me Vlorën, nuk e harron dot asnjëherë.
Edhe kur spostohet për të jetuar në Tiranë, si ime më, asnjëherë nuk i shkon mendja që është nga Tirana apo Vlora vjen pas Tiranës.
Vlora është gjithmonë e para”, tha Rama.
Kandido ne Durres dhe hiq Dakon, se po e merr lumi ate qytet, me shijen fshatareske dhe anti-estetike te Vangjos.