Kthimi te gjuha e sharrëxhinjve

1 Janar 2017, 18:51Blog TEMA
Kthimi te gjuha e sharrëxhinjve

Më 1970, kur babai im, Rexhai Surroi, tha se “gjuha shqipe nuk është më gjuhë e sharrëxhinjve dhe e hamajve”, qe një moment – i prekshëm, domethënës, i nënvizueshëm – i kthesës së popullit shqiptar në Kosovë. Universiteti i Prishtinës, i cili po themelohej nga Kuvendi i Kosovës atë ditë më 1970 do të shënonte momentin e pjekjes së një populli, i cili kishte kaluar një periudhë prej 25 vjetësh nga faza e analfabetizmit kolektiv në atë të vendosjes së një institucioni të atillë akademik. Për babanë tim, ky moment kishte një simbolikë të veçantë: si student në Beograd në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar kishte parë se shqiptari më shumë se sa përkatësi kombëtare kishte qenë profesion. Në të folurën e përditshme beogradase qe bërë e zakonshme që kur dikush donte t’i copëtonte e paloste drutë apo ta bartte qymyrin në bodrume për dimër të shkonte në treg për ta gjetur një “shqiptar” – jo një hamall, jo një sharrëxhi, por një shqiptar, emër që më vete kishte këtë përshkrim profesioni për ta bërë këtë punë.

Mund të gjenden arsyetime më të elaboruara se si qe e mundur që të kalohet prej analfabetizmit në Universitet për 25 vjet, por për këtë rrëfim do të na hyjnë në punë dy faktorë. Faktori i parë i këtij lloj transformimi është përkushtimi i një lidershipi, siç ishte ai i udhëheqësve të ndritur të pasluftës, në shumicë të ikur si fëmijë në Shqipëri për të mësuar në gjuhën amtare. Pa përcaktimin e udhëheqësve të asaj kohe, të prirë nga Fadil Hoxha, për zhvillimin e arsimit shqip (së bashku me zhvillimin e institucioneve të tjera) do të ishte e paimagjinueshme të mbërrihet ai transformim 25-vjeçar.

Por ekziston edhe një faktor tjetër. Është ai ku në këtë rrëfim hyn baca Xhelë dhe vezët e ziera që shiteshin në kafenenë e tij në Qafën e Duhlës. Kur udhëtohej prej Prishtinës në Prizren nëpër Shtime e Suharekë, autobusët e veturat e pakta ndaleshin në gjysmë të rrugës, aty ku rruga ishte më e lodhshme, në majë të Qafës së Duhlës. Shoferët e autobusëve bënin pauzën e detyrueshme, baca Xhelë atyre u jepte një drekë falas, ndonjëri prej udhëtarëve e hante nga një ve të zier dhe pinte çaj a “Jupi” – kështu kafja e bacës Xhelë u shndërrua në pikë të rëndësishme transporti.

Kur Qeveria e atëhershme e Kosovës, nënkryetar i së cilës ishte babai im, vendosi të mos linte nxënës pa shkollë, duke ndërtuar objekte të reja, u ballafaqua me mungesë parash në buxhet të Kosovës dhe mungesë interesimi në Beograd që ky buxhet të rritej. Atëbotë Qeveria e Kosovës shpalli vetëkontributin për shkolla dhe ndër të parët që do të jepte një shumë për ndërtimin e shkollës ishte baca Xhelë. Kështu, do të hynte në histori, e mandej edhe në këtë rrëfim, si faktori i dytë i transformimit të madh që kishte përjetuar vendi në 25 vjet. Faktori qe konsensusi në tërë shoqërinë kosovare: shkolla shqipe nuk ndërtohej vetëm pse ky ishte përcaktim i udhëheqjes, por sepse ky ishte besim kolektiv i tërë shoqërisë. Dhe këtë besim e shprehnin duke bërë diçka që kush tjetër në ish-Jugosllavi nuk e bënte, të ndërtonin shkollat publike me paratë e veta.

Shkolla kishte për shqiptarët e Kosovës një dimension që nuk besoj ta kishte për ndonjë popull tjetër në Evropë. Tek asnjëri prej popujve të Evropës nuk besoj të jetë ndërtuar ndjenja se me hapjen e Universitetit gjuha e tij po kalonte prej stadit të hamallit e sharrëxhiut në atë të shkencëtarit e krijuesit kulturor.
Shkolla shqipe qe kategori gati religjioze dhe kjo u pa më 1990. Shkolla shqipe ishte pjesë e institucioneve të shtetësisë së atëhershme të Kosovës, të quajtur autonomi dhe kur institucionet e asaj shtetësie u zhbënë me forcën e okupatorit, mbrojtja e arsimit shqip u evidencua si prioriteti i parë i udhëheqjes së re politike, nën kryesimin e dr. Ibrahim Rugovës.

Shkolla shqipe, me gati 400 mijë njerëz të përfshirë në të, qoftë si nxënës apo mësimdhënës, ishte segmenti më i rëndësishëm shoqëror i politikës së rezistencës paqësore. Kështu shpjegonte dr. Fehmi Agani kur vendosej për atë që më vonë do të quhej sistem paralel i arsimit. Në atë mbledhje isha dhe unë kur dr. Agani shpjegonte se arsimi nuk janë ndërtesat e shkollave, por sistemi i mësimdhënies dhe kapaciteti i shoqërisë për ta financuar atë. Një popull që mund ta mbajë arsimin e vet, ndonëse nën okupacion, do t’i tregojë botës se mund ta mbajë edhe shtetin e vet të lirë.
Dhe shqiptarët e Kosovës bënë atë që nuk bëri ndonjë popull tjetër në Evropë. E mbajti arsimin shqip, me mund të vetin, e duke e mbajtur atë edhe besimin kolektiv se do ta fitonte lirinë.

Mësimi politik ishte i njëjtë sikurse ai me Autonominë. Edhe kësaj here arsimit shqip i priu një lidership politik që e vuri arsimin si prioritet dhe një popull krijoi konsensus rreth këtij prioriteti, duke dhënë për të.

Përse njerëzit si babai im, baca Xhelë, Fehmi Agani dhe me qindra njerëz që i jepnin shtëpitë e tyre për shkollë dhe me qindra e mijëra njerëz të tjerë që dhanë kontributin e 3-përqindëshit në diasporë konsideruan arsimin si kauzë parësore? Dhe përse kjo është pak më ndryshe se me popujt tjerë evropianë?
Shpjegimin mund të ndihmojnë ta japin shkencëtarët e MIT, Institutit për Teknologji të Masaçusetsit. Isha atje, në Boston, në vitin 2014, duke shqyrtuar një depërtim të ri në studimet e konfliktit: si reagon truri i njeriut në konfliktet politike, sociale e të tjera. Shkencëtarët e këtij Instituti, së bashku me disa të tjera kishin incizuar trurin e njeriut dhe provë pas prove ishin dakorduar tek e njëjta pikë: truri i njeriut ka të njëjtin reagim dhimbjeje ndaj fyerjes e ofendimit siç ka ndaj dhunës fizike. Pra, neuronet tona nuk dinë të dallojnë mes goditjes me grusht dhe një fjale ofenduese- në tru kanë vlerë të njëjtë negative, shënohet dhimbje e njëjtë.

Tashmë është hapur një degë e veçantë e studimit të konfliktit për të kuptuar atë që gjenerata e babait tim, me bacën Xhelë e shokët tjerë, kishin kuptuar instinktivisht: se shqiptarët e Kosovës ishin sferë e përjashtuar shoqërore, se gjuha e tyre ishte e sharrëxhinjve dhe hamajve. Dhe kjo u shkaktonte nga njëra anë dhimbje, ngjashëm me atë të rrahjes fizike (ndonëse as rrahja fizike nuk ka munguar fare në shekullin e kaluar), por nga ana tjetër shkaktonte reagimin e natyrshëm imediat ndaj dhunës, rezistencën ndaj saj. Fryt i kësaj rezistence, për të tejkaluar dhimbjen e poshtërimit, qe Universiteti i Kosovës, momenti kur gjuha shqipe nuk do të ishte më e sharrëxhinjve dhe hamajve.

Kështu, më 1990 e 1991, qe krejtësisht i kuptueshëm reagimi i trurit tonë kolektiv. Në momentin kur pushteti i Milosheviqit filloi t’i mbyllte shkollat, truri ynë kolektiv regjistroi tërë atë histori ndjenjash të dhimbjes – të përjashtimit shoqëror, të fyerjes e ofendimit- një ndjenje sikur ajo e rrahjes së përnjëhershme të 1.5 milionë shqiptarëve njëkohësisht. Dhe reagimi qe i një truri kolektiv, duke e vënë në mbrojtje arsimin shqip.

Ky do të duhej të ishte momenti i “happy endit”, ai kur themi se arsimi shqip u ngrit në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar në kushte jo shumë të favorshme për të, se u mbrojt në kushte të okupimit të Serbisë dhe doli në liri dhe lulëzoi.

Por, shprehja “doli në liri dhe lulëzoi ” nuk është e vërtetë. Arsimi në liri, ç’është e vërteta, degradoi deri në shkallën ku me matjet e PISA-s të vitit të kaluar, nxënësi mesatar kosovar nuk di leximin, matematikën dhe shkencën. Ndonëse nuk ka pasur matje PISA në kohën kur u hap Universiteti i Prishtinës, vlerësimi i veteranëve të arsimit (i cili mund të jetë natyrisht subjektiv) është se nxënësit kosovarë ishin gjithsesi më lart se ç’janë sot.

Por, edhe po të mos ekzistojë regresioni, edhe po të jenë nxënësit kosovarë të njëjtë apo edhe diçka më të mirë se ata më 1971, ekziston një ligj, i quajtur i Moore-it, i cili nxënësit tanë, dhe tërë shoqërinë tonë e bën, në këto rrethana, të ndëshkueshme.

Ligji i Moore-it, sipas njërit prej prijësve të kompanisë së njohur të mikroprocesorëve, Intel, thotë se mikroprocesorët e dyfishojnë shpejtësinë e tyre përllogaritëse çdo dy vjet. Madje, këtë e bëjnë duke e zvogëluar madhësinë dhe shpenzimin e energjisë.
Në kohën kur babai im mbajti fjalimin themelues të Universitetit të Prishtinës, Inteli kishte një mikroprocesor të quajtur 4004. Në kohën kur u bë provimi i PISA-s në Kosovë, më 2015, Inteli kishte procesorin e gjeneratës së gjashtë. Ky procesor kishte (sipas librit të Thomas Friedman, “Thank you for being late”, Farras,Strauss and Giroux, New York, 2016) për dallim prej atij të fjalimit të babait tim 3.500 herë më shumë shpejtësi llogaritëse, ishte 90 mijë herë më efecient në shpenzim energjie dhe kishte 60 mijë herë kosto më të vogël prodhimi.

Revolucioni nëpër të cilin po kalon bota e zhvilluar nuk është vetëm informatikë, por është i informatikës kognitive, pra i inteligjencës artificiale. Makinat llogaritëse, përfshirë edhe telefonat e mençur që mbajmë në xhep gjithnjë e më shumë po mësohen prej njeriut- gjegjësisht, tërësisë së informatave me të cilat disponon njeriu. Të gjitha ato që i kemi shkruar e shkruajmë, folur e flasim, të gjitha imazhet tona të kaluara e të tanishme po digjitalizohen dhe shndërrohen në algoritme që bëhen të gatshme për të na dhënë përgjigjet për pyetjet më të ndërlikuara.

Por paralelisht me këtë revolucion botëror, nxënësi kosovar po mëson gjithnjë e më pak nga njohuritë që i ka njeriu. Ai i cili në mesataren e vet mbresëlënëse nuk di lexim, matematikë dhe shkencë ka gjasa të jashtëzakonshme të mbetet jashtë, i përjashtuar nga tregjet botërore të punës, nga qendrat botërore të shkencës dhe arsimit. Ka gjasat e mëdha që të bëhet i përjashtuari social dhe që gjuha e tij të bëhet sërish në versionin e shekullit XXI gjuhë e sharrëxhinjve dhe e hamajve.
Dhe, për më tepër, këto gjasa po i ndodhin në vend të lirë e pavarur.

Shpjegimi i pse-së është i thjeshtë: në liri, arsimi u shndërrua në mall për të grabitur, për të pushtuar. Për të zënë. Arsimi nuk u pa si kauzë e mëtejme e ngritjes së kombit, të përgatitjes së qytetarëve të Kosovës për një konkurrencë idesh, pune e tregu në Evropë, por si lopë që duhet mjelë për të punësuar aktivistë, për të marrë diploma për punësim në sektorin publik apo si makineri votash për zgjedhje parlamentare.

Zaptimi i arsimit qe i nevojshëm për të krijuar dhunshëm një shtresë që do ta quajë veten elitë intelektuale. Siç do të mundë të shprehej njëri prej personazheve të sotme, ai me përplot kolorit:

– Edhe na kena pasë qef m’u bo doktor shkence, o Adriatik!

Është e qartë se kthimi te gjuha e hamajve dhe e sharrëxhinjve është indikatori më i keq i mundshëm i rrugës së theqafjes së një shoqërie. Korrupsioni, vjedhja, arroganca primitive e një pushteti gjysmautoritar – që të gjitha këto janë indikatorë të këqij që godasin një gjeneratë, këtë tonën, këtë të sotmen. Por, kthimi te gjuha e hamajve dhe e sharrëxhinjve është goditje e ardhmërisë së Kosovës; është kufizimi që vajzat dhe djemtë e Kosovës të kenë mundësi për një garë të barabartë me vajzat dhe djemtë e kombeve të tjera evropiane. Është izolimi i ardhmërisë së Kosovës, larg më shumë se ç’kanë mundur të bëjnë okupatorët.

Por krahas kësaj, është po ashtu e qartë se në diçka më pak se gjysmë shekulli kemi parë se si mund të arrihen të pamundurat: se si një popull analfabet prodhon për një çerekshekulli Universitetin dhe se si arsimi në gjuhën shqipe mund të mbrohej nga një popull duarthatë edhe atëherë kur nuk mund të mbrohej gjë tjetër- posaçërisht jo jeta e njeriut.

Qenë dy faktorë atëherë dhe janë dy faktorë tash: arsimi shqip, nxitësi kryesor i ngritjes së shtetit të Kosovës mund të ndërtohet vetëm me elitë të përkushtuar politike për këtë kauzë dhe nëse ekziston një elitë e tillë politike, do të ketë nevojë për një konsensus popullor, me një besim të përgjithshëm në këtë kauzë.
Por, për t’i aktivizuar këta dy faktorë, nevojitet ajo ndjenjë në trurin tonë kolektiv. Ajo ndjenjë e dhimbjes, e njëjtë sikur rrahja, e njëjtë sikur shkelmimi, e njëjtë sikur topi i ujit dhe shkopi i gomës në shpinë, të njëjtë sikur shuplaka dhe grushti. Ajo ndjenjë që nuk është rrahje fizike, por që ndihet njëjtë, sepse të përjashtohesh sot nga zhvillimi, të përjashtohesh nga integrimi me popujt e tjerë, të jesh i fyer dhe i ofenduar si popull me kthim në gjuhën e hamajve dhe të sharrëxhinjve – kjo është një dhimbje që duhet ta zgjojë Kosovën nga gjumi, nga gjumi i thellë i okupimit të mosdijes, të primitivizmit e arrogancës, të zgjohet nga gjumi i shtetit të kapur; ta çlirojë veten.

29 komente në “Kthimi te gjuha e sharrëxhinjve”

  1. ali vlora says:

    Gezuar 2017 ! Me shume artikuj te tille . Bem o babe te te ngjaj ! Je teper objektiv !

    1. PO.PO says:

      Pershensetje , z.Surroi ! Ke thene saktesisht , ate qe duhet t`u thuhet shqiptareve ,
      bile ne kohen e duhur , sa nuk eshte teper vone ! Je nje shembull i gjalle , qe duhet te
      frymezoje kosovaret me gjak shqiptari , per t`u shkundur nga plogeshtia dhe padija
      ku e katandisen dhe po e mbajne fort te lidhur pushtuesit serbe dhe te “vrapojne” ,
      per te fituar kohen e humbur .

  2. Phoenix says:

    Epoka e informacionif eshte vagoni i fundit i trenit. Ka shume pak gjasa per ta kapur. Mesimnxenia e pavarur dhe teknikat e saj dhe te shfrytezimit te burimeve duhet te jepet si lende me vete ne kurrikul. Fiskultura mund te prese.
    Tallja me ne si komb nuk pret.

  3. Phoenix says:

    Kur flisni per Elita z.Surroi, ato sikurse dhe ju nuk ngjisin. Kulmi eshte A.Kurti. Maksimumi qe ka arritur eshte nje minorance. Marreveshjet behen ne piketa te pergjithshme, por ju me Oren, dhe disa idealiste tr tjere nuk dini te merreni vesh me njeri tjetrin per gjerat kryesore. Prandaj intelektuali ne Shqiperi e Kosove ngjan me gomarin qe eshte ne (zhgj)enderr dhe ujku po e shqyen!

  4. feniks says:

    Mos u merzit Veton Surroi,se kjo gjendje e arsimit ne Kosove eshte po ashtu edhe ne Shqiperi!
    Dhe kjo e ka arsyen e thjeshte per t’u kuptuar:
    -Me instalimin e regjimit kapitalist ne Shqiperi,pas rrezimit me kunderevolucion te socializmit,klikat qe u vune ne pushtet vune ne zbatim detyren e vene nga padronet e tyre:
    -“Shkaterrojeni Shqiperine ne tre gjitha sektoret!
    Keshtu u shkaterrua arsimi,shendetesia,drejtesia,bujqesia,historia,heronjte u bene kriminele dhe kriminelet u bene heronj!
    Tradhetarin e kombit satrapin Ahmet Zogolli e bene hero dhe shtsatorja e tij rri serbes ne mes te Tiranes!
    Nje shtet qe mban ne kembe shtatoretr edhe te heronjve si Bajram Curri,Avni Rustemi,Hasan Prishtina,Luigj Gurakuqi etj dhe njekohesisht edhe te vrasesit te tyre A.Zogolli,eshte pikerisht nje sdhtet qe u sherben interesave te armiqve te Shqiperise!
    Analfabetizmi,papunesia dhe mjerimi eshte ulur kembe kryq ne Shqiperi se banditet politike i vune zjarrin te gjitha pasurive kombetare si minierat,fabrikat,uzinat,kombinatet,token bujqesore,pyjet,kanalet kulluese e vaditese,bonifikimit te teritorit,drenazhimit te saj,shkaterrimin e Akademise se Shkencave dhe Instituteve te saj Shkencore,ushtrise,Flotes Tregetare detare e Luftarake,Aviacionin civil dhe sidomos atij ushtarak etj,me justifikimin kriminal se ishin komuniste!
    Me parullen naziste ,antikombetare,antikomuniste :”KOMUNISTET NE LITAR”,u rrafshuan te gjitha cfare ishte e ndertuar per 50 vjet nga populli shqiptar,duke e lene Shqiperine dhe shqiptaret ne varferi ekstreme si para 100 vjetesh!
    Dhe mburren se e rrezuan komunizmin per t’i prure shqiptareve demokracine,lirine dhe mireqenien!
    ASNJE NGA KETO NUK PRUNE, pervec rrenimit total te gjithckaje ,qe ishte ndertuar me gjak e djerse nga i gjithe populli shqiptar para 90-tes!
    Shteti i ketyre 26 vjeteve mund te “mburret” vetem me krimet e shumfishuara,me papunesine,largimin nga Shqiperia te rreth 2 milion shqiptareve,korrupsionin galopant,politikane te degjeneruar e te kriminalizuar,droge,SIDA,lypesa dhe te ngujuar nga gjakmarrja!
    Sa me shume kohe kalon nga viti fatkeq i 90-tes,aq me teper shtohet lufta kunder socializmit,Enver Hoxhes,Luftes Antifashiste etj,sepse kjo u duhet per te zhurmuar krimet e tyre te pa numerta!
    Nje gje eshte e sigurte:
    -Sa me shume te shtohen akuzat ndaj Enver Hoxhes,aq me shume deshtime pa kthim ka realizuar politika ne Shqiperi dhe Kosove!

    1. Korab says:

      Ti qenke feniks I vertete, por Tema keshtu e do dhe nuk ia vlen me humbe asnje min kohe….vazhdo feniks….

  5. Qytetar says:

    Veton Suroi gjithmone shkruan shkrime brilante. Kisha mall te lexoja nje shkrim nga nje intelektual i vertete.

  6. Tralala says:

    Bravo Veton. Kultura eshte drite dhe pasuri. Ndoshta prandaj nje tjeter kosovar shkruan se: nje gram dituri vlen me shume se nje tone ar.

  7. arbeni says:

    Zoti Surroi te pergezoje per kete analize te hollesishme e mjaft objektive te gjendhes se arsimit shqip ne Kosove.Por mos garro o burrit i dheut se edhe jendej nga tika am është e nhejta gje ndoshta mos me keq.Me ardhjen e saliut ne pushtet shkollat dhe arsimi ne Shqiperi degraduan ne ate fare feje si ne kohen e tradhetarit ahmet zogolli nga Mati.Mesuesit ,kjo lloj gjoja demokraci i beri ta kthejne mesimdhenien ne biznes.Falin me “rezultate te larta” ata qe paguajne,marrin diploma universitare pa shkuar nne dite te vetme ne leksione ose vetem me 8 klase shkolle shkon direkt e ne universitet.Per nje rast qe ka shkruar edhe shtypi djali i kryetarit te Lega Nord Umberto Bosi mori diplome nga nje universitet i saliut pa e kaluar Adriatikun fare.Pra ta them pa frike se 30% e shqipetareve “kane diploma universitare” te blera me para.Me e keqja se parlamenti është i mbushur full me keta kerriça gomeresh.Perpos kesaj keta jane te mpleksur me lloj-lloj trafiqesh kriminale.Pra shtrihet pyetja;pse me kesi lloj hajvanesh do eci perpara prosperiteti kombetar?!Pra politika jone ne te dy anet e kufirit po perkrah imjorancen duke investuar shume osk ne cilesine e arsimit dhe infrastrukturen e tij.Per te kirrupturit është me lehte per te sunduar nje turme injorantesh se sa nje popull te ditur.Per mua keta lloj politikanesh te korruptuar e degjeneruar ne te gjitha trevat shqipetare ne rajon kombi shqipetar eshte ne rrezik te kthehemi si ne apoteozat migjeniane te kohes se merhumit Zogj.Varferia dhe mjerimi ne zonat rurale është biblik.Ve re se ju mor zotni e shkruani mjaft bukur shqipen qe je meso burre,ndersa me te rinjte ose nuk dijne ta shkruajne shqipen paster dhe kur i degjon flasin gjuhen qe flitet tek paxari i domateve dhe patateve ne pazaret e qyteteve te tyre ose siç thoni ju gjuhen e qymyrxhinjeve dhe sharrokeve.
    Ju permendni ate zoterine kafexhi ku ndaleshin shoferet e autibuseve per ndonje kafe apo per te ngrene diçka te shpejte,apo. babain tuaj e dike tjeter qe investuan nga paret e veta per ndertimin e shkollave per kontributin e tyre duhet te shkruaj historia.Keta njerez qe u investuan per perhapjen e arsimit ane e mban Kosoves duke perfshire Fadil Hoxhen e gjer tek I Rugova une do ti quaja si pasardhes te rilindasve tane,ndersa politikanet e trevave shqioetare nje grusht TRADHETARESH , te cikeve historia do ti damkose me vuken e zeze te turpit e tradhetise.Shoresoj qe keta te shiturit e te korruptuarit ne Shqiperi ti dheg ne zjarrin e saj reforma ne drejtesi ku USA ka investuar shume.
    Te kam ndjekur nder vite qe para Rambujese e gjer tani dhe per punen dhe aktivitetin patriotik e intelektual kam respektin me te madh.

  8. Thanas L. Gjika (USA) says:

    Si gjithnjë zoti Suroi ngre probleme të rëndësishme dhe i trajton thellë e kuptueshëm.
    Kjo dukuri përjetohet edhe në Shqiperi disi më ndryshe: Nën diktaturë nxënësit dhe studentët mësonin shumë dhe pati rezultate, kurse pas shkërmoqjes së diktaturës nxënësit dhe studentët nuk mësojnë më.
    Thirrja që i bën z. Suroi shqiptarëve të Kosovës u përket edhe shqiptarëve të Shqipvrisë. Shqiptarët duhet t’i përkushtohen seriozisht luftës kundër kapjes nga pushteti i korruptuar, sepse kjo është rruga për të qenë një popull i denjë i Europës ku e ka vendosur gjeografia prej shekujsh.

  9. Detari says:

    Bravo,nje shkrim shume i qart,i sakt,plot argument dhe programatik.
    Kjo po ndodh dhe ne Shqiperi.Eshte per tu shqetsuar sepse te rinjte kan shume varesi ndaj pajisjeve elektronike.
    Por dicka ka filluar te ndryshoje dhe po kuptohet ajo qe ju po spjegoni.
    Rinia sot i ka te gjitha kushtet per tu perfaqesuar me dinjitet me te rinjt e Europes.

  10. Pk says:

    Thelbi eshte njelloj edhe per arsimin shqiptar te 25 vjeteve te fundit. Z. Surroi, nga te paktet intelektuale te vertete shqiptare, zeri i te cileve degjohet gjithnje e me pak paralelisht me rritjen e zhurmes nga pseudointelektualet e te dy aneve te kufirit.
    Respekt per kete kolos mendimi!

  11. ura lidhese ndermjet dy kombeve says:

    Nder te paktet kosovare qe kam respekt dhe e vleresoj pothuajse ne te te tera aspektet . Veton Surroi eshte brilant , i drejte ,objektiv dhe parimor (nuk po rreshtoj te tera se zgjatem shume) . Zoti Surroi godet gjithmone ne ovjektiv (shenje) asnjehere nuk gabon dhe pa viktima kolaterale . Gjuha e tij eshte e qarte plot objektivitet dhe pa urrejtje ,qellon bute ,thjeshte,qarte dhe pa ekuivoke .Te bene pershtypje kultura e tij e kultivuar qe nga hera e heres (familje me tradita) qe rralle kush e ka nga qarku i politikanerve apo i rrethit te analistave, gazetareve , njerezve te kultures nga te gjitha trojet Shqipetare . Do te desha te shkruante pak me shpesh zoti Surroi se i jepe drite kesaj erresire mediatike qe zoteron ne median e shkruar mbare Shqipetare . Urime zoti Surroi dhe gjithashtu perfitoj tju uroj gezuar vitin e ri 2017 , faleminderit per mundesine qe na jep te lexojme shkrimet tuaja brilante .

  12. mati says:

    Zoti Surroi te pergezoj per kete shkrim te bukur ,por desha te shtoje sa vijon.Per vitet e50 dhe 60nuk di shume te theme. Por ne vitet e 70 dhe 80,ekzistonte nje regjim rregullash shoqerore te cilat ishte lehte ti vereshe.Te marrim shembull gjuhen shqipe qe edhe pse sa ishte bere sandarti i ri kishte nje perpjekje te jashtezakonshme per jetesimin e saje neper shkolla dhe institucione.Do te permende psh radio dhe tv,ku fliteshte nje gjuhe e paster letrae si ne Prishtine ,Shkupe ….Kurse sote kemi krejte te kunderten,nje gjuhe te shemtuar me keqe se sharraxhinjve,duk filluar nga RTK….E permenda RTKse eshte tv publike,e mbushur me gazetare ANALFABETE tallava (psh emisioni komiteti,jeta.. ),me mzike tallava….Neper shkolla dhe universitete as qe behet perpjekja me e vogel per te folur dhe mesuar gjuhen shqipe letrare,por flitet ashtu si kerkonte Migjen K.i cili thoshte :folni idiomen e rruges, mehalles ,katunit dhe shkruni ashtu si folni…E permenda gjhuhe vetem si shembull se e gjithe shoqeria shqiptare eshte bere tallava dhe lokomotiva qe terheq kete eshte arsimi i bere krejt TALLAVA.

  13. Zaho Pakokerama says:

    02.01.2017 16.51

    VETAN SHURROIT TE

    Beogradit millosheviçian e vukoviçian !

    Je si dita me naten ne njohjen e gjuhes tone shqipe, te ketej kufirit shteteror, per te cilen studenti Rexhai, dikur i mballosur me kulturen serbo-malazeze antishqiptare, “u perpoq” te civilizoje “sharrexhinjte” e “hamallet ( dhe jo hamajte)” kosovare natyrisht, me ndihmen e kriminelit Fadil Hoxha, qe bashkepunoi me serbet per te vrare studentet e 1981-shit ne Prishtine.

    Me bere edhe ti si nje malok tjeter, shume me i kulturuar se ti, ne gazeten DITA, ti hedh nje sy te ashtuquajtures “gjuhe shqipe” qe ke perdorur per te na kujtuar kafet e dhuruara ne Qafen e Duhles.

    U detyrova tem bush plot shtate “post-it”-e (fleteza per te shenuar), me “kulturen” tende mbreselenese te te shkruarit shqip.

    Nje gje para se te te rrjeshtoj xhevahiret tuaja te shqipes, desha te te kujtoj nje histori timen te me shume se pese viteve me pare. Per te ngelur gjithnje koherent me te rejat ne fushen e teknologjive kompjuterike, vajta ne nje dyqan madheshtor per te blere nje kompjuter me proçesorin me te fundit. Tekniku me sygjeroi te prisja edhe ndonje muaj, se sapo kish dale ne treg teknologjia me I-7 (intel shtate), po une nuk kisha kohe te prisja dhe bleva ate me I-5 (intel pese).
    Me pak fjale I-6 (intel gjashte) nuk ka ekzistuar ndonjehere, aq me shume ne 2015-ten kur pritej te dilte I-9 (intel nente), qe ti me kete gjuhe shqipe kush-di-ku-mesuar, pordheshet sharrexhillekun dhe hamallekun tend te pa fund.

    Dy jane kajmakliet e pergatitjes tende gjuhe-shqipore:

    E para – perdorimi me bollek i fjaleve te huaja, jo domosdoshmerisht per tu perdorur, meqenese fjalori yne permban mbi 400 mije fjale thjesht shqipe. Ja teresia e ketyre kajmakeve tuaj ne kete shkrim ballade:

    – arsyetime me te elaboruara – …me te perpunuara;
    – pauzen – pushimin;
    – religjioze – fetare;
    – evidence – dukeshmeri;
    – financuar – para (leke) mbuluar;
    – okupacion – pushtim;
    – autonomine – pavaresine;
    – lidership – drejtues madhor, udheheqes;
    – prioritet – perparesi;
    – konsensus – njemendesi;
    – kauze – çeshtje;
    – konflikt – mosmarreveshje;
    – incizuar – rregjistruar (fjale e shqiptarizuar, me pamundesi te perdorimit te fjales gdhendur)
    – dakordesim – marreveshje;
    – reagim – mos qasje, etj;
    – ofenduese – fyese;
    – vlere negative – dukuri keqendjeresie;
    – gjenerata – brezi;
    – instinktivisht – menderisht;
    – sfere – rrumbullakim, grupim, perberese;
    – imediat – i menjhershem, i pa pritur, befasisht;
    – rezistencen – durueshmerine;
    – favoreshme – e pershtateshme, e pranueshme;
    – degradoi – renje nga shkalla (e kultures);
    – ekzistoje regresioni – (wow!) – te gjithegjendet padituria;
    – eficient – i dalluar;
    – informatike kognitive – (wow!) – …njohese, …hulumtuese;
    – disponon – permban, ka ne èpronesi;
    – imazh – figure, permbajtje etj;
    – version – llojshmeri etj;
    – konkluzion – permbyllje, permbledhje, vendim marrje etj;
    – diplome – dipllome (e shqiperuar);
    – sektor – pjesez, pjeseri etj;
    – parlament – kuvend;
    – elite – paresi;
    – indikator – percaktues;
    – arrogance – mendjemadhesi etj;
    – me perplot kolorit – shumengjyresh etj;
    – i fyer dhe i ofenduar – (wow!) te qeshesh me lot mga budallalleku surroian;
    – primitivizem – sharrexhillek, hamall’llek, vetonsurroizem….!

    E dyta , edhe me e peshtire se e para, eshte perdorimi i “lytheve” te panevojshem ne shprehe te gjuhes se ashtuquajtur “shqipe” te perdorur nga shurroi:

    – bartte – bart’te (mbante mbi supe etj);
    – mund ta gjente nje shqiptar – mund te gjente nje shqiptar;
    – paloste drunjte – ???? – rrjeshtonte drute, sepse drute nuk jane as basma, as letra, as llamarine e as truri i shurroit qe te palosen;
    – prej Prishtines .. – nga Prishtina;
    – autobu-s-et – autobuzet;
    – asobote – aso kohe, ne ate kohe etj;
    – atehershme – atehereshme;
    – instituti …te tjera – institute te tjera, instituti tjeter;
    – nuk ka munguar fare – nuk ka munguar (fare eshte nje “lyth” ne shqip);
    – per dallim nga fjalimi i Xhelalit.. – ne dallim…;
    – gatshme – gateshme;
    – njohurite qe i ka njeriu – (wow ! – njohurite i kane vetem dy kemboret ne kete planet) thjesht duhet perdorur njohurite, pa “i” qe eshte nje tjeter “lyth” i shqipes tuaj;
    – hamaj – hamalle, hamall;
    – keto gjasa po i ndodhin – keto gjasa po ndodhin (“i” eshte “lyth” i shqipes);
    – ne mall per te grabitur – ne mall per tu grabitur;
    – ndihet njete – ndihet njelloj, ..njesoj;
    – tash – tani, sepse “tash” eshte pjese e fjalorit te sharrexhinjve dhe hamalleve surroiane etj etj.

    Ik meso gjuhen e bukur shqipe ti dhe tere shqipfolesit e matane kufirit verior, sepse te flasesh e te shkruash ne shqip, duhet “me patjeter” (fraze e fjalorit te Edi Rames – vllahut me origjine nga Mirdita), te mendoni vetem ne shqip dhe jo serbisht, maqedonisht apo çdo isht-i tjeter.

    1. x says:

      Megjithese ke te drejte ne shumicen e verejtjeve per shqipen, ajo qe bie ne sy dhe te mbetet si emocion negativ nga shkrim-replika jote eshte nje negativizem ekstrem, etiketimi percmues i shqiptareve te pertejkufirit, ndasia krahinore tendencioze dhe mos thenja e asnjefjale pozitive per problematiken qe ngre Surroi.
      Je marre me Surroin, te jatin dhe te tjeret dhe shume pak me fenomenin qe po behet gjithnje me shqetesues, jo vetem ne Kosove, por dhe ne Shqiperi.
      Kontrolloni veten dhe kurseni emocionet e ndjenjat negative, pasi mund te keni probleme psiqike ne te ardhmen.
      Tung!

      1. Zaho Pakokerama says:

        NDIHMA PER KOSOVARET

        me qe ke veshtiresi ta kuptosh zoti “Tung”, nis pikerisht duke demaskuar keta serbo-malazeze antishqiptare te natyralizuar me pasaporta kosovare. Jane ata, perfshire edhe ty, qe nuk ja doni te miren kosovareve. Kryeneçesise se tyre, kembenguljes se tyre per te perdorur gjithnje e ne çdo kohe, nje shqipe qe pak gjasa ka te jete e kuptueshme edhe per ne shqiptaret e ketej kufirit, natyrisht nuk me ben te ndihem mire, por ashtu siç thoshte gjyshja jote, kur zinte rradhen e qumeshtit me shishen plastike te gjetur ne hedhurinat e lagjes, le ti leme te kavardisen ne vajin e tyre.

        E meqe po pretendon te me besh te semure psiqik, me urimin tend te dhjere, desha te te kujtoj ato vizitat fshehtas qe ben rregullisht ne spitalin pese per tu kuruar nga demenca senile e mania e madheshtise qe te mban te ngritur ne nje piedestal mutberjesh, ku here pas here ngjyen gishtin e vogel per ti provuar shijen!

  14. Te njoh mire kush je says:

    I nderuari hipokrit Surröÿ,

    Pasi po fol per babain tend qe une e kam nje tjeter mendim per ty.

    Babai i juaja i nderuari Rexhai Surroi ne vitin 1961 e pagezoi femiun e tij me merin SHQIP Veton, mdersa ti Veton sharraxiu ne vitn 2014 e pagezove femiun tend me emrin NURI….dmth ne gjuhen e SHARRAXHINJVE.
    Ti je sharraxhi more njeri shpellar i arabise.

  15. B. K says:

    Or Surro, arsimi në kohën e sundimit të Serbisë naziste në Kosovë, bëhej me lejen e Milloshit. Ai e theksonte këtë rrethanë në takim me të huajt – se Serbia nuk pengon sistemin arsimor të shqiptarëve, Pse nuk futshit dorën ahere në buxhetin që gatuhej me lekët e popullit të stëreksploatuar shqiptar? Në këtë mënyrë Serbia nuk do mposhtej kurrë. Jo, or Surro, ngase ishi aq të vendosur, pse nuk bënit pushtet paralel me tatimet, financat, ndërtimni, rrugët, sigurinë dhe një sërë institucionesh ku vjileshin lekë nga shqiptarët për orekset e Serbisë. Dy policë serbë vinin në dajak një kope shqiptarësh, falë filozofisë paraleliste cirkusiste.
    Pjesë – pjesë teksti është me vend, por ti asesi të lirohesh nga Serbia (clirimi i fundit është ai kulturor, nobelisti irlandez Shia), se fjalitë i ke të formës dhe strukturës serbishte, shto kompleksi i mbivlerësimit të leksikës së huaj, sic të paralajmëron – Zahoja.
    Pronar gazete dhe i CALË INTELEKTUALISHT.

    1. XXL says:

      Vertet behej me leje te Serbise, edhe para Milloshviit, or ajo “leje” u sigurua me shume sarifica, mund e deri dhe jete.

      1. B. K says:

        Një sistem i tillë “paralel” ishte dhuratë për pushtetin nazist të Serbisë së atëhershme. Serbia bënte lojën se i pengonte ky sistem “paralel”, ndërsa IBRAHIMISTËT bënin lojën e rezistencës.
        Faturën e paguante populli…
        Ti XXL!

        A nuk të kujtohet (viti 1998) kur Fondacioni i Vatikanit (nuk më kujtohet emërtimi) doli me idenë e “paqes” për të rregulluar funksionimin e arsimit në gj. shqipe në Kosovë (me paratë e shqiptarëve sërish) nga buxheti i Serbisë, që do të paraprihej nga një takim mes S. Milloshevicit dhe “paralelistit” I. Rugova. Si cdo herë, Abrahami e përpiu këtë propozim, por qe reagimi gjermano-amerikan (mjaft të irrituar) që paralajmëruan Rugovën për joseriozitetin e tij. Propozimi i Fondacionit u tret….

  16. Albano says:

    Nuk e di, a eshte Z.Veton Surroi, ky intelekual i seres se pare, akademik ne Akademine tone ne Shqiperi. Ne qoftese nuk eshte , pse nuk e bejne anetar te Akademise.

  17. Tralala says:

    Vetoni mor Zaho, flet per efektin e arsimit ne perparimin e nje vendi. Ideja e tij eshte e drejte pavarsisht se ne shkrimim e tij ka fjale te huaja. Duhet te kesh harxhuar kohe per te nxjerr gjithe ato fjale nga fjalori dhe perse, per te shprehur me shume urrejtjen tende sesa per te bere nje vrejtje per perdorimin e gjuhes. Po disa te mencur si puna jote, qe nuk merren dot per permbajtjen meren me fjalet. Kosovaret mor shpirtzi, pavarsisht nga e folura Jo perfekte, kane meriten e madhe se duke qene nen regjimin serb, pa shkolla, te varfer e te neperkembur e ruajten gjuhen e traditen dhe u ngriten e luftuan derisa e ben shtetin e tyre. Ato fjalet qe ti mor I gjore ke renditur, nuk jane asgje para asaj qe ata kane ruajtur, frymen, shpirtin dhe endrren shqiptare. Po ti pervec se nje kastravec, je dhe nje shpirt keq. Mesa duket kultura e atij qe ka shkruar te verbon, cka duket qarte kur thua se ju andej kufirin duhet te mesoni gjuhen e bukur shqipe. Mjer ti per shpirtin qe ke se shqiptaret e dine mire qe universiteti dhe instituti albnologjik I Prishtines kane qene insfiticione te rendesishme per ecurine e ceshtjes kosovare. Ato institucione u ngriten nga kosovaret sepse e dinin me mire se ti vleren e gjuhes. Ishin institucionet qe e ngriten statusin e shqiptareve ne jugosllavi, nga qymyrxhinj ne qytetare te barabarte, bile dhe me shume, sepse I spostuan gjithe gjyqtaret dhe punonjesit serb te administrates ne Kosove. Aty kane mbaruar Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja etj. Dhe Vetoni kete kerkon, qe endrra e atyre qe hapen universitetin te vazhdoje, kerkon arsimimin e qytetarve se arsimi e kultura perbejne pasurine me te madhe te nje vendi.

    1. XXL says:

      E sakte!
      Shirtziu Zaho nuk ka sesi te meret me problematikn e Surroit, ainga ligeia verbhet dhe nxjerr fjalorn e shqipes thjeshtper te ritikua e shprehr mllefin ndaj kosovareve.

      1. Zaho Pakokerama says:

        KE NGRENE KAQ SHUM

        mut, sa qe je bere “ekstra-ekstra large” – fuçi muti, andaj kerkon te shfrysh ne kete Blog te TEMA-s ! Une kosovaret i rrespektoj ashtu si mund te rrespektoj afrikanet, hebrejte, gjermanet e per deri greket, per te mos harruar kinezet e arabet, jane qenje njerezore qe me bashkon i njejti diell, e njejta toke e na mban gjalle i njejti uje, por kur kujtoj e se fundmi lexoj, shakllabane antishqiptare si ti, si Bezhdalla, si Enver Hoxhaj, Isa Mustafa,e Matoshi, nuk ka pse te ndjej ndonje afersi me ta. Jane kosovaret qe i mbeshtesin me voten e tyre. Ashtu siç mbeshteten Sali qenef Berishen ne tere krimet qe beri ne te kaluaren e afert te ketyre 26 viteve te shkerdhatokracise.

        Nje tjeter serbomalazez me pasaporte shqiptare, nje fare Gjokutaj, na quajti ne (jo ty o zgerdhaq) mercenare (!?), nuk kam si te mos i pergjgjem simileve te tij, perfshire qelbesiren tende.

        Ata. kosovaret nuk na duan, nuk ka pse te percellohemi per ti dashur edhe ne. E kuptove or dallkauk me çibuk ne … bythe?

    2. Zaho Pakokerama says:

      TOROLLAKUT TRALALA !

      Edhe pse perpiqesh te ndryshosh historine, le te ta kujtoj edhe nje here veprimet antishqiptarit serbo-malazez Fadil Hoxha, mikut tend e Shurroit, qe organizoi masakren ndaj studenteve shqiptare ne Universitetin e Prishtines ne 1981-shin.

      Mos u shqeteso per kohen “qe paskam humbur”, sepse per mua eshte nje levdate , per vete personazhin “tralala” pas te cilit fshihesh. Shirtzi e gojemutngrenes je ti, jot’moter e jot’eme, ajo çengija me fame, qe sapo u hapen kufinjte nga Sali Mutqenef Berisha, vrapoi ne Beograd per te boshatisur topet millosheviqeve te turnit.

      Une nuk i jam larguar as edhe nje therime temes se trajtuar, por siç thone italianet “da che pulpito viene la predica” – nga cili podium vjen meshedhenja , e pashe te nevojeshme ti pergjigjem dhemb per dhem.

      Ky Shurroi yt, nuk eshte as i pari dhe nuk do mungojne edhe te tjere serbo-malazeze te paisur me pasaporta kosovare, vetem e vetem per te mbajtur ne padituri e mjerim teresor nje popull te tere shqip-foles me menyren e vet, mjaft larg gjuhes sone qe natyrisht s’mund te jete e jotja.

      E vetmja “urrejtje” qe kam per kosovaret, eshte votebesimi qe i japin ketyre shellirave serbo-malazeze antishqiptare, qe te vetedehur me “kulturen e injorances” qe perpiqen te shesin, arrijne te mashtrojne nje popull te tere.

      Kosovaret e vertete besoj se me kuptojne me mire se qelbesira si ti dhe Shurroi yt trushkulur e injorant.

      Une, besoj edhe qindra e mijera shqiptare te ketej kufirit, jemi te gatshem, falas, ti ndihmojme te ngrihen mbi keta qelbesira, qe vetem te miren nuk ja kane dashur e vazhdojne ti mbajne te shtypur ne skamje e mjerim te pashembullt vellezerit tane kosovare.

      Dhe nje sygjerim te fundit, para se te gojemutosh ne kete blog, fut ca bajga lopesh ne hunde qe te ndihesh i profumuar sa here qe pordheshkrimon !

  18. Veterinari says:

    O zaho Pokemoni,
    Ti edhe veton al surroi ,se bashku me sali al berishen, halil al matoshin….me duket se nuk keni qene te Veterinari per ekzaminim ….nje kohe te gjate.

    Ju lutemi vizitoni veterinarin dhe besoj se ka kurim.

  19. Zaho Pakokerama says:

    YOUR MOM MAYBE

    pelqen te me vizitoje, si duket jam shume interesant pe te. Nje ide me peòqen t’ja ngop edhe tat’motre, se si duket ka me shume nevoje se jot’eme.

  20. Agron says:

    duke shikuar lavdet qe i dhurohen Veto Al surroit, menihere vijme ne konkludim se ketu behet fjlae per njerezit qe nuk kane aftesi intelektuale te kuptojne asgje….dhe nje shkrim broqkullik cilesohet si i mire…..shum komentues jane njerez te veton al surroit….qe shkruajn pro ketij komunisti te felliqur islamik.

    Veton Nuri Al Surroi ne vitin 2008 dhe 2009 loboi 9 muaj qe Kosova sikur Shqiperia e Berishes…te antaresohet ne organizaten e vendeve islamike!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    O Vetonullah al Nuri Al Surrojogllu, ti je sharraxhia me I flliqt more qenefoid islamokomunist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje