Rregullat e reja për patentat: Ja gjithë ndryshimet

2 Janar 2017, 19:30Kronika TEMA

Nga 1 janari do të fillojë zbatimi i rregullave të reja për lejet e drejtimit dhe në testim nuk kalojnë ata që bëjnë 4 gabime. Ministria e Transporteve ka parashikuar kategorizim të ri për automjetet e manual dhe automatike. Ndërsa për herë të parë pritet të hyjnë patentat AM për 16 vjeçarët.

Nga 1 janari  2017 patentat për automjetet manual nuk do të shërbejnë edhe për makinat automatike sipas direktivave të BE. Për herë të parë hyjnë edhe patentat për të gjthë të interesuarit e moshës 16 vjeç. Rregullat dhe kriteret për lejet e drejtimit që do të bëjnë një kategorizim të ri dhe se çfarë do të ndodhë shpjegon specialisti për sigurinë rrugore në Ministrinë e Transporteve dhe Infrastrukturës, Nikolin Bërxhiku.

“Për lejet e drejtimit me kuti shpejtësi automatike dhe manual do të jenë të ndara dhe duhet të deklarohet që në fillim për çfarë do të aftësohet. Lejet e drejtimit B do të jenë të vlefshme edhe për motomjetet deri në 125 kubikë. Procedurat administrative janë më të kompaktësuara dhe kanidatëve nuk do ti duhet të paraqesin shumë dokumentacion, ato janë të verifikueshme online”, tha ai për Oranews.

Sipas specialistit Bëxhiku, këto ndryshime nuk do të kenë kosto financiare shtesë për qytetarët.

“Nuk ka asnjë kosto financiare sepse ata brenda programeve të tyre mënyrën si e kanë zhvilluar deri tani do të ristrukturohen, por nuk do ti kushtojë as autoshkollave dhe as drejtorisë së shërbimeve të transportit. Patentat ekzistuese do t’i nënshtrohen rregullave të reja pas skadencës së tyre. Ndryshime ka pësuar edhe mënyra e testimit ku do të ketë 40 pyetje dhe për kalimin e testeve teorike do të lejohen 4 gabime, ndërsa testimi do të zgjasë 40 minuta”, tha ai.

4 komente në “Rregullat e reja për patentat: Ja gjithë ndryshimet”

  1. Miri says:

    O shtet legen i korruptuar dhe hajdut i jeni ngjitur makinave dhe perdoruesve si muti kepuces cdo vite nje taks te re po i beni njerzit te levizin ne kembe se sdine nga tja mbajne me. Patenta taksat vjetore kolidimi rritja e karburantit nuk di sé cte shkruaje me.

    1. Eri says:

      Cfare burrokracie o qeveri leshi duhet lehtesuar jeta e qytetareve. Late nam mor njerez qe shkoni vetem mbrapa ju ponon mendja vetem per budallalliqe. E pabesueshme.

  2. E verteta tjeter! says:

    Ky ligj eshte idiotizmi dhe maskaralleku me i poshter qe u behet drejtuaseve te automjeteve !
    E para . – Nuk ka asnje vend ne BE , qe i ka te ndara patentat , d.m.th. per makina me marshe automatike dhe per marshe manuale . Une kam 21 vjet qe jetoj ne Gjermani , ( nje vend qe eshte rekord per numrin e makinave dhe per rregullat qe administrojne kete sektor te jetes ) dhe , ketu si ne cdo shtet te Be , autoshkollat jane te gjitha me makina me marshe manuale ! Sepse eshte e thjesht te drejtosh nje makine automatike kur di te drejtosh ate me manual .
    E dyta : – Eshte gabim i madh qe , shoferet me patente te klasit B , te mund te ngasin cdo mjet deri ne 125 kubike , sic jane p.sh. motocikletat !
    Vertet qe ketu nje me patente kl. B mund te ngase nje motorr 125 kubik , POR , e theksoj POR , Vetem pasi ka nje experience 30 vjecare me patente te klasit B ! Mua p.sh nuk me lejohet te ngas motorr 125 kub, sepse kam vetem 20 vjet me kete patente .
    A e mendoni dot qe , nje adoleshen 18 vjecar qe sapo ka marre patenten , t´i hipe nje motorri te shpejte 125 kub , ( disa nga te cilet jane super-sport dhe arrijne deri ne 200 km/h ) , se c´mund t´i ndodhe ketij fillestari apo te tjereve , per pasoje ???
    E treta : – Kjo skadenca e patentes eshte nje trik vetem per te fituar para´dhe per t´ja veshtiresuar jeten qytetareve ! Ne Gjermani nuk existon skadim patente ! Ajo pezullohet ose hiqet vetem per aresye te vecanta si p.sh paaftesi fizike apo mendore , alkoolisteve etj . Sic e permenda kam 20 vjet me patente dhe asnjehere nuk eshte rinovuar apo te testohem !
    Nuk e kuptoj , perse cdo qeveri qe vjen ne pushtet mundohet te beje c´eshte e mundur tí veshtiresoje jeten njerezve ?!

  3. Marco says:

    Këto lloje ditektivash futini në bythe se nuk janë këto direktivat, pse në Europe nuk jane te ndara ..por ka për ata që janë të paaftë apo s’kane deshire për manual mund të marrin vetëm automatiken. .. kurse kush ka manual vlen dhe për automatiken..shtet i degjeneruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje