ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Stamboll

2 Janar 2017, 10:43Kronika TEMA

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në një klub nate në Stamboll, në orët e para të Vitit të Ri 2017, nga i cili u vranë 39 vetë dhe u plagosën 69 të tjerë.

Shtetit Islamik thotë se “një ushtar i kalifatit” ka kryer sulmin atje ku “festonin të krishterët, mohues të religjionit”.

Të përditshmet turke, Hurriyet dhe Karar, kanë raportuar sot herët në mëngjes se zyrtarët e sigurisë së Turqisë kanë shprehur dyshime për perfshirjen e Shtetit Islamik në këtë masakër.

Gazetat, po ashtu kanë raportuar se i dyshuari, me gjasë, ishte nga Uzbekistani ose Kirgizia.

Aktualisht, në Turqi po vazhdon kërkimi për personin i cili e kreu këtë sulm, që ishte i maskuar si “Babagjyshi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje