“Çamëve u njihen gjithë të drejtat si minoritet shqiptar në Greqi… Në Shqipërinë e Jugut nuk ka grekë, përveçse grekofonë… Ortodoksët shqiptarë, nga raca, gjuha, kombësia, janë shqiptarë, zot shtëpie Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks shqiptar e quajnë grek… Do të shpërndajmë të gjitha klubet vorio-epirote dhe organizata të tjera të tilla… Do të përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet ekonomike, komunikatat detare, tokësore, doganore që të lehtësojmë tregtinë.. Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie…”
Pohimet e mësipërme duken si një ëndërr paqeje, por në fakt kanë qenë qëndrime zyrtare të Athinës në vitin 1926.
Janë shkëputur nga një intervistë e rrallë me presidentin grek Pangallos dhënë gazetarit Vangjel Nasho Qirko për “Gazetën e Korçës” të datës 14 shkurt 1926.
Intervista e risjelle nga Vepror Hasani është ribotuar në suplementin memo-encikopedik të gazetës Dita.
Teodoros Pangallos, personalitet politik dhe ushtarak i shtetit grek lindi në Salaminë (Greqi), në një familje arvanitase. Ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke, Ministër i Mbrojtjes (1922) dhe President i Greqisë (1926-1930). Ka pohuar në raste të ndryshme origjinën e tij shqiptare dhe ka vlerësuar meritat e arvanitasve në historinë e Greqisë.
Po të lexosh informatat e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë, Mid’hat Frashëri, veçanërisht ato të gjysmës së dytë të vitit 1925, ndien se Pangallos ishte ndryshe kur vinte fjala për Shqipërinë. Më 17 tetor 1925, Mit’hat Frashëri, mes të tjerash, informon Tiranën:
“U përgjigj (Pangallo – shënimi im) se dëshiron edhe ai fort shumë që të jemi miq dhe prandaj ka dhënë urdhër në Ministrinë e Punëve të Jashtme të kërkohet nga Shqipëria agrement për Gjeneral Kondilin, si Ministër: Shtoj se Kondilin e ka mik personal dhe se është shovinist shqiptar”.
Më datë 5 nëntor 1925, Mid’hat Frashëri i shkruan Tiranës se: “Këtu kam folur tri herë me z. Pangallos për çamët: më ka dhënë fjalë të jap urdhrë në Janinë, se edhe vetë e njohu që faji u bë në fillim duke pandehurë turq çamët. Më premtoj që sjelljet e autoriteteve helenike do të ndreqenë”.
Në fakt ky qëndrim zyrtar grek para gati 90 vjetësh për Shqipërinë, çamët dhe vorio-epirotët nga Presidenti grek Pangallos, është nga të paktat qëndrime realiste në historinë e raporteve mes dy popujve.
Fatkeqësisht nuk zgjati shumë.
Pas këtij momenti të marrëdhënieve të ngrohta dhe miqësore ndërmjet dy shteteve fqinje, për Çamërinë do të vinin ditë tmerri dhe do të zbatoheshin metodat nga më barbaret për zhbërjen e saj, që arritën në epilogun tragjik të viteve 1944-1945.
Më poshtë artikulli i 1926-s ribotuar nga Dita:
*************
Nga Vangjel Nasho Qirko
Botuar në “Gazetën e Korçës” të datës 14 shkurt 1926
Pas artikujve të favorshëm që karakterizuan drejtimin e shtypit grek këto kohët e fundit mbi çështjet shqiptare, e quajta për detyrë të dëgjoj prej gojës së atij vetë (Pangallos), i cili sundon sot dhe drejton fatin e Greqisë, mendimet e tij mbi relacionet greko-shqiptare.
Ju drejtova me anën e zyrës politike, duke kërkuar intervistë të veçantë për shtypin shqiptar dhe të nesërmen. Z. Kryetar më pranoi në zyrën e tij.
Me simblicitetin dhe hollësinë që e quajnë “gjenerali i lavdëruar”, z.Pangallos më priti dhe më shfaqi kënaqësinë që i jepej rasti të komunikojë me popullin shqiptar, me anën e shtypit shqiptar.
“Greqia, filloi Zoti Pangalos, që të nesërmen e mbylljes së paqes së përgjithshme shkoi një periudhë tepër kritike nga shkaku i katastrofës së Anadollit dhe vuajti më tepër se nga gjithë shtetet e tjera që morën pjesë në luftën e madhe. Prandaj, na imponohej të shtojmë sa më tepër përpjekjet dhe fuqitë tona për shërimin e plagëve. Mund të them që për fat të mirë pjesën e madhe të punës e mbaruam…
Gjendja jonë ekonomike gjithashtu po përmirësohet. Paralelisht me riorganizimin tonë të brendshëm edhe pozita jonë e jashtme forcohet. Greqia arriti kufijtë e saj natyrale dhe prandaj nuk ka më qëllim që të shtrihet më tej; kjo është arsyeja që inspirohet nga dispozicione paqësore kundrejt gjithë fqinjëve të saj…
Sa për Shqipërinë, me të cilën veçanërisht na bashkojnë lidhje origjine, gjaku, luftërash të përbashkëta, marrëdhëniet tona gjenden në pozitë shumë të kënaqshme dhe përditë po zhvillohen më mirë. Mosmarrëveshjet e kohës së kaluar që mund të karakterizohen si grindje midis vëllezërve u ngrinë dhe u harruan.
Kujdesi im ka qenë që kur mora fuqinë në dorë, që t’i bëj sa më tepër të ngushta lidhjet që na bashkojnë dhe për këtë qëllim nuk kurseva asgjë. Është e vërtetë, nga ana tjetër dhe kudo ngjan, që midis shteteve kufitare të mos sadisfaksohen plotësisht pretendimet e të dy palëve. Kështu që një pjesë e popullit të shtetit tjetër të mbetet brenda kufijve të tjetrit, dhe viceversa, duke u karakterizuar si minoritet.
Por kjo nuk duhet të formojë ndalim dhe nuk duhet të bëhet shkak për grindje midis dy popujve vëllezër, por përkundrazi të bëhet ura e bashkimit midis tyre.
Kemi në Epir disa mijë çamë, të cilët i njohim tani si minoritet shqiptar në vendin tonë. Në qoftë se në kohën e shkuar u bënë disa të papëlqyera mbi kurriz të tyre nga ana e organeve inferiore të shtetit, kjo nuk formon direktivë politike të Qeverisë greke karshi atyre. Përkundrazi, qeveria inspirohet nga dispozita më të mira karshi atyre dhe ka vendosur të ndëshkojë pa mëshirë çdo veprim të keq mbi kurriz të minoritetit nga ana e disa kokëndezurve të papërgjegjshëm dhe do të zbatojë plotësisht të gjitha obligatat që ka marrë përsipër në favor të minoritetit në Maqedoni dhe Epir, obligime që rrjedhin prej traktateve ndërkombëtare
Është e ditur nga ana tjetër, që ne nuk do të mbajmë me pahir ata çamë që duke e quajtur veten turq do të kërkojnë të emigrojnë në Turqi meqë pas traktatave kanë të drejtë të emigrojnë atje…
Gjithashtu në Shqipëri ndodhet një pakicë greke, e cila duhet të gëzojë të mirat e njësisë dhe për pengimet për zhvillimin e saj ethnik e shoqëror duhet të zhduken. Jemi të bindur që Qeveria shqiptare nuk do të kursejë asgjë për sigurimin e të drejtave të kësaj pakice. Kur them pakicë greke ne Shqipëri, kujtoj dhe kam ndërmend vetëm grekofonët e Shqipërisë së Jugut dhe aspak ortodoksët shqiptarë, të cilët nga raca, gjuha, kombësia, janë zot shtëpie. Jam kundër asaj theorie të gabuar të disave këtu, që çdo ortodoks e quajnë grek.
Meqenëse kjo teori e gabuar kishte marrë një udhë të tatëpjetë dhe zhvillohej në mënyrë të dëmshme vendosa dhe urdhërova shpërndarjen e klubeve vorio-epirote, të cilët ishin bërë baza e këtij mentaliteti. Këto klube nuk kishin më arsye ekzistimi. Do të aplikoj masën e shpërndarjes edhe për organizata të tjera të tilla, po të gjykohen si pengim në zbatimin e politikës së përjashtme të caktuar prej qeverisë.
Duhet të japim prova të gjalla kundrejt motrës së vogël, Shqipërisë, që ushqejmë ndjenjat më të sinqerta, ndjenja dashurie dhe miqësie dhe po bëjmë një politikë të hapur dhe jo të mbuluar. Shpresojmë se qëndrimi ynë do të çmohet prej gjithë shqiptarëve.
Do të përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet tona ekonomike, komunikatat detare, tokësore, do të vëmë në zbatim masat doganore, të tilla që të lehtësojmë tregtinë, në mënyrë që prodhimet e të dy vendeve të konsumohen reciprokisht dhe afrimi ynë të bëhet sa më i ngushët. Kështu të bashkuar, dy popuj vëllezër në dashuri dhe solidaritet, do të ecim në të pritmen për në misionin e tyre…
Përveç intervistës që mora me kryetarin e qeverisë, e quajta të arsyeshme t’i kërkoja një pjekje dhe ministrit të Punëve të Jashtme, zotit Lukas Kanakaris Rufos, i cili sot në mëngjes më pranoi…
Eksprimoj çiltazi gëzimin tim të madh që forcimi i lidhjeve greko-shqiptare të bëhet në kohën e ministrisë sime. Dispozitat e sinqerta dhe mendimet e kthjellëta, si të Kryetarit të Republikës ashtu edhe Kryetarit të Qeverisë, të cilët që të dy janë me origjinë shqiptare janë në udhën e zbatimit praktik. Caktimi i një politike të kthjellët dhe definitive kundrejt shtetit shqiptar, qenia dhe përparimi i të cilit është në interesin e madh të Greqisë, filloi të shfaqet në të gjitha pikat.
Çështjes së Çamërisë iu dha fund definitiv, amnisti për të gjithë çamët e dënuar ose të pandehur dhe të kthyerit e të internuarve në shtëpitë e tyre. Gjuha shqip do të vihet në disa shkolla të Greqisë, klubet vorio-epirote në tërë Greqinë u shpërndanë dhe arkivat e tyre iu dorëzuan prefektëve. Të gjitha këto, jam i sigurt se do të inspirojnë besim absolut në Shqipëri për sinqeritetin e politikës greke.
Kemi nevojë të madhe të inspirohet ky besim sepse në kohën e shkuar, për fat të keq, nuk u mbajt nga ana e Greqisë një drejtim politik i qëndruar dhe i kthjellët kundrejt Shqipërisë. Pas ndryshimit definitiv që i japim tani politikës greke, jam krejt i sigurtë për të gjitha çështjet e varura mes dy shteteve, do të rregullohen me dashuri.
Me këtë politikë tonë të re u japim të kuptojnë grekofonëve të Shqipërisë që tani e tutje duhet ta ndjejnë veten si pjesë të shtetit shqiptar. Pa asnjë rezervë dhe prapamendim i quajmë kufijtë e sotme midis Greqisë dhe Shqipërisë si kufij definitivë…
Greqia e njeh dhe e respekton tërësinë tokësore dhe indipendencën e Shqipërisë pa rezervë. Me këtë politikë të re të Greqisë u japim fund intrigave dhe propagandave midis popullsisë grekofone të Shqipërisë, popull, i cili, këshilloj, duke mbledhur mendjen do të merret krejt me punëra të tjera paqësore dhe produktive dhe do të bëhet një faktor për përparimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.
Aspak dhe në asnjë mënyrë nuk përzihemi në punët e brendshme të Shqipërisë dhe politikat, të cilët po caktojmë, është politikë kundrejt Shqipërisë pa vënë re qeveritë dhe regjimet e ndryshme ne Shqipëri. Shpresoj të arrijë që në kohën e ministrisë sime të vë vulën e fundit në restaurimin e plotë të miqësisë greko-shqiptare, gjë që e quaj vepër kombëtare të madhe….(Dita)
Pagkalos[junior]: BEQIRA sunite,o papous mou Pagkalos kur tha ‘aderfi alvania” ose aderfia arvanites nuk e kishte fjalen per tourkoalvanoi-te [muslimon brothers] por orthodhoxet shqiptare apo katoliket………….por kurresesi BEQIRAT TURQ!
O tfgs qe kur ti pergaqson ortodokset shqiptare? ??
Ti je nje mbetje iraniane slave arumuno shqiptare turke.
Dhe ti na qenke grek I lasht? ??
Ju q…..I ne byth per turkun, sic esht historike, marveshjet turke greko serbe kunder shqiptarve, ndersa ktu na I quan ne shqiptarve turq???
Ti o njeri do ti Kesh rene mamise nga dora ose te ka gjuajtur gjyshi me cibuk kokes, se ska mundesi te jet njeriu perendise kaq rrk Sa je ti.
Nuk behesh dot Dhe grek Dhe i forte o derdimen.
Shko mor palle puno Dhe mos prit 300 euro nga janulla.
Dembel Iranian
o beqir mua nuk me rruhet shume se cfare eshte secili turk,shqiptar,talon,arab,gjermon etj[fundja e drejta e cdo kujt,pasi Zoti nuk i beri te gjithe njelloj],por me irritojne HIPOKRITET pseudoshqiptare te ashtu quajturit muslimon brothers te cilet mohojne ose nuk pranojne origjinen e tyre turke…!!!! duke shkelur madje mbi kockat e te pareve te tyre,qofshin ata edhe turq,arabe apo UFO.
O.Pamuk eshte historian turk i nderuar me NOBEL,arratisur nga Turkye sot ne USA dhe i kerkuar prej Erdoganit pasi mes te tjerash ai i kerkoi qeverise se Turkye qe te njohe Genocidin Armen dhe tjetersimin e ORTHODHOXISE .
Gjshtu ai ne materialet e tij thexon se: Muslimonet shqipfoles ne Kosove,Shqiperi,FYROM e me gjere jane vazhdimi i identitetit[rraces] turk ne Ballkan,Evrope e me gjere.
Ky fakt eshte i thexuar ose vertetuar ne cdo qitap historik te Instamboul-it ose edhe sot ne jeten e suniteve ne Albanistan:90% muslims,850 xhami[gjysma pa qitap]sunitesh,300 teqe shiitesh,mbi 150 koke jihadista ne ISIS e Al Nusra,shtuar ketu edhe 5000 koke mujahedina.Normalisht pa harruar ketu dhjetra ”shkolla” gylenistesh,doganistesh etj.
Pra,bazuar perhere ne fakte historike apo ato te perditshme mendoj se REALITETI eshte ne anen tone.Mundohuni te jeni real ,te pranoni te verteten[cilado qofte ajo].
Dje Tema kishte nje material per nje fshat turk ne veri te cilet nuk festojne Vit te Ri ,madje autori i quante te ”cuditshem”!!!!??? Perse!!!???A mund te festoi arabi festen kristiane te vitit te Ri e cila daton qysh nga ndrrimi i viteve te PASKRISHTIT…!!!? JO!
Pra,me te drejte JOPRODHOTET muslims te fshatit nuk festojne Vit te Ri[e drejta e tyre] e jo si hipokritet e shumte muslims qe luajne ”shqiptarin”!!!
Jo per gje,por nuk na mbetet gje tjeter por te ”festojme” edhe ne kristianet Bajrom,Ramazon,Ashure e kesisoj gjullurdi/hajeng made in Tukye.
Pisoglendi,festa e nderrimit te viteve (Viti i Ri) eshte feste pagane parakristiane!
Bej gati kolon se ke pune ne darke ?
O.Pamuk ore pamuk puna jote si hajdut…. merr fjale andej e ketej dhe shkruan…. as vet nuk e di cfare shkruan dhe cfare do: O shkruaj shqip, greshqite ose anglisht sepse e ke bere sallate ruse. Je qaje moj shege….
Ik o Pisoglendi se ngele si mut nashti ? ? ? ? ?
ΔΕΛ ΥΠΆΡΧΟΥΝ ΤΟΥΡΚΑΛΒΑΝΙ,SHQIPERIA KA QENE 70% KATOLIKE DHE 30% ORTODOKS POR I KTHEU TURKU ME DHUNE DHE PERDHUNIME PARA PRINDERVE.GREKU MBAJTI KRYQIN KURSE SHQIPTARET MBAJTEN ADN.
( Gjithashtu ne Shqiperi ndodhet nje pakice greke . e cila duhet te gezoje te mirat e njesise dhe per pengimet per zhvillimin e saj ethnik e shoqeror duhet te zhduken .Jemi te bindur qe qeveria shqiptare nuk do te kurseje asgje per sigurimin e te drejtave te kesaj pakice . Kur them pakice greke ne Shqiperi, kujtoj dhe kam nder mend vetem grekofonet e Shqiperise se jugut dhe aspak ortodokset Shqiptare . te cilet nga , rraca , gjuha ,kombesia jane zot shtepie . Jame kundra asaj theorie te gabuar te disave ketu , qe cdo ortodoks e quajne grek .)
Tani nqs me kte fjali ti i dashur gazetar kupton qe kryeministri i greqise ka thene ….Ne Shqiperine e jugut ska greke pervecse grekofone … ose e bene qellimisht ose sdi shqip .
Po te lexosh parathenien e artikullit dhe intervisten e Pangallos do te shohesh qe ne parathenie jane shkruar gjera te kunderta nga ato qe ka thene Pangallos . Ne interviste Pangallos thote:”Ne Shqiperi ekziston nje pakice greke ,e cila duhet te gezoje te mirat (me fjalorin e sotem -te gezoje te drejtat) e njesise (me fjalorin e sotem-e minoritetit) dhe pengimet e saj per zhvillimin e saj ethnic e shoqeror duhet te zhduken (pra nga shteti shqiptar I asaj kohe kishte pengesa…) .Gjithashtu Pangallos thote:”Nuk do te mbajme me pahir ata came qe e quajne vehten turq e sipas te drejtes nderkombetare duan te emigrojne ne Turqi .” Pra ne ato vite nje pjese e mire e cameve muslimane e konsideronin vehten turq . Nga intervista del e qarte se asnje cam musliman nuk u largua pa deshiren e tij ne Turqi .Gjithashtu Pangallos thote :”Kemi ne Epir disa mije came…” pra ne Epir jane disa mije came(Regjistrimi I atyre viteve dha me pak se 20.000 came,pra jane perralla shqiptare per disa qindar mije came) . Pangallos thote:”Greqia arriti kufijte e saj natyrale…” .Pra Epiri eshte Greqi . Dhe qe te jeni te sakte ne perkthim ,ministry I Puneve te Jashtme te Greqise ,per Kryetarin e Shtetit Grek dhe Kryetarin e Qeverise Greke nuk thote qe jane me origjine “shqiptare”,por “arvanitase” dhe arvanitet edhe atehere edhe sot keto dy fjale shprehin dy gjera te kunderta .Ju lutem botoni komentin tim!
Pirdh pirdh se lirohesh o PISOGLENDI ? ? ?
Po te dhruaj nja dy rreshta ty zoti komentues bukeshkalur . E para per popullsin came qe ndihej turke, duhet te dish qe intervista eshte dhen ne nje kohe kur kishte vetem nje dekad kur perandoria otomane ishte shperbere dhe ne ato treva nuk ishte aspak e lehte jetesa per myslymanet nuk ishte aspak e lehte dhe nuk mund te mohojme qe nje pjes e asaj popullsie e shihte si shpetim nje rikthim te mundshem te Turqise pasi shteti am i brisht nuk kish asnje fuqi per te mbrojtur kete pjes te popullsis jash kufive te vet. Por kjo ishte vetem nje pjes e vogel e asaj popullsie qe ne kohe me te larget e kishin luftuar Turqin, kishte dhe shum orotodoks mes popullsise Came ( ishin fshatra te tere te se cileve nuk ka mbetur asnje gjurme fal politikave asimiluese dhe represive te shtetit “mik” Grek. Mesazhi te percjell Pangallos eshte pikerish ky, tu percillte kesaj popullsie garancit se bashku me shtetin shqiptar duheshin garantur te drejtat e pakicave ne te dyja anet e kufirit. Per sa i perket Epirit dhe kufijve natyral , sipas teorive te disa psikonacionalist dhe bukeshkalur si puna jote qe besojne tek megaloidea , i bie qe kufiri i epirit te jet ne shkumbin (i bie qe dhe un te jem Grek qe po me mbajne kunder vullnetit tim ne shtetin shqiptar. Te garantoj qe ndihem Shqiptar , gjusherit me kan then se jam i tille dhe ata kane luftuar per kete vend dhe te gjitha faktet histrorike ma faktojne) , propoganda te tilla ne kohen e intervistes i benin agjenturat si Vasil Shahini e Jorgo Bollano kundrejt pensioneve ( taktik e njohur kjo dhe ne kohen e sotme, dhe ti bukeshkalur duhet ta dish me mire se un sepse vazhdon ta maresh) . Dhe pikerishte kete thot Pangallos ne intervist, dmth duhet te ndalojme keto politika urrejtje midis njeri tjetrit sepse kemi aq shume gjera qe na lidhin saqe nuk duhet te humbasim ne keto rrenoja te se shkuares. Por ju bukeshkalur dhe politika shoviniste e shtetit Grek e ka me mir te ndjehet vlla me Sllavet e Ruset qe nuk jan autokton ne keto vise vetem sepse kan te njejtin besim Ortodoksine . Pasi Greqia moderne e ngritur per kapricot e nje princi bavarez duke mos pasur asnje mundesi per tu ngritur ne nje popullsi multietnike vuri si kollon te ekzistences se vet Ortodoksine .Per informacionin tend feja Ortodokse eshte ajo deg e kristianizmit qe praktikohej ne territoret e Bizantit (Shqipri, Greqi etj.. ) dhe deri ne shekullin e 14 quhej pikerisht keshtu , feja Kristjane Bizantine . Per sa i perket teorise se fundit qe po hedhin bukshkalur si pona jote se Arvanitasit dhe Shqiptaret jane dy gjera te kunderta ( teori kjo qe po hidhet vetem per pandshmerin e mohimit te elementeve Arvanitas ne kulturen e Greqise moderne) , te keshilloj te vesh e tjua thuash kete teori Arbereshve te Italise qe i kendojne sot e kesaj dite Morese se humbur , dhe do ti tregojne vet ata rrenjet e tyre tek Skenderbeu dhe Iliret . Un kam folur nga afer dhe vec theksit te vjeter tosk e fjalve te vjetra te humbura nuk ka asnje diferenc me Shqipen e sotme . Per sa i perket pjeses se fundit ku lutesh te mos censurojne ( thua se ketu po behet kerdia dhe spo ju len te shprehni fjalen e lire) , je thjesht qesharak. Hajde tung. PS : nese do te rreplikosh repliko me fakte, emra, data dhe dokumente te faktuara e jo me brrockullat e Janullatoseve.
Nje sheshi ne Tirane ti jepet emri : Theodhor Pangallo ?
Nje m…qe te hash ti more kastravec nuk kane mbetur sheshet e Tirones te marrin ermrat e disa antishqiptareve e b..q..qe kane mohuar gjuhen e nenes traditad e gjakun shqiptare dhe jane bere nje me jevgjitet e Pontit ku der Kombit te vet
Nuk pyeta tyrcelinjte si ty mor Karadollmaoglou ? ? ?
Miqesia kishte vite qe ishte vulosur o Elpidhiqi .
Qeveria greke e Venizelosit në kuadër të realizimit të ëndrrës së Vorio-Epirit, krahas vrasjeve të popullsisë shqiptare në krahinën e Kolonjës, Përmetit, Korçës etj, nëpërmjet ushtrisë së saj dhe të andartëve grekë të liruar nga burgu i Kretës, nga data 2 deri në 10 Korrik të vitit 1914, theri si bagëti, me thika, sëpata e hanxharë 375 gra, burra, pleq dhe fëmijë, dogji 150 shtëpi si dhe shkaktoi dëme të tjera. Mizoria e këtij gjenocidi tërhoqi edhe vëmendjen e Fuqive të Mëdha, saqë Lordi Lamington më 28 Korrik 1914 i bën thirrje Qeverisë së Anglisë që të reagojë kundër masakrave greke që po kryhen në Shqipërinë e Jugut. Po këtë ditë gazeta prestigjioze “Times” me artikullin e saj “Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po shuhen nga grekët” dënon rëndë aktin barbar mesjetar të tyre. Ndërsa deklarimet e andartit grek V.K. që ka qenë pjesëmarrës në Masakrën e Panaritit, janë të llahtarshme. Ai ndër të tjera tregon “…një nënë mbante në dorë një fëmijë me kokë të prerë dhe vazhdonte të kërkonte kokën e djalit … Grave shtatzëna ua çanim barkun dhe ua nxirrnim foshnjat të gjalla… Ju prisnim duart, ju ndanim kokën më dysh dhe ju nxirrnim trutë… Disa gra u përdhunuan dhe pastaj i vramë…”
Edit Durham kur shkruan për Masakren e Panaritit, ndër të tjera shton: “Grekët edhe sikur të bëjnë një shekull pendesë s’kanë si t’i lajnë krimet e urryera të atyre javëve…”
Le te kujtojme , meqe ra rasti, se Napoleon Zerva , ishte njeri mga njerezit me te besuar te Theodhori Pangallosit.
Sunitet myslimane, me ndjenje kombetare turke , jo shqiptare, jane ende faktori lryesor qe po pengojne perparimin e Shqiperise edhe tani qe po flasim.
Te dy palet kane bere krime te tmerrshme. Po te kujtoj Sulin ku leberit dhe camet e Ali Tepelwnes i asgjesuan fare suliotet. Nje pjese egrave qe te mos binin ne dore te tyre u hodhen nga shkembi.
Vasilikise te famshme po keta ushtare i vrane tere familjen dhe te vetme, 16 vjece ia cuan Pashait te tyre gjakatar qe ta kishte robinen e vet.
Shoku nuk ndertohet e ardhmja me koken nga e kaluara
Ca thua mor IDIOT Berti !? Ku i pe “te dy palet” ne Sul apo Filat (Vasiliqia ishte shqiptare came)!? Edhe suliotet eshe leberit edhe camet ishin dhe jane NJE PALE, jane te gjithe shqiptare!!! Ali Pashe Tepelena pushtoi Sulin (i vetmi shqiptar qe vendos pushtetin ne nje krahine shqiptare) qe ishin kristiane po ne te njejten menyre sic pushtoi Kardhiqin qe ishin myslimane! Madje ne Kardhiq beri vrasje e debime masive,saqe ajo zone qe atehere u shuajt pothuaj krejtesisht. Ndersa me suliotet u tregua me i bute dhe pas disa kohesh i lejoi ata te riktheheshin ne Sul dhe jo vetem kaq por i beri aleate. Vete Marko Bocari ka qene oficer ne ushtrine e Ali Pashe Tepelenes.Pra Ali Pashe Tepelena nuk desh t’ja dinte nese dikush ishte kristian apo mysliman,por nese nuk i bindeshin pushtetit te tij ai i shkaterronte! Komandant i ushtrise se Ali Pashes ishte Thanas Vaja,nje shqiptar orthodhoks nga Kolonja. MORE VESH O PALLOSH Berti ;P
Greke nuk ka as ne Greqi e jo me ne Shqipri.Ne Greqi ka vetem sllave,turq,vlleh e shqiptare
Turqit edhe myslimanet i quajne ortodokset kaure!keshtu qe ti je nje nga keta.Te fala atixhese.
Te fala vaziliqise.Gezuar per shume vjet!
Pisoglendi “korcar” nga stanet e Devollit, kaurr quhen te gjithe jo-myslimanet (pra jo vetem orthodhokset)
E drejt
Le te kujtojme , meqe ra rasti, se Napoleon Zerva , ishte njeri mga njerezit me te besuar te Theodhori Pangallosit.
Sunitet myslimane, me ndjenje kombetare turke , jo shqiptare, jane ende faktori lryesor qe po pengojne perparimin e Shqiperise edhe tani qe po flasim.
Kjo interviste eshte komplet e manipuluar me qellim…aspak e vertete…nuk ka thene gjera te tilla…ose eshte perkthyer gabim ose shtremberuar me qellim….
Ashtu eshte ta mbeshtes mendimin deri ne rreze o Altin
Greket duhet te pergjigjen para popullit shqiptar per gjenocid,masakra
dhe te paguajne demshperblim.Se paku edhe falje te kishin kerkue disi do te na zbuste por kjo nuk ndodhe.