Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri sot në një konferencë për mediat, bilancin e vitit 2016 dhe sfidat e 2017.
Në fjalën e tij, ministri u ndal në gjithë aksionet e suksesshme të Policisë për ruajtjen e jetës së qytetarëve, goditjen e krimit të organizuar dhe luftës kundër trafiqeve.
Ministri tha se bilanci i vitit 2016 është pozitiv për Policinë e Shtetit dhe një vit i konsolidimit të rezultateve.
“Shqipëria në vitin 2016 ishte më e sigurt, me më pak ngjarje kriminale, policia ishte në shërbim të qytetarit, besimi tek policia u rrit. Fitorja më e madhe e jona nuk është krahasimi i shifrave, por me mentalitetin. Sot përballë policisë nuk ka më të pandëshkueshëm e të pabarabartë”, tha Tahiri.
Ai tha se përgjatë një vitit “janë kapur mbi 2100 persona të shpallur në kërkim. Me Interpol e Europol janë 15 mijë informacione të shkëmbyera, si dhe 90 persona janë arrestuar me qëllim ekstradimin nga vende të tjera drejt Shqipërisë”.
Tahiri deklaroi se në 2016 janë sekuestruar 46 mln euro me burim kriminal, ndërsa në 3 vite janë sekuestruar rreth 100 mln euro, nga 1.2 mln që sekuestrohej në 2013.
Në 2016 kanë hyrë dhe dalë nga terrotori i Shqipërisë rreth 20 shtetas, shqiptarë e të huaj, por numri pothuaj i njëjtë i hyrje-daljeve, nga 10 mln, sipas ministrit shfryn akuzat e opozitës, për eksod të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së.
Gjatë fjalës së tij, ministri vuri theksin në angazhimin e forcave të rendit gjatë vitit 2017.
Ministri tha se puna e Policisë së Shtetit gjatë këtij vitit do të fokusohet tek goditja e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Tahiri tha se “po rendim drejt peshqve të mëdhenj”, duke lënë të kuptohet se do të ketë arrestime të rëndësishme si pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndër sfidat e 2017 janë mbledhja e armëve, kjo falë edhe aministisë 4 mujore për dorëzimin e armëve, pasi janë rreth 1200 shtetas të arrestuar vitin e kaluar për armëmbjatje pa leje.
Një tjetër problem që do të përballet është dhuna në familje, sipas Tahirit, si një fenomen që ka marrë shumë jetë.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm pohoi se në 2017 do të ketë një punë më të madhe parandaluese për kultivimin e drogës.
MË SHUMË NGA FJALA E MINISTRIT TAHIRI
Unë jam këtu për të ndarë rezultatet kryesore të 2016-ës dhe sfidat e 2017-ës dhe në pikëpamjen tonë 20016 ishte një vit që falë punës së palodhur të policisë dhe punonjësve të ministrisë së Brendshme e nxorri përfundimisht policinë nga rrënimi, nga degradimi, nga analfabetizmi e injoranca, nga korrupsioni, paaftësia duke konfirmuarr domosdoshmërinë për të rilindur polinië e shtetit për ti garantuar qytetarëve shërbime, qytete e familje më të sigurta. Shqipëria në 2016-ën ishte më e sigurtë me më pak ngjarje kriminale, besimi i publikut u rrit kjo falë punës për të rritur shërbimin ndaj qytetarit, kapacitetin profesional e mundësinë e kontrollit për të shmangur praktikat korruptive të policisë me qytetarët
Fitorja jonë më e madhe nuk është krahasimi i shifrave me të kaluar, fitorja jonë është mentaliteti i punonjësve të policisë e qytetarëve, sot përballë policisë nuk ka njerëz të pandëshkueshëm, nuk ka njerëz të pabarabartë.
Viti 2016 shënoi edhe një qasje solidare me qytetarët. Në dy raste jemi gjetur për fatkeqësitë natyrore me qytetarët. Në fund të vitit edhe qeveria miratoi dëmshpërblimet dhe kemi shlyer edhe ato dëmshpërblime që në vite nuk janë dhënë kurrë që nga 1998 deri më sot. Viti 2016 ishte vazhdimi I një pune intensive tonën për shtetin demokratik ku themeli mbetet tek sundimi I ligjit.
Një punë e madhe është bërë për saktësimin e regjistrimit të popullsisë dhe adresave për zgjedhje të lira në vendin tonë.
Shqipëria në letër nuk mund të jetë ndryshe nga Shqipëria në realitet dhe ky process në fund do të jetë me një raportim total dhe do ti japë fund hamullisë me adresat duke i dhënë mundësi qytetarëve të marrin shërbimin në kohë.
Ndërkohë do të hyjë në fuqi ligji për gjendjen civile duke pasur 6 muaj kohë zerimin për të gjithë ata që duhet të ndryshojnë adresën. Deri më sot ka pasur tarifë që kishte një pengesë reale për qytetarët. Për 6 muaj kohë qytetarët të mos paguajnë asnjë lekë për ata që duan të ndryshojnë vendbanimin e tyre. Pas 6 muajve ky process do të shoqërohet me gjoba.
Siguria
Janë më pak vepra penale se në 2015, dhe 31220 autorë janë procedurar penalisht, dhe mbi 10 mijë janë arrestuar. Kjo tregon punën e madhe të policisë për luftën kundër krimit dhe informalitetit në vend. Janë kapur 2120 persona të shpallur në kërkim për krime të ndryshme.
60 operacione policore janë bërë me partnerët ndërkombëtare gjë që tregon vullnetin e policisë për të luftuar krimin. Vetëm me Interpol dhe Europol janë mbi 15 mijë informacione të shkëmbyera. Policia zgjeron kapacitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë.
Kemi ndërtuar një platform solide të besimit me qytetarët gjatë 2016. Janë mbi 270 mijë telefonata nga publiku në Tiranë e rrethe, 112 në Tiranë dhe 120 në pjesën tjetër të vendit. Për ne është shenjë besimi dhe vlerësimi përgjigja për cdo shqetësim të qytetarëve dhe pritshmëria që kanë qytetarët te shteti.
Janë afërsisht 40 mijë denoncime në komisariatin dixhital. Eshtë një aplikacion që sot ka provuar domosdoshmërinë për një mjet të thjesht të sigurit për anonimatin dhe denoncimin për cdo shkelje. Më shumë informacion për policinë dmth më shumë zgjidhje për konfliktet.
Policia e shtetit ka trajtuar 87.090 konflikte. Një numër i madh i këtyre konflikteve mund të kishte degraduar, ndaj ne jemi fokusuar te puna paraprake për të zgjidhur konfliktet më përpara se të degradojnë. Kjo tregon se zgjidhja e konfliktit dhe shkëmbimi I informacionit të qytetarëve ka ndikuar në uljen e kriminalitetit në vend.
Jemi në rrugën e duhur për të forcuar kapacitetin e policisë së shtetit, por edhe besim qytetarët që të japin informacion.
Në zyrat e shërbimit të qytetarëve janë shërbyer mbi 350 mijë qytetarë. Mbi 70 shërbime që jep policia e shtetit gjë që tregon se zyrat e shërbimit të qytetarëve kanë shtuar mundësinë që policia të komunikojë me qytetarët.2016-ka konfirmuar se kemi kufij të hapur por të sigurtë.
10 milion që kanë hyrë e kanë dalë në kufi.
5 milion e 400 mijë mjete që kanë hyrë e kanë dalë në Republikën e Shqipërisë që më shumë se fluksin tregojnë punën me të cilën janë përballur punonjësit, volum të shtuar pune, sfida të mëdha.
Prioriteti ynë ka qenë lufta kundër korrupsionit e vecanërisht të zyrtarëve dhe autorët jan 993 ndër ta edhe zyrtarë jo pak, vecanërisht në drjetësi në dogana, në OSHEE, në Tatime, në Arsim dhe në çdo fushë që përbën rrezik të lartë për korrupsion. Kjo është një betejë e vazhdueshme por mundësia jonë për të patur më shumë procedime penale, më shumë të arrestuar do sjellë premisa reale për luftë më efikase ndaj korrupsionit dhe zyrtarëve në detyrë.
Kjo shifër është më shumë se shifra e 25 viteve të kaluara.
Dhuna në familje një kambanë edhe për vitin e ardshëm, jemi ende në fazën e zbulimit të dimensionit real të këtij fenomeni, ka shumë raste që nuk denoncohen akoma, ka raste që njoftohen por sndiqen sic duhen, ka edhe raste që dhunë më vete është indiferenca e shoqërisë që kujtohet të flasë për dhunë, pasi ajo ka ndodhur. 3 qytetarë të arrestuar në ditë për dhunën në fmailjen, kjo na bën të punojmë më shumë për krijimin e intrumentave për parandalimin e dhunës në familje, na impionon mekanizmat që të sensibilizojnë qytetarët qfqinjët për të denoncuar dhunën që në fazat e hershme.
Më shumë se shifrat që ulërasin vret heshtja e atyre që nuk denoncojnë rastet.
Numri i vrasjeve në familje ka pësuar ulje por është ende i lartë. Një alarm i madh është armëmbajtja pa leje, janë 1194 të proceduar për armbëmbajtje pa leje. Është një numër shokues që nuk gjen krahasim me asnjë vend të rajonit e Europës. Të heqim armët nga duart e qytetarëve.
Aksidentet. Numri i aksidenteve në 2016-ën është më o lartë se në 2015ën por numri i viktimave është më i ulët. Vetëm për shkak të përdorimit të rripit të sigurimit janë shpëtuar 20 jetë në 3 muajt e fundit.