Presidenti Nishani dekreton dy ambasadorët e rinj në Greqi dhe Kinë. Emrat...

30 Dhjetor 2016, 22:57Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar edhe dy ambasadorë të rinj, që ditët e fundit ishin në Kuvend. Burime zyrtare thanë se dekretet janë bërë publike ditën e sotme.

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Selim Belortaja, ambasador në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë, Republikën Socialiste të Vietnamit dhe në Mongoli, jorezident.

Presidenti Nishani dekreton edhe emërimin e zonjës Ardiana Hobdari, ambasadore në Republikën e Greqisë, rezidente, si dhe në Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë si dhe Republikën e Armenisë, jorezidente.

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, dhe të nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Selim Belortaja, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë, Republikën Socialiste të Vietnamit dhe në Mongoli, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 9926

Tiranë, më 29.12.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 D E K R E T PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, dhe të nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Ardiana Hobdari, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë si dhe Republikën e Armenisë, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 9925

Tiranë, më 29.12.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

2 komente në “Presidenti Nishani dekreton dy ambasadorët e rinj në Greqi dhe Kinë. Emrat…”

  1. Qytetar says:

    Qënka lodhur shumë i shkreti Nishan

  2. ben says:

    O Tema,vetem lajme nuk jane keto.Stil komunist ky lloj lajmi.Imagjino qe edhe gazetat ne bote te japin keshtu lajmesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje