Trupi i pajetë i një mashkulli rreth të 50-ave është gjetur i mbytur paraditen e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës.
Dëshmitarë në vendngjarje kanë parë një person rreth orës 11:20 të hynte në brendësi të ujit të liqenit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Por kur ka mbërritur policia, burri ishte mbytur.
Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të digës.
Viktima është identifikuar si E. R., 50 vjeç.
Policia ka shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen, dëshmia e të cilëve pritet të hedhë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur.