Ky është hajduti i xhepave nëpër autobusë që u kap në Tiranë, vodhi 2 milionë lekë

1 Janar 2017, 18:14Kronika TEMA

Ndërrimi i viteve duket se ka sjellë me vete edhe një mesazh të qartë për të gjithë ata hajdutë të urbanëve në kryeqytet.

Kjo pasi Policia e Tiranës ka arritur që natën e ndërrimit të viteve, të vërë në pranga “makthin” e pasagjerëve në autobusë, një 33 vjeçar autor i vjedhjes së rreth 2 miliona lekëve nëpër xhepat e udhëtarëve.

Sipas policisë,  në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Fundviti”, u bë i mundur arrestimi i Ervis Takos, 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tij u bë më datë 31.12.2016 tek ish-Stacioni i Trenit, dyshohet t’i ketë vjedhur në autobuz, shtetasit A. M, vlerën monetare, të 40.000 lekë.

Gjithashtu këtij shtetasi, i është arritur ti dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë:

-Më datë 31.05.2016, në rrugën “Asim Vokshi”,  në autobuzin urban të linjës së Tiranës së Re, shtetasit G. T., i ka vjedhur, vlerën monetare prej 95.000 lekësh

-Më datë 15.07.2016, pranë ish stacionit të trenit, në autobuzin e linjës së Unazës, shtetases Amerikane B. P. C., i ka vjedhur portofolin me një shumë monetare prej 10.000 lekë dhe dokumenta.

-Më datë 10.08.2016, tek ish stacioni i trenit, në autobuzin e linjës së Unazës, shtetases E. M., i ka vjedhur vlerën monetare prej 80.000 mijë lekë dhe 130 euro.

Këtë aktivitet ky shtetas e kryente kryesisht tek stacioni i trenit në autobuzat urban.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje