Një revoltë 17-orëshe e nisur në një burg në Brazil, iu ka kushtuar jetën të paktën 60 personave gjatë fundjavës.
Gjithçka nisi si një përleshje mes dy bandave rivalë në burgun “Anisio Jobim,” në qytetin Manaus, por që brenda disa orëve u kthye në një kryengritje.
74 persona u morën peng, mes të cilëve, të burgosur dhe gardianë.
Pamje tronditëse tregojnë ambientet e masakrës brenda burgut, ndërsa trupa të vdekurish janë hdhur nga dritaret e tij.
Sipas policisë braziliane, të paktën gjashtë personave iu është prerë koka.
Ndërkaq, nuk dihet numri i të burgosurve që mund të jenë arratisur.